Në qoftë se po përpiqeni të keni fëmijë, shëndeti është një gjë e rëndësishme për baballarët e ardhshëm sa është edhe për nënat e ardhshme. Kërkohet që edhe burrat edhe gratë të ndjekin me kujdes zakonet e tyre për shëndetin, që nga mbajtja e një peshe të shëndetshme e deri tek reduktimi i stresit të panevojshëm. Këtu janë disa marifete për të rritur pjellorinë e burrave dhe për ta bërë mbetjen shtatzënë më shumë lojë se sa punë.
Për të optimizuar pjellorinë, burrat duhet ta përgatisin trupin e tyre 3 muaj para se të përpiqen të konceptojnë. Provoni këto marifete për t’i pasur shanset nga ana juaj:
Siç mund ta shihni, testikujt janë idhnakë kështu që trajtojini ato me shumë butësi kur po përpiqeni të konceptoni një fëmijë. Përveç marifeteve për ruajtjen e spermës disa mjekë rekomandojnë të mbani mbathje të lirshme dhe pantallona të gjera. Gjithashtu është stresi që ndërhyn në prodhimin e spermës, pra është më e mira që tensioni të mbahet në minimum duke fjetur shumë dhe duke eliminuar stresuesit e njohur atje ku mundeni. Edhe ushtrimet fizike ndihmojnë për të ulur nivelet e hormonit kortizol si dhe për të ulur presionin e gjakut e për të shtuar rrjedhjen e tij për tek organet riprodhues. Po ashtu mbajtja e një diete të shëndetshme për pjellorinë plot me antioksidues, omega-3 dhe vitamina A, C dhe E. Burrat duhet të marrin për ditë multivitamina për t’u siguruar që i marrin të gjithë lëndët ushqimore që u nevojiten.
Komentoni