Shtatzënia ju ndryshon jetën, por dhe trupin tuaj.
Me siguri që ju e dinit se barku do ju fryhej, se do të ndiheni më të lodhura se zakonisht dhe që mund të villni disa herë ndërkohë që shtatzënia përparon. Por ju mund të mos i keni pritur disa nga shqetësimet e tjera fizike.
Obsteter-gjinekologia Michele M. Hakakha, autore e librit Në pritje të 411-tës: Përgjigje të qarta dhe Këshilla të Zgjuara për Shtatzëninë tuaj, thotë: “Shumë gjëra ndodhin në trupin e një gruaje kur ajo ngel shtatzënë dhe shumica janë tronditëse: rritja e qimeve në zonën e barkut, gromësira dhe kapsllëk, rritje e sekrecioneve vaginale dhe hemorroide, këto sa për të përmendur disa”, thotë Hakakha:”Këto nuk janë gjëra për të cilat një grua mund të flasë lirshëm, kështu që nuk është çudi që të ndihet pak në siklet”. Pavarësisht sikletit, më e rëndësishme është të mos jeni të turpshme: gjinekolog-u juaj ka nevojë të dijë se çfarë po ndodh me ju për t’u siguruar që shtatzënia është në rrugën e duhur.
Pothuajse çdo grua shtatzënë përjeton tepricë gazrash. Kjo vjen pasi shtatzënia sjell një rritje të hormoneve që mund të ngadalësojnë traktin gastrointensinal. Ju mund të mos jeni në gjendje t’i mbani gazrat pasi nuk keni të njëjtin kontroll mbi muskujt tuaj gjatë shtatzënisë.
Michelle Smith, autore e librit Sekretet Taboo të Shtatzënisë, thotë: “Kur nuk jeni shtatzënë, shumicën e kohës ju e dini se gazrat janë duke ardhur dhe mund t’i mbani ato deri sa zona të jetë e sigurt, por kur jeni shtatzënë, ju do të mendoni: “O Zot, me të vërtetë pordha para kunetërve?! Si mund t’u dal përpara tani?”
Edhe pse nuk mund ta zhdukni këtë problem, ju mund të zvogëloni prirjen për të pasur gazra me ushtrime dhe ndryshime në dietën tuaj. “Stërvitja ndihmon për të rritur lëvizshmërinë e traktit gastrointensitnal, duke lejuar ushqimin të lëvizë më shpejt”, thotë Hakakha. “Sa më pak kohë që ushqimi qëndron në trakt dhe fermentohet, aq më pak gazra prodhohen. Disa ushqime kanë më shumë gjasa për të prodhuar gazra, kështu që gjëja më e mirë është t’i shmangni ata krejtësisht: Pijet e gazuara, fasulet, brokoli, lulelakëra dhe arrat janë më të “rrezikshmet”.
Produktet e bulmetit mund gjithashtu të shkaktojnë parehati gastrointestinale gjatë shtatzënisë, duke sjellë fryrje. “Shumë gra fillojnë të pijnë qumësht çdo ditë gjatë shtatzënisë dhe unë mendoj se është e mirë për to”, shprehet Sonja Kinney, doktoreshë dhe profesoreshë në Departamentin e Obstetrikës dhe Gjinekologji-së në Qendrën Mjekësore të Kolegjit të Mjekësisë në Universitetin e Nebraskës. “Por ato nuk mund ta tolerojë qumështin si një i rritur”. Provoni qumështin pa laktozë ose ushqime të tjera të pasura me kalcium, nëse jeni intolerante ndaj laktozës.
Ju mund të keni dëgjuar historitë e grave shtatzëna që teshtinë dhe aksidentalisht zbrazin fshikëzën, kur janë me miqtë apo kolegët e punës. Shumica e grave shtatzëna që vuajnë nga mospërmbajtja që shkaktohet nga stresi – humbje e pavullnetshme e urinës për shkak të një kolle me luhatje, të një teshtime apo të qeshure, lëshojnë vetëm disa pika. Por kjo gjithsesi mund të jetë një situatë e sikletshme.
Shumë mjekë rekomandojnë që gratë të veshin veshin pelena thithëse për të kapur humbjet gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, kur mospërmbajtja nga stresi ka më shumë mundësi të ndodhë. Vajtjet e rregullta në banjë, gjithashtu mund të ndihmojnë. “Ndërkohë që fëmija rritet dhe mitra zgjerohet, fëmija përfundon i ulur në majë të mitrës”, thotë Hakakha. “Një përpjekje të vetëdijshme për të zbrazur fshikëzën çdo dy orë edhe kur nuk e ndjeni nevojën, do t’i zvogëlojë mundësitë që të keni rrjedhje”.
Gjatë shtatzënisë, hormonet janë përgjegjëse për rritjen e qimeve në vende të padëshiruara. “Shumica e grave shtatzëna kanë kënaqësi kur dëgjojnë se së shpejti do të kenë një krifë të bukur flokësh”, thotë Hakakha. “Por kur fillon të bëhet fjalë për gjinjtë, barkun dhe fytyrën, ky gëzim iu kthehet shpejt në tmerr”. Depilimi ose shkulja me piskatore janë metodat më të sigurta për heqjen e qimeve gjatë shtatzënisë.
“Sa herë që heqja e qimeve të jetë një procedurë pa nevojë shtrimi në spital që nuk është sugjeruar nga ana mjekësore, shumica e dermatologëve dhe kirurgëve plastikë, do ta vonojnë këtë procedurë deri pas shtatzënisë”, thotë Kim Hoover, doktor, profesor i asociuar i Obstetrikologjisë dhe Gjinekoligji-së në Universitetin e Alabamës dhe Birmingham-it. “Gjatë shtatzënisë, trajtimet me lazer në fytyrë mund të ndikojnë në pigmentin e lëkurës dhe mund të lënë shenja”.
Disa gra zhvillojnë një ndjenjë të fortë nuhatjeje gjatë shtatzënisë. Shumë prej tyre zhvillojnë një neveri ndaj aromave të forta të ushqimeve, të tilla si pula apo peshku. Një përqindje e vogël e femrave fillojnë të bëhen të ndjeshme ndaj vetë aromës së tyre. Kjo mund të jetë e sikletshme. “Ndonjëherë ju mund të ndjeni aromën tuaj vaginale, sidomos në fund të shtatzënisë”, thotë Hoover.
“Kjo mund vijë si pasojë e mukusit të tepërt në këtë periudhë. Disa femra shqetësohen dhe marrin peceta kudo që shkojnë dhe askush nuk mund ta ndjejë. Aroma juaj nuk është bërë më e fortë; është ndjenja juaj e nuhatjes që është forcuar”. Tregojini mjekut tuaj për çdo aromë të ndjeshme vaginale, në mënyrë që të përjashtoni infeksionet tharmore si mundësi, të cilat mund të trajtohen në mënyrë të sigurt me anti-kërpudhorë gjatë shtatzënisë.
Pyesni çdo nënë të re për hemorroidet dhe ajo ndoshta ka një histori jo të këndshme për të ndarë, nëse ajo zgjedh t’jua tregojë. “Hemorroidet janë diçka e sigurt, kur një grua ngelet shtatzënë”, thotë Hakakha. “Ato shpesh ndodhin me kapsllëk dhe lodhje që rezulton në një përpjekje për të dalë jashtë dhe ne të gjithë e dimë se kapsllëku është një nga ankesat më të zakonshme në shtatzëni”.
Zvogëloni rrezikun për të zhvilluar hemorroide duke mënjanuar kapsllëkun. Qëndroni të hidratuara mirë, hani shumë fibra dhe përdorni barna kundër hollimit të feçes pa recetë. Smith shton se femrat duhet të këshillohen me mjekun edhe për sa i përket fibrave të shtuara (jo nga ushqimet). Ai sugjeron të mbani hundët dhe të sforcoheni, ndërkohë që dilni jashtë. Nëse hemorroidet shfaqen, pecetat witch hazel dhe kremrat anti-inflamatore mund të ndihmojnë dhe janë të sigurta gjatë shtatzënisë, shton Hakakha.
Puçrrat dhe gjendrat jo të këndshme janë të zakonshme, në veçanti gjatë tremujorit të parë, për shkak të hormoneve shtesë që rrjedhin në sistemin tuaj. Disa medikamente për aknet, të tilla si Retin-A , janë të ndaluara gjatë shtatzënisë, por trajtimet e tjera lejohen.
“Shumica e larësve të akneve janë të sigurt sepse produkti nuk qëndron në lëkurën tuaj për periudha të gjata kohore. Por pyesni doktorin tuaj para se të përdorni ndonjë produkt për aknet”, thotë Hakakha. “Përdorni një produkt që aplikohet mbi lëkurë në mënyrë sporadike, vetëm në zonat e prekura. Produktet që përmbajnë acid salicilik, peroksid benzoli dhe acid azelaic janë të sigurt për t’u përdorur në sasi të vogla”.
Shtimi në peshë dhe ndryshimet e tjera fizike mund të bëjnë të ndiheni jo tërheqëse kur jeni pranë partnerit tuaj. Mos lejoni që kjo të sjellë probleme me intimitetin dhe komunikimin. “Disa femra turpërohen kur duhet të jenë intime fizikisht”, thotë Kinney. “Sekrecioni i lëngjeve do të ndryshojë. Ekziston një potencial për sa i përket ënjtjes vulvare. Ato ndjehen shumë në siklet dhe nuk ndjehen tërheqëse”. Nëse keni probleme për ta biseduar këtë temë me partnerin tuaj, konsideroni mundësinë e të ftuarit të tij në një vizitë tek gjinekolog-u, veçanërisht në qoftë se ju keni diskutuar çështjet tuaja intimite me mjekun, në një takim të mëparshëm. “Të pasurit e një ofruesi të kujdesit mjekësor që ju thotë se këto janë gjëra normale, ju ndihmon”, shton Kinney.
Komentoni