Regjistrohu/Kyçu

A mundet që stresi juaj të ndikojë fetusin?

Siç rezulton, presioni i vazhdueshëm mund ta rrezikojë foshnjën tuaj. Sjellja e një njeriu të ri në këtë botë nuk është një detyrë e lehtë. Ju shqetësoheni për gjithçka. A janë mjaft të shëndetshme ushqimet që ju hani? A është e pa rrezikshme të bëni ushtrime fizike? Si do të manovroni midis punës tuaj dhe të qenit prind pasi të vijë në jetë foshnja?

Një farë stresi gjatë shtatzënisë është normal, po aq sa është edhe gjatë periudhave të tjera kohore të jetës. Por në qoftë se stresi bëhet konstant, efektet mbi ju dhe foshnjën tuaj mund të jenë të zgjatura.

Kur ju jeni e stresuar, trupi juaj kalon në një gjendje “lufte apo fluturimi” duke dërguar një shpërthim të cortisol-it dhe hormoneve të tjera të stresit. Këto janë po ato hormone të cilat fryhen kur ju jeni në rrezik. Ato ju përgatisin juve të vraponi duke dërguar një shpërthim të lëndës djegëse (karburantit) në muskujt tuaj dhe duke bërë që zemra juaj të rrahë më shpejt.

Në qoftë se ju mund ta menaxhoni stresin tuaj dhe të vazhdoni më tej, reagimi juaj ndaj stresit do të tërhiqet (largohet) dhe trupi juaj do të kthehet në barazpeshë. Por “lloji i stresit realisht i dëmshëm është ai që nuk qetësohet”, thotë Susan Andrews, neuropsikologe klinike dhe autore e librit Zgjidhje për stresin për nënat shtatzënë: Si e shton potencialin e foshnjës tuaj çlirimi nga stresi. Në fakt, stresi i vazhdueshëm mund ta ndryshojë sistemin e menaxhimit të stresit të trupit tuaj, duke bërë që ai të reagojë me tepri dhe të shkaktojë një reagim inflamator.

Nga ana e vet, inflamacioni ka qenë lidhur me një shëndet të dobët të shtatzënisë dhe me probleme të zhvillimit tek foshnja që është duke ardhur. Ka disa të dhëna që tregojnë se stresuesit më të lartë kronik tek gruaja dhe aftësitë e pakta për t’i trajtuar ata, mund të shoqërohet me peshë të ulët në lindje dhe me lindje të parakohshme.

Stresi i amësisë dhe truri i fetusit

Stresi kronik mundet që të kontribuojë edhe për diferenca të holla në zhvillimin e trurit të cilat mund të çojnë në probleme të sjelljes me rritjen e foshnjës.

Studimet në këtë fushë janë ende në fillimin e tyre dhe mjekët ende kanë nevojë të kuptojnë lidhjen e saktë midis stresit dhe rezultateve të shtatzënisë. Edhe kështu, ai është një faktor i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë tek gratë shtatzëna, veçanërisht kur është fjala për një stres kronik, p.sh. nga shqetësimet financiare ose për marrëdhëniet në çift.

Ne e dimë që duam të mendojmë se si ta reduktojmë stresin jo të shëndetshëm dhe të gjejmë rrugët se si t’i ndihmojmë gratë të kenë mekanizma për të përballuar stresin në jetët e tyre. Ju nuk duhet të ndiheni fajtore për stresin, por duhet të përpiqeni ta kontrolloni atë sa më shumë që mundeni.

Tabletat për shqetësimet e shtatzënisë

Andrews ofron disa mënyra për të menaxhuar stresin gjatë shtatzënisë.

Përgatituni - Flisni me mjekun tuaj për shkakun që ju ndiheni e stresuar. Së bashku ju mund të kërkoni zgjidhje të cilat mund të përfshijnë meditimin, jogën e paralindjes, ose një terapi me anë të bisedës.

Këndoni një këngë - Edhe në qoftë se nuk mund ta përballoni melodinë, këndojeni atë pa zë. Muzika ndihmon për të kontrolluar nivelet e cortisol-it.

Relaksohuni - Bëni një banjë të ngrohtë. Pini një filxhan çaj. Rehatohuni me një libër. Do të keni disa shanse të çmuara për ta llastuar veten pasi të mbërrijë foshnja juaj.


Komentoni