Qafa juaj është një strukturë ndërlidhëse komplekse që përbëhet nga kocka, nyje, nerva, muskuj, tendone dhe ligamente. Detyra kryesore e saj është që të mbajë peshën e kokës tuaj, që është rreth 5 kilogram, pra një detyrë padyshim e rëndësishme. Përveç kësaj është edhe kërkesa që koka duhet të lëvizë lart e poshtë dhe anash në të dy krahët (dhe kjo në të njëjtën kohë), plus fakti që qafa formon një tip kanali për kordën shpinore, mban enët e gjaku-t që lëvizin gjakun nga trupi në kokë dhe anasjellas dhe përmban enët e lëvizjes së ajrit dhe ushqimit, një pjesë shumë komplekse e organizmit. Pa dyshim, që kur kemi dhimbje në qafë nuk ndihemi mirë dhe kjo jo vetëm me raste, por për disa njerëz bëhet e shpeshtë. Strukturat kryesore fizike të qafës janë shtatë vertebrat ndërlidhëse. Ato quhen verteblat cervikale, që njihen si vertebrat me numër nga C1 në C7. C1 – e njohur si atlasi, është më afër kokës, e ndjekur nga C2, që njihet si aksi (boshti). Çdo vertebërështe e lidhur me njëra – tjetrën me nyje të përbashkëta dhe mid...
Lexo më shumëGjendjet e dhimbshme të supeve që kufizojnë lëvizjet janë të zakonshme dhe shkaktohen nga problemet e nyjeve të supeve e strukturat përreth tyre . Supi është më i prirur ndaj lëndimeve sesa nyjet e tjera për shkak të një game të gjerë të lëvizjeve. Cilat janë disa nga simptomat e zakonshme që shkakojnë dhimbjet e shpatullave? Ekzistojnë shumë elemente që shkaktojnë dhimbjen dhe që kufizojnë lëvizjen e nyjeve të shpatullave, duke përfshirë: Çrregullimi i lëvizjeve Çrregullimi i lëvizjes ndodh në njëgrup muskujsh dhe tendinash, që ndihmojnë për të luajtur shpatullat dhe mban nyjet në vend. Çrregullimi i lëvizjes formon inflamacionose dëmton rrotullimin e muskujve ose të tendinave. Inflamacioni, mund të shkaktohet nga: aktivitete që kërkojnë një lëvizje të vazhdueshme ose të përsëritur të shpatullave (sidomos mbi nivelin e shpatullave), pesha të rënda, trauma, ose qëndrimi të dobët. Lëndimet e rënda dhe inflamacioni i patrajtuar i tendinave, mund të shkaktojë çrregullimin e lëvizjes së qafës. Dhimbja e shoqëruar me problemet e çrregullimit të lëvizjes së qafës, normalisht ndihet në...
Lexo më shumëDhimbja e mesit është shkaku kryesor i paaftësisë për punë në mbarë botën. Këtë ka zbuluar një studim i fundit. Sipas një studimi të ri dhimbja e mesit shkakton më shumë paaftësi sesa pothuajse 300 gjendje të tjera mjekësore në mbarë botën dhe gati 1 në 10 njerëz në mbarë botën janë duke vuajtur nga mesi. Një studim i dytë, i cili shqyrtoi gjendjen në lloje të veçanta të vendeve të punës, gjeti se dhimbja e mesit është përgjegjëse për rreth një të tretën e aftësive të kufizuara në punë. “Dhimbja e mesit është diçka që shumica e njerëzve e përjetojnë në një pikë të caktuar të jetës së tyre. Kjo është diçka e zakonshme midis njerëzve të gjinive, moshave, vendeve, grupeve socio-ekonomike, niveleve të arsimit dhe punësimit të ndryshëm”, tha autori i studimit të parë, Damian Hoy, një kërkues akademik në Universitetin e Shëndetit të Popullsive ne Queensland, Australi. “Për shumicën e njerëzve me dhimbje mesi, shkaku është specifik” tha ai, por “ka faktorë të caktuar që duket se i vënë njerëzit në rrez...
Lexo më shumëJoga është efektive në reduktimin e simptomave të dhimbjeve të shpinës dhe përmirësimin e funksioneve të saj, me përfitime që zgjasin disa muaj, tregojnë rezultatet paraprake (Arkivat e Mjekësisë së Brëndshme 2011, online më 24 tetor). Ky është studimi më i plotë amerikan në këtë fushë që lidhet me krahasimin e rezultateve ndërmjet njerëzve të ndarë në mënyrë të rastësishme për joga ose trajtime të tjera. Ajo përfshin 228 të rritur me dhimbje shpine të moderuar, shëndet të mirë mendor dhe gjendje të tjera. Të prekurit nga dhimbjet e shpinës shkonin në klasat e jogës 75 minutëshe çdo javë për 12 javë rresht ose në programe të ngjashme me to, siç janë klasat e shtriqjes ose marrja e një libri të vetëkujdesit (Libri ndihmës i dhimbjeve të shpinës). Joga është gjetur që të jetë më efektive sesa libri i vetëkujdesit, por jo më shumë efektive sesa klasat e streçing (shtriqjes), kanë zbuluar kërkuesit. Dy herë më shumë njerëzit që shkonin në joga dhe në grupet e shtriqjes raportuan ulje të përdorimit të ilaçeve të tyre në javën e 12 d...
Lexo më shumëDhimbja në gju ose “gjuri i vrapuesit” karakterizohet nga dhimbje në pjesën e përparme apo në buzët e mesme të gjurit ose në kupën e tij. Ajo është e njohur për mjekët si dhimbje nyjesh ose sindroma e dhimbjeve patellare. Simptomat e dhimbjes së gjunjëve Dhimbja e sindromës patellare zakonisht vjen gradualisht. Ajo ndihet shpesh gjatë uljeve ose ngjitjes së shkallëve dhe gjatë ngritjes pas një qëndrimi për një kohë të gjatë ulur. Zakonisht nuk karakterizohet nga ënjtja në gju. Shkaktarët e dhimbjes së gjunjëve Kupa e gjurit është një kockë rrethore që i është bashkangjitur tendinave dhe ligamenteve rreth gjurit. Normalisht kur ju vraponi, kupa e gjurit lëviz ngadalë lart dhe poshtë në femur e cila është e njohur si zgavra patellare. Dhimbjet e kupës së gjurit mund të shkaktohen nga ndonjë çekuilibër ose mosfunksionim i forcave stabilizuese që e mbajnë kupën e gjurit në këtë brazdë. Shkaqet e çekuilibrit përfshijnë muskujt e shtrënguar të kofshës, ngushtësinë e grupit iliotibial (pjesa e fortë e indeve të trasha që lëvizin poshtë në anën e jashtme të kofshës), dobësinë e një...
Lexo më shumë