Një nyje sinoviale është tipi i nyjeve midis kockave që lëvizin përkundrejt njëra tjetrës, siç janë nyjet e gjymtyrëve (supet, ijet, bërrylat dhe gjunjët). Karakteristikë është kaviteti i nyjes i mbushur me lëng. Të tjera tipe të nyjeve lejojnë pak ose aspak lëvizje, përfshirë nyjet fibroze (midis kockave të kafkës) dhe nyjet kërcore (kartilagjenoze) (midis brinjëve dhe kockave të gjoksit).
Një nyje sinoviale përbëhet nga:
Pjesët lëvizëse të nyjeve sinoviale i bëjnë ato veçanërisht vulnerabël ndaj plagosjeve, ndrydhjeve, ku ligamentet fillojnë dhe zgjaten apo dëmtohen dhe këputjet e tyre.
Nyjet sinoviale mund të inflamohen dhe kjo quhet artriti. Ka më shumë se 100 tipe të ndryshme artritesh, që shfaqen në pjesë të ndryshme të nyjeve. P.sh. në osteoartrite, kartilagia fillon dhe vishet, ndërsa në artritet reumatizmale sistemi imun i trupit godet membranën sinoviale. Megjithatë, shumë tipe artriti kanë simptoma të ngjashme fillestare– dhimbje nyjesh, ënjtje dhe ngërç.
Komentoni