Në bazë të një kërkimi të ri, një në 5 gra me kancerin e gjirit që bën kirurgjinë e ruajtjes së gjirit në vend të mastektomisë, kërkon brenda 3 muajve një operacion tjetër.
Më shumë sesa gjysma e grave me kancerin e gjirit në Angli zgjedhin kirurgjinë e ruajtjes së gjirit, e cila kur kombinohet me radioterapinë, prodhon një normë mbijetese të njëjtë me ato që bëjnë vetëm mastektominë. Megjithatë, kirurgjia e heqjes së gjirit (heqja e tumor-it dhe disa indeve normale që ndodhen përreth) mund të rezultojë në heqjen e paplotë të tumorit, që tipikisht kërkon që gruaja të bëjë edhe një kirurgji tjetër.
Një studim anglez i 55,000 grave të cilat kanë kryer kirurgjinë e ruajtjes së gjirit ndërmjet viteve 2005 dhe 2008 gjeti se 82% e tyre kishin kancerin e gjirit invaziv, 12% e tyre kishin sëmundjen prekanceroze (karcinoma in situ) dhe 6% kishin sëmundjen invazive të kancerit të gjirit ashtu edhe karcinoma in situ.
Kirurgjitë e mëtejshme ishin më shumë ndërmjet grave me sëmundjen prekanceroze (29.5%) krahasuar më ato që kishin kancerin e gjirit invaziv (18%).
Rreth 40% e grave që kryen rioperimin iu nënshtruan një mastektomie.
Rezultate të tjera sugjeruan që rioperimi kishte më pak mundësi në gratë e moshuara dhe tek ato që kishin sëmundje të tjera. Rioperimi gjithashtu ishte pak më i ulët në gratë nga zonat më të privuara.
Profesor Jerome Pereira, këshillues i kancerit të gjirit në Spitalin e Universitetit James Paget dhe gjithashtu një autor kontribues, tha se: “Mesazhi i rëndësishëm nga ky studim kombëtar është se 20% e grave me ndryshime prekanceroze, ose me kancerin invaziv, kanë patur një rioperim, të pasuar kjo nga kirurgjia e ruajtjes së gjirit. Në duam të informojmë dhe të ndihmojmë gratë për të marrë vendime rreth trajtimeve të tyre kirurgjikale”.
Komentoni