Regjistrohu/Kyçu

Sëmundja e mëngjesit

Sëmundja e mëngjesit është një nga simptomat më të zakonshme dhe më të njohura të fillimit të shtatzënisë.

Midis 7 dhe 8 nga çdo 10 gra shtatzëna do të ndjehen të sëmura (përzierje) gjatë shtatzënisë së tyre dhe 5 apo 6 nga 10 në të vërtetë do të përjetojnë të vjella.

Disa studime kanë treguar që sëmundja e moderuar është një shenjë e shtatzënisë “së mirë”, me pak rrezik për abort.

Për shumicën e grave sëmundja e mëngjesit, e cila mund të ndodhë në çdo kohë të ditës, është një problem mjaft i vogël që zakonisht zhduket pas 3 muajve të parë.

Por ndonjëherë problemi është më i rëndë dhe zgjatet në kohë. Nënat e prekura keq mund të dështojnë për të fituar ndonjë peshë gjatë shtatzënisë së tyre dhe fëmijët e tyre mund të jenë të vegjël dhe të kequshqyer në lindje.

Në raste të rralla (rreth një në 1000), vjelljet e shtatzënisë janë shumë të rënda saqë nënat e prekura kanë nevojë për shtrim në spital. Kjo gjendje është e njohur si hyperemesis gravidarum dhe mund të kërkojë trajtim me ushqim intravenoz (me anë të pikave).

A mund të trajtohet sëmundja e mëngjesit?

Nuk ka asnjë trajtim të thjeshtë për përzierjet dhe të vjellat gjatë shtatzënisë. Edhe pse ilaçet janë shmangur më së miri në shtatzëni, sidomos në muajt e parë, ka disa që janë përdorur për shumë vite me asnjë rrezik të dukshëm për fëmijën në zhvillim. Në rastet më të rënda ato mund të jenë të nevojshme.

Ndryshime të caktuara të mënyrës sesi ushqimi është përgatitur dhe ngrënë mund të ndihmojë. Këto sugjerime janë me vlerë që të ndiqen:

  • Hani vakte të shpeshta dhe të vogla;
  • Shmangni pijet me sasi të madhe. Pini shpesh dhe pak ndërmjet të ngrënit;
  • Shmangni ushqimet me yndyrë, djegëse dhe të skuqura;
  • Mos harxhoni shumë kohë në kuzhinë dhe shmangni erën e ushqimeve kur bëni pazar;
  • Përgatitni ushqimet në kohën kur ndjeni më pak përzierje;
  • Mundojuni të hani një biskotë të thatë (ose çfarëdo gjëje tjetër) para se të ngriheni nga shtrati në mëngjes.

Nëse jeni shtatzënë dhe sëmundja që keni është shumë e rëndë për t’u injoruar, flisni me doktorin tuaj rreth kësaj.


Komentoni