Regjistrohu/Kyçu

Dëmtimi i tendinës tibiale posteriore

Tendina tibiale posteriore ndodhet prapa këmbës dhe kalon nën dhe brenda pjesës së kockës së nyjes së këmbës dhe futet në kockat e vogla në pjesën ballore të thembrës. Kjo tendinë ndihmon në vendosjen e këmbës në tokë. Dëmtimi mund të përfshijë inflamacionin, mbitërheqjen ose edhe këputjen e tendinës.

Simptomat e dëmtimit të tendinës tibiale posteriore

Ka dhimbje ose shqetësime në brendësi të kërcirit, nyjes së kyçit të këmbës ose këmbës. Mund të vihet re edhe dystimi i harkut longitudinal medial dhe mund të ketë dhimbje përgjatë harkut medial. Nyja e kyçit të këmbës mund të rrotullohet nga brenda kur këmba dhe shputa kthehen përpara. Mund të ketë lodhje të muskujve dhe dhimbje.

Shkaqet e dëmtimit

Shkaqet e dëmtimit lidhen me mbipërdorimin e tendinës—që mund të shkaktohet nga e ecura, vrapimi, hedhjet ose ngjitja e shkallëve. Ato që preken më shumë janë femrat me moshë mbi 40 vjeç.

Trajtimi për dëmtimin

Trajtimi fillestar mund të përfshijë aplikimin e akullit, mbajtjen ngritur të gjymtyrës së dëmtuar dhe ilaçe anti-inflamatore. Në fazat fillestare mund të përdoren fashat, kallëpet dhe bastuni për të hequr një pjesë të peshës së trupit nga këmba e dëmtuar. Mund të jetë e nevojshme që për ripozicionimin e këmbës të përdoren ortotikë dhe tërheqja e tendinës. Ushtrimet për të forcuar muskulin tibial posterior mund të jepen nga fizioterapisti ose mjeku sportiv. Nëse kjo lihet pa trajtuar, mund të çojë në dëmtime të pakthyeshme, si këmbë dystaban, artrite të dhimbshme dhe probleme mobiliteti.


Pellumbe haxhi 15/10/2021

Pershendetje e kame nje problem te till shkova te mjeku i cili me beri nje matje te ostoporozes nga e cila dola ne zonen e verdhe dhe me dha disa ilace sa per dhimbjen qe kame me tha se ke terheqje te tendines me rekomandoj akull dhe qetesues por une vazhdoi te kem dhimbje sfare duhet te bej faleminderit

Komentoni