Gratë të ekspozuara ndaj produkteve të caktuara të naftës dhe fibrave sintetike në jetën e tyre të hershme të punës janë në rritjetë rrezikut për më vonë ndaj zhvillimit të kancerit të gjirit (Mjedisi2010, 67: 263-69). Një studim krahasimor (studim që krahason dy grupe njerëzish – ata me një gjendje dhe një grup i ngjashëm njerëzish të cilët nuk e kanë këtë gjendje) tregoi se ekspozimi profesional para dekadës së katërt të jetës – ndërkohë që qelizat e gjirit vazhdojnë të riprodhohen – kanë një rrezik nërritje. Më shumë se 1100 gra kanadeze që e kishin kaluar menopauzën – gjysma e të cilëve ishte diagnostikuar me kancerin e gjirit dhe gjysma me kancera të tjera – janë intervistuar për këtë studim. Studiuesit zbuluan se punëtorët e tekstilit të ekspozuar ndaj fibrave akrilike kishin një rrezik në rritjetë 7-fishtë ndaj kancerit të gjirit dhe ekspozimi ndaj fibrave të najlonit dyfishonte rrezikun. Rreziku rritej edhe pas ekspozimit të hershëm ndaj fibrave të leshta, hidrokarbureve aromatike policiklike nga nafta (përfshirë benzolin) dhe tretës të caktuar organikë....
Lexo më shumëMeshkujt, të cilët janë përballuar me diagnozën e kancerit të gjirit të njeriut që ato duan – qoftë ajo gruaja, partnerja, mamaja, gjyshja, halla, mikesha apo kolege e tyre – raportojnë që ndihen të shokuar, në ankthdhe të acarur. Megjithatë, njerëzit shpesh besojnë se ata duhet të jenë “kulla e fuqisë” dhe kështu i fshehin këto ndjenja duke u përfshirë nga frika se gruaja që ata duan mund të vdesë. Kjo tendencë e burrave për të mos folur ose shprehur nevojat e tyre mund të çojë në nivele të larta shqetësimi, dhe mund të punojë kundër dëshirës së tyre për të ndihmuar situatën. Kërkimet kanë treguar se duke mohuar frikën dhe shqetësimet, burrat i bëjnë gjërat për veten e tyre edhe më keq, për partneret, të dashurit dhe fëmijët e tyre. Më tej, ndërsa fatkeqësia dhe pasiguria kanë tendencë që të bien me kalimin e kohës ndërmjet pacientëve me kancerin e gjirit, këto ndjenja kanë tendencë që të rriten ndërmjet partnerëve. Disa studiues besojnë se kjo fatkeqësi është zgjatur për shkak të tendencës së burrave për të shpërfillur ndjen...
Lexo më shumëNë bazë të një kërkimi të ri, një në 5 gra me kancerin e gjirit që bën kirurgjinë e ruajtjes së gjirit në vend të mastektomisë, kërkon brenda 3 muajve një operacion tjetër. Më shumë sesa gjysma e grave me kancerin e gjirit në Angli zgjedhin kirurgjinë e ruajtjes së gjirit, e cila kur kombinohet me radioterapinë, prodhon një normë mbijetese të njëjtë me ato që bëjnë vetëm mastektominë. Megjithatë, kirurgjia e heqjes së gjirit (heqja e tumor-it dhe disa indeve normale që ndodhen përreth) mund të rezultojë në heqjen e paplotë të tumorit, që tipikisht kërkon që gruaja të bëjë edhe një kirurgjitjetër. Një studim anglez i 55,000 grave të cilat kanë kryer kirurgjinë e ruajtjes së gjirit ndërmjet viteve 2005 dhe 2008 gjeti se 82% e tyre kishin kancerin e gjirit invaziv, 12% e tyre kishin sëmundjen prekanceroze (karcinoma in situ) dhe 6% kishin sëmundjen invazive të kancerit të gjirit ashtu edhe karcinoma in situ. Kirurgjitë e mëtejshme ishin më shumë ndërmjet grave me sëmundjen prekanceroze (29.5%) krahasuar më ato që kishin kancerin e gjirit invaziv (18%). Rreth 40% e grave që kryen rioperimin iu nënshtruan një mastek...
Lexo më shumëPër shumë gra, të ndjerit e një gjëndre në gjoksin(et) e tyre mund të jetë një eksperiencëshumë e frikshme. Për pjesën më të madhe të grave, mendimi i tyre i parë është kancer. Megjithatë, duhet kuptuar që pjesa më e madhe e gjëndrave nuk janë kanceroze. Ato zakonisht janë tumor-e beninje (jo malinje) ose ciste që nuk pushtojnë qelizat ose shkatërrojnë indet e trupit apo shpërndahen në pjesë të tjera të trupit. Më poshtë do të gjenishembujt e ketyre gjëndrave të gjoksit. Fibroadenoma Fibroadenoma ndodh kryesisht tek gratë nën moshën 30 vjeçare dhe ajo është e përbërë nga gjendje fibroze dhe glandulare. Ato janë të dhimbshme dhe zakonisht lëvizin lirisht nën indet e gjirit. Fibroadenomat nuk janë të lidhura me një rrezik të lartë për kancerin e gjirit dhe nëse është e nevojshme mund të hiqen, por gjithmonë kontrolloni me doktorin tuaj gjëndrat e gjirit. Cistet e gjirit Cistet janë rritjebeninje që ndodhin në gjinjtë e shumë grave. Ato janë qeska të mbushura me lëng që zakonisht janë të dhimbshme ose të ndjeshme ndaj prekjeve, veçanërisht gjatë javëve përpara periodave t&e...
Lexo më shumëEdhe pse shkaku direkt që shkakton kancerin e gjirit është akoma i panjohur, studimet kanë identifikuar faktorë të caktuar që mund të rrisin shanset tuaja për të paturit e kësaj sëmundje. Histori familjare Historia familjare është e rëndësishme: nëse mamaja ose motra juaj ka patur kancerin e gjirit, ju keni një rrezik të lartë të të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Megjithatë, kanceri i gjirit tek të afërmit më të largët, të tillë si kushërira juaj, gjyshja apo halla, rrit vetëm pak rrezikun e të paturit së sëmundjes. Dy gjene, të quajtuara BRCA1 dhe BRCA2, janë identifikuar që luajnë një rol në kancerin e gjirit. Gratë që trashëgojnë mutacion-etspecifike në secilin prej këtyre 2 gjeneve kanë një rrezik të lartë ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Studimi Australian i Kancerit të gjirit, një studim i madh që është bërë në Melburn dhe Sidnei, iu përgjigj disa pyetjeve të rëndësishme rreth rrezikut të BRCA1 dhe BRCA2 dhe fatmirësisht çoi në rrugën e testimit gjenetik për rrezikun e kancerit të gjirit. Mosha Rritja e moshës është faktori më i madh rrezikues për zhvillim...
Lexo më shumë