Si të gjendet pozicioni i duhur për të fjetur, të menaxhohet zgjimi natën (dhe nevoja juaj konstante për të urinuar) dhe të fitohet një e fjetur e mirë gjatë shtatzënisë?
Sigurisht që juve e prisnit privimin nga gjumi të vinte së bashku me foshnjën, por shanset janë që ju nuk i prisnit më parë. Por tashmë ju e dini: është pothuaj po aq e vështirë të bëni një gjumë të mirë natën gjatë shtatzënisë sa edhe kur bëheni prind. Dhe ndoshta është më e vështirë sepse mungon një aromë e mirë, një fëmijë që gugat në krahët tuaj, që do t’i justifikonte sytë e fryrë dhe rrathë e zinj të tyre.
Problemet me fjetjen gjatë shtatzënisë fillojnë në tremujorin e parë, atëherë kur udhëtimet e shpeshta në banjë gjatë natës, i ndërpresin ëndrrat tuaja të ëmbla. Më pas vazhdojnë të tjera gjëra që ua ndërpresin gjumin menjëherë pasi bashkëshorti juaj fillon të gërhasë: urth, uri, ankthe, ngërçe të këmbëve, siklete, sindroma e këmbës që s’pushon.
Dhe në tremujorin e tretë, pikërisht atëherë kur kini nevojë më shumë për gjumë, dremitja bëhet më e pakuptueshme. Duke i shtuar kësaj frikën nga dëmtimet ju nuk mundeni madje as edhe të rrotulloheni e ngriheni pa u ndihmuar. Gjithashtu do të keni një mysafir të përsëritur gjatë natës, shpeshtësinë e urinimit. Meqenëse mitra juaj e shtyp fshikëzën e urinës, mbajtja e urinës në të gjatë gjithë natës bëhet një mision i pamundur. Dhe si për t’i keqësuar gjërat edhe më tej, veshkat tuaja që duhet të filtrojnë 50% më shumë gjak se sa zakonisht, çlirojnë më shumë urinë se sa ndonjëherë më parë (në qoftë se nuk e dini, ju edhe për të urinuar, urinoni sa për dy).
Gjithashtu, ju mund të keni mungesa të gjumit gjatë shtatzënisë edhe për një arsye tjetër, pozicionin. P.sh. ata që gjithmonë kanë fjetur përmbys shumë shpejt e gjejnë që pozicioni i preferuar i tyre për fjetje është po aq komod sa edhe të mbajnë ekuilibër mbi një top basketbolli ndërsa ata që flenë mbi shpinë duhet që edhe ata të gjejnë një pozicion tjetër të përshtatshëm (fjetja në shpinë nuk këshillohet pas tremujorit të parë sepse ky pozicion mund të ushtrojë presion të panevojshëm mbi enët e gjakut më të rëndësishme dhe që punojnë më shumë). Fjetja në krah, në krahun tuaj të majtë në qoftë se është e mundur, i bën gjërat shumë më të lehta për sistemin e qarkullimit të gjakut, por në qoftë se nuk jeni mësuar të flini në këtë pozicion, kjo mund t’i bëjë gjërat më të vështira kur vjen puna për t’u shtrirë për të fjetur.
Çfarë mund të bëni për të zgjidhur problemet tuaja të fjetjes gjatë shtatzënisë? Më poshtë keni disa sugjerime të provuara në praktikë:
- Eliminoni kafeinën (në të gjithë format e saj) pa mesditës.
- Pini tetë gota ujë (ose lëngje të tjera) por jo natën. Pini në qoftë se jeni të etur por jo pikërisht para kohës së gjumit.
- Ushtrohuni rregullisht nga ana fizike gjatë ditës ose pasdite. Një stërvitje e përditshme do t’ju ndihmojë të flini më mirë por në qoftë se bëhet pak para se të bini për të fjetur, mund të ndodhë e kundërta.
- Merrni pak ushqim para se të bini në shtrat për të shmangur sëmbimet e urisë në mesnatë. Përfshini në të proteina dhe karbohidrate komplekse (pak djathë dhe një simite me miell integral) si edhe pak qumësht të ngrohtë apo çaj të dekafeinuar.
Lini një dritë të hapur në banjë, ndezja dhe fikja e dritës mund të jetë një punë më shumë që mund ta bëjë zgjimin dhe rënien përsëri në gjumë më të vështirë.
Komentoni