Dhimbja në gju ose “gjuri i vrapuesit” karakterizohet nga dhimbje në pjesën e përparme apo në buzët e mesme të gjurit ose në kupën e tij. Ajo është e njohur për mjekët si dhimbje nyjesh ose sindroma e dhimbjeve patellare.
Dhimbja e sindromës patellare zakonisht vjen gradualisht. Ajo ndihet shpesh gjatë uljeve ose ngjitjes së shkallëve dhe gjatë ngritjes pas një qëndrimi për një kohë të gjatë ulur. Zakonisht nuk karakterizohet nga ënjtja në gju.
Kupa e gjurit është një kockë rrethore që i është bashkangjitur tendinave dhe ligamenteve rreth gjurit. Normalisht kur ju vraponi, kupa e gjurit lëviz ngadalë lart dhe poshtë në femur e cila është e njohur si zgavra patellare. Dhimbjet e kupës së gjurit mund të shkaktohen nga ndonjë çekuilibër ose mosfunksionim i forcave stabilizuese që e mbajnë kupën e gjurit në këtë brazdë.
Shkaqet e çekuilibrit përfshijnë muskujt e shtrënguar të kofshës, ngushtësinë e grupit iliotibial (pjesa e fortë e indeve të trasha që lëvizin poshtë në anën e jashtme të kofshës), dobësinë e njërit prej muskujve dhe të metat bio-mekanike, të tilla si në rastet e ngjitjeve të larta.
Trajtimi fillestar mund të përfshijë shtypjen e kupës së gjurit, kësisoj duke e mbajtur atë më afër trupit për të lehtësuar dhimbjet. Ilaçet e lehtësimit të dhimbjeve të lehta, të tilla si paracetamoli dhe nganjëherë një ilaç josteroidal anti-inflamator (IJSAI), gjithashtu mund të ndihmojë.
Rehabilitimi zakonisht përfshin shtriqjen dhe ushtrimet e forta për të arritur ekuilibrin e saktë të muskujve stabilizues rreth kupës së gjurit. Nëse ekzistojnë anomalitë bio-mekanike mund t’ ju ndihmojë një ortoped.
Komentoni