Joga është efektive në reduktimin e simptomave të dhimbjeve të shpinës dhe përmirësimin e funksioneve të saj, me përfitime që zgjasin disa muaj, tregojnë rezultatet paraprake (Arkivat e Mjekësisë së Brëndshme 2011, online më 24 tetor).
Ky është studimi më i plotë amerikan në këtë fushë që lidhet me krahasimin e rezultateve ndërmjet njerëzve të ndarë në mënyrë të rastësishme për joga ose trajtime të tjera. Ajo përfshin 228 të rritur me dhimbje shpine të moderuar, shëndet të mirë mendor dhe gjendje të tjera.
Të prekurit nga dhimbjet e shpinës shkonin në klasat e jogës 75 minutëshe çdo javë për 12 javë rresht ose në programe të ngjashme me to, siç janë klasat e shtriqjes ose marrja e një libri të vetëkujdesit ( Libri ndihmës i dhimbjeve të shpinës).
Joga është gjetur që të jetë më efektive sesa libri i vetëkujdesit, por jo më shumë efektive sesa klasat e streçing (shtriqjes), kanë zbuluar kërkuesit.
Dy herë më shumë njerëzit që shkonin në joga dhe në grupet e shtriqjes raportuan ulje të përdorimit të ilaçeve të tyre në javën e 12 dhe të 26 të realizuar nëpërmjet intervistave në krahasim me grupin e vetëkujdesit.
Kërkuesit nxorën si përfundim se aktiviteti fizik që përfshin shtriqjen, pavarësisht nëse ajo përfshin joga ose më shumë aktivitete konvencionale, ka përfitime të moderuara tek individët me dhimbje shpine. Nëpërmjet përfitimeve të jogës kryesisht shpjegohen përfitimet fizike të shtriqjes dhe forcimit të muskujve.
“Rezultatet sugjerojnë që edhe joga edhe shtriqja janë shumë të mira, janë opsione të sigurta për njerëzit që po mundohen të provojnë aktivitetet fizike për të liruar dhimbjet e tyre të moderuara të shpinës”, tha një drejtues kërkimesh Dr.Karen Sherman nga Grupi i Shëndetit të Institutit të Kërkimit, Siatëll.
“Por është e rëndësishme për klasat që trajtimi të jetë terapeutikisht i orientuar, i përshtatshëm për fillestarët dhe të mësohet nga instruktorët që mund të modifikojnë qëndrimet për pjesëmarrësit me kufizime fizike.”
Komentoni