Për muaj të tërë jeni përgatitur për një lindje të përsosur. Keni ndjekur mësimet për lindjen e fëmijëve, keni lexuar libra dhe jeni praktikuar për frymëmarrjen. Pasi keni planifikuar një lindje në shtëpi, keni përfunduar në spital. Ose i jeni nënshtruar një anestezie epidurale, ndërkohë që kishit menduar që nuk do të përdornit medikamente. Ndoshta u është nevojitur një operacion cezarian kur ishit e sigurt që do të lindnit fëmijën në rrugë vaginale. Sido që të jetë, në vend të që kishit një përvojë të thellë të mrekullueshme siç e kishit përfytyruar, u ndjetë e frikësuar, e pafuqishme dhe ndoshta edhe e vetmuar.
Ka mënyra të panumërta me anën e të cilave lindja mund t’ju befasojë. Dhe si një nënë e re, ju mund të ndiheni e mërzitur e madje edhe fajtore në qoftë se gjërat nuk shkuan siç i kishit planifikuar. Por juve nuk jeni e vetme në luftën pas një lindje zhgënjyese apo të vështirë. Më poshtë keni disa hapa të rikuperimit tuaj.
Fatkeqësisht, një lindje e vështirë shpesh e bën më të vështirë rikuperimin fizik. Ju mund t’ju duhet të merreni me një shqyerje të keqe apo me një prerje të dhimbshme.
“Unë u ndjeva sikur më kishte shkelur një makinë, e pastaj sikur dikush më goditi me një shkop të trashë sikur do të më merrte shpirtin”, thotë një nënë pas një operacioni cezarian pasi ishte munduar të lindte normalisht për katër orë.
Trupi juaj ka nevojë të rikuperohet dhe mënyra më e mirë është të pushoni, gjë që është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet tashmë që ju keni një të porsalindur. Marifeti është të përqendroheni tek foshnja juaj dhe tek vetja dhe t’i lini të tjerat t’u kalojnë anash. Kjo do të thotë t’i lini enët të palara në lavaman dhe ta injoroni fshesën me korrent. Mbani mend, foshnja juaj nuk merakoset fare nëse nuk keni bërë një dush dhe kuzhinën e keni rrëmujë. Pranoni ndihmë nga kushdo ua ofron atë. Në qoftë se të tjerët duan t’ju sjellin drekën, mos i refuzoni.
“Sa prej jush nisen për të përdorur një anestezi epidurale të rrezikshme vetëm për komoditetin tuaj egoist?” E vërteta është që shpesh gratë ndjehen fajtore se kanë pranuar ndonjë lloj ndërhyrje gjatë lindjes, qoftë kjo një mjekim intravenoz, tërheqje me vakuum apo një operacion cezarian.
“U ndjeva si një e dështuar, trupi më tradhtoi dhe çdo gjë shkoi si mos më keq”, shprehet një nënë. Për disa gra ndjesia që ato kanë dështuar në përpjekjen e parë duke mos qenë në gjendje të lindin pa marrë medikamente dhe pa ndërlikime mund të prekë atë se sa kompetente ndjehen ato si nëna.
E vërteta është që ju nuk keni dështuar. Dhimbjet e lindjes dhe vetë lindja janë të ndryshme për çdokënd dhe për disa janë më të ndërlikuara se për të tjerat. Ndërhyrjet mund të jenë të domosdoshme për të shpëtuar jetën e nënës ose të foshnjës. Medikamentet për lehtësimin e dhimbjeve gjatë lindjes janë të nevojshme dhe shpesh të domosdoshme. Pra, përpiquni t’i përmblidhni ndjesitë tuaja. Ju nuk jeni një dështim, ju jeni një e mbijetuar, kaluat nëpër prova të rënda e të papritura e po kështu edhe foshnja juaj. Kjo ju përgatit edhe më mirë për të qenë prind, gjë që është një proces plot me prova të tjera.
Edhe pse ju nuk realizuat atë lindje që kishit shpresë, përpiquni me ndërgjegje të sillni ndërmend vetëm ato gjëra që shkuan mirë. Mund të jetë e vështirë të identifikoni çfarë shkoi mirë në një lindje të ndërlikuar dhe traumatike, veçanërisht në qoftë se foshnja ka pësuar ndonjë dëmtim. Bisedoni me mjekun tuaj për të marrë këshillat e duhura. Po ashtu mund të shkëmbeni përvojë me nëna që kanë kaluar probleme të ngjashme e janë përballur me pikëllim dhe humbje.
“Unë mund të mjekoj dhimbjen duke i kushtuar vëmendje asaj”, mburret një fqinja juaj që ka lindur në shtëpi e pa ilaçe. “Shumë keq që nuk keni lindur në rrugë vaginale, nuk ka më mirë”, ju shkruan kunata me postë elektronike. Këto komente mund të jenë të dhimbshme, por mos ua vini veshin. Sido që ta keni bërë lindjen, përqendrohuni tek shëndeti i foshnjës tuaj dhe juaji. Foshnja juaj është po aq i mrekullueshëm, në mos më shumë se i tyre.
Komentoni