Një numër profesionistësh të shëndetit dhe praktikues ofrojnë terapi fizike si një mënyrë për lehtësimin e dhimbjeve të shoqëruara nga artritet. Këto përfshijnë fizioterapinë dhe akupunkturën.
Fizioterapia përdor një gamë të gjerë teknikash për trajtimin e dhimbjes, dëmtimeve dhe mobilitetit të pakët që përjetojnë njerëzit me artrit. Këto mund të përfshijnë termoterapinë (aplikimin e ngrohtësisë dhe të së ftohtës), masazhin, mobilizimin e nyjeve dhe përmirësimin e qëndrimit dhe zhvillimin e programeve të ushtrimeve.
Balneoterapia (banjat minerale ose terapia spa) përdoret në artritet reumatizmale dhe osteoartritet. Një rishikim i provave klinike në balneoterapi për artritet reumatizmale konkludoi që edhe pse mjaft nga përfundimet ishin pozitive, të dhënat shkencore ishin të pakta dhe provat e ardhshme duhet që të evitojnë të metat e studimeve të mëparshme. Një rishikim i provave të balneoterapisë për osteoartritet konkludoi se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vërtetuar se banjat minerale përmirësojnë funksionin fizik ose cilësinë e jetës. Siguria e balneoterapisë ende nuk është studiuar mirë.
Stimulimi nervor elektrik transkutanoz (TENS- në anglisht) është një formë e terapisë elektrike e përdorur nga fizioterapistët. Disa studime tregojnë se TENS ka qenë efektiv në lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e forcës së muskujve në njerëzit me artrite reumatizmale në duar dhe kyçet e duarve, ndërsa studime të tjera nuk kanë treguar të tilla përfitime. Ngjashmërisht, një rishikim i studimeve klinike të TENS në njerëz me osteoartrit të gjurit nuk arriti të tregonte efektivitetin e trajtimit pasi studimet ishin të paplota dhe rezultatet ishin konfliktuale. Më shumë kërkim është i nevojshëm për të qartësuar përfitimet e përdorimit të TENS në artrite.
Dekadat e fundit, për trajtimin e artriteve reumatizmale është përdorur edhe teknika e terapisë me lazer në nivel të ulët. Terapia përfshin një burim drite që gjeneron dritë nga një burim me një gjatësi vale, që stimulon një reaksion kimik në qeliza. Nën një rishikim të provave klinike, terapia me lazer në nivel të ulët tregoi se redukton dhimbjet dhe ngërçet e mëngjesit tek njerëzit me artrite reumatizmale me pak efekte anësore. Megjithatë, kjo terapi nuk duket se ka efekte afatgjata dhe nuk është e qartë nëse efektet pozitive mund të shkojnë përtej artriteve reumatizmale të duarve. Një rishikim tjetër ka gjetur konflikt të përfitimeve kur njerëz me osteoartrit u trajtuan me terapi me lazer me nivel të ulët.
Akupunktura duket se është një mënyrë e sigurt dhe efektive dhe disa herë alternative përkundër terapive konvencionale për probleme të caktuara shëndetësore. Ajo përfshin futjen e gjilpërave të holla nën lëkurë në pika të caktuara, duke ndryshuar ndjenjën e dhimbjes. Këto pika akupunkture lidhen me kanale të caktuara energjie të trupit që quhen meridiane. Duke stimuluar pikat e akupunkturës me një gjilpërë, besohet se bllokimet në rrjedhën e energjisë nëpër meridiane mund të shërojnë.
Mjekësia perëndimore sugjeron se mekanizmi i veprimit të akuptunkturës mund të përfshijë stimulimin dhe krijimin e kimikateve si opioidet (shërues natyror të dhimbjeve) në sistemin nervor si dhe duke interferuar me transmetimin e mesazheve të dhimbjes nëpër nerva.
Akupunktura mund të lehtësojë dhimbjet në periudhën afatshkurtër për disa njerëz me artrite duke këputur “ciklin e dhimbjes”, por si shumë trajtime komplementare rezultati është shumë variabël. Njerëzit ndryshojnë në mënyra të ndryshme dhe çfarë mund të veprojë te një person nuk vepron në mënyrë të domosdoshme tek një tjetër. Për më shumë, nëse duket se lehtëson dhimbjen te disa njerëz me artrit, lehtësimi është shpesh i përkohshëm dhe trajtimi mund të jetë i shtrenjtë dhe konsumon kohë. Studimet shkencore të fundit nuk kanë treguar në mënyrë përfundimtare që akupunktura përmirëson dhimbjet dhe funksionin e njerëzve me osteoartrite në gju.
Efikasiteti i akupunkturës në lehtësimin e dhimbjeve të artriteve është kontraversal, kryesisht në termat e efektivitetit të tij në menaxhimin e dhimbjeve kronike (që zgjasin shumë). Duket se është më shumë efektiv në fibromialgitë dhe dhimbjet e lehta të lëkurës sesa në artritet reumatizmale dhe kondicionet e tjera inflamatore sistemike.
Nëse nuk jeni të kënaqur me trajtimin konvencional, ju mund të pyesni mjekun nëse mendon që akupunktura mund të ndihmojë.
Komentoni