Regjistrohu/Kyçu

Kontrolli gjashtë javë pas lindjes

Mjeku ose mamia juaj do të duan t’u vizitojnë katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të kontrolluar rigjenerimin tuaj fizik nga shtatzënia dhe nga lindja, për të parë se si po ia dilni mbanë emocionalisht dhe të trajtojnë nevojat tuaja në vazhdim. Ju mund të keni nevojë të vizitoheni po ashtu edhe me mjekun e familjes. P.sh. në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian, plaga juaj duhet të kontrollohet një apo dy javë pas ndërhyrjes kirurgjikale për t’u siguruar që po shërohet siç duhet.

Ende mund t’u duhet të merreni me disa dhimbje të lidhura me shtatzëninë dhe lindjen dhe mund të keni disa pyetje për dhimbjet e lindjes, lindjen dhe për çështje që kanë të bëjnë me periudhën e paslindjes, siç është ushqyerja me gji, kontrolli i lindjeve, ushtrimet fizike, seksin dhe punën. Kjo ndihmon të merren përgjigjet e pyetjeve të cilave ju doni t’ua dini përgjigjen dhe çështje të tjera që do të donit t’i diskutonit.

Mos u ndjeni e kufizuar nga data e paracaktuar e vizitës. Ndonjëherë problemet fizike ose emocionale dalin në pah dhe kërkojnë vëmendje imediate dhe duhet të stimulojnë një vizitë tek mjeku para datës së caktuar.

Temat që mjeku do të diskutonte me ju janë:

  • Komplikacionet që keni pasur gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe çfarë ndikimi ato mund të kenë tek shtatzënitë e ardhshme dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. P.sh. në qoftë se ju keni ende pyetje për dhimbjet e lindjes dhe lindjen, tani është koha që t’i bëni. Edhe në qoftë se mjeku juaj ua ka shpjeguar në kohë se çfarë saktësisht po ju ndodhte dhe përse, ju mundet që të mos e mbani mend çdo gjë që është thënë atëherë.
  • Çfarë simptomash fizike ju keni si p.sh. nëse keni ende hemorragji herë pas here, ndonjë shqetësim abdominal, dhimbje vaginale apo perineale, mos përmbajtje urinare apo të jashtëqitjes ose dhimbje të gjinjve. Mos ngurroni të tregoni edhe për ndonjë gjë që mjeku juaj nuk ju pyet. Në qoftë se keni ndonjë simptomë të bezdisshme që mjeku nuk e ka zbuluar, tregojani.
  • Si po ia kaloni nga ana emocionale. Mjeku do të donte të dinte se si po përshtateni ndaj kërkesave të amësisë dhe rreth çdo problemi emocional që mund të keni. Mos jini e ndrojtur, është e rëndësishme t’i bëni të ditur në se ndjeheni në depresion apo në ankth.
  • Qoftë kur e ushqeni foshnjën me gji, qoftë kur nuk e bëni këtë, si po kaloni.
  • Alternativat tuaja për kontrollin e lindjeve dhe çfarë nevojitet të dini rreth metodave që po merrni në konsideratë. Në qoftë se po planifikoni të përdorni një diafragmë, sigurohuni t’ia bëni të ditur këtë mjekut që kujdeset për ju para se t’ju ekzaminojë, në mënyrë që të mund t’ju ndihmojë për këtë.
  • Nëse është e rregullt të filloni përsëri të keni marrëdhënie seksuale. Ka shumë të ngjarë që të mos jetë problem, por mos u mërzisni në qoftë se ndjeheni që nuk jeni ende gati. Shumë gra nuk e ndjejnë nevojën për të pasur marrëdhënie seksuale disa muaj pasi kanë lindur. Prisni përderisa të ndjeheni e gatshme.
  • Dieta dhe ushtrimet, duke përfshirë ushtrimet Kegel, ndihmojnë që të forcohen muskujt e dyshemesë së pelvisit.

Çfarë ndodh gjatë ekzaminimit fizik?

Gjatë ekzaminimit fizik, mjeku që kujdeset për ju do të:

  • Kontrollojë peshën dhe presionin tuaj të gjaku-t.
  • Kontrollojë abdomen-in tuaj. Do të prekë barkun tuaj që të sigurohet se nuk ka zbutje, si edhe plagën, në qoftë se i jeni nënshtruar një operacioni cezarian.
  • Ekzaminojë gjinjtë tuaj. Do të shikojë për xhunga, zbutje, skuqje dhe për thimtha të thara ose për shkarkime jo normale.
  • Inspektojë gjenitalet e jashtme duke përfshirë perineumin. Në qoftë se keni pasur një epiziotomi, do të kontrollojë nëse është shëruar.
  • Bëjë një ekzaminimi të vaginës dhe qafës së mitrës. Do të kontrollojë për mavijosje, gërricje, ose shqyerje e nëse ato janë shëruar. Dhe në qoftë se nevojshme do të bëjë një pap test.
  • Bëjë një ekzaminim të brendshëm për të parë mitrën tuaj dhe për të kontrolluar nëse është tkurrur siç duhet, do të prekë qafën e mitrës dhe vezoret për të identifikuar ndonjë problem dhe jonizimin e muskulit të vaginës. Gjithashtu mund të bëjë edhe një ekzaminim rektal.

Çfarë tjetër do të bëjë mjeku që kujdeset për ju?

Para se të largoheni ai do të:

  • Porosisë analiza laboratorike në qoftë se është e domosdoshme. Në qoftë se keni qenë anemike gjatë shtatzënisë ose keni humbur shumë gjak në lindje, do të bëjë një analizë gjaku për të kontrolluar aneminë. Në qoftë se jeni diabetike do të keni nevojë për një test të tolerancës së glukozës.
  • Do të porosisë për çdo lloj vaksinimesh që mund të nevojiten, si për tetanozin, difterinë, kollën e mirë, gripin, rubeolën ose linë e dhenve. Në qoftë se ju nuk jeni imunizuar ndaj rubeolës ose lisë së dhenve  para shtatzënisë, duhet të jeni e vaksinuar para se të largoheni nga spitali pas lindjes. Në qoftë se jo, atëherë ju duhet të vaksinoheni patjetër tani. Vaksina e lisë së dhenve kërkon dy doza, kështu që në qoftë se e keni marrë dozën e parë menjëherë pas lindjes, do ta merrni dozën e dytë tani.
  • Do të kujdeset për dokumentacionin.
  • Do t’ju bëjë të ditur se kur duhet të ktheheni për përkujdesjen gjinekologji-ke rutinë (duke përfshirë edhe ndjekjen e metodës kontraceptive të zgjedhur nga ju) dhe do t’ju japë referencat e nevojshme.

Para se të largoheni, hidhuni një sy shënimeve tuaja dhe sigurohuni që mjeku që kujdeset për ju u është përgjigjur të gjithë shqetësimeve tuaja.


Komentoni