Bllokimi dhe inflamacioni i gjirit
Të ushqyerit me gji ka problemet e veta sidomos në javët e para pas lindjes. Ajo është e lehtë të harrohet gjatë kësaj kohe dhe si të tëra aftësitë e reja, të ushqyerit me gji kërkon kohë të mësohet për të qenë ashtu siç duhet. Jo të tëra gratë përjetojnë bllokime dhe inflamacion-e të gjirit, megjithatë, nëse ndodh duhet të tregoni përkushtim ndaj të ushqyerit me gji. Ka momente që mund të mendoni se nuk ia vlen dhe se të ushqyerit me gji nuk bën për ju. Ky informacion jepet për të asistuar gratë që përjetojnë probleme me bllokimin. Këshillohet që nëse keni përvoja të vështira në të ushqyerit me gji të kërkoni këshilla dhe asistencë nga një mami, konsulenti i qumështit, infermieri i kujdesit shëndetësor të komunitetit ose nga mjeku juaj.
Çfarë është bllokimi?
Bllokimi i gjirit do të thotë se gjinjtë që janë të fortë, të ënjtur dhe me dhimbje i kanë të mbushura plot enët e gjaku-t. Kjo do të thotë se thimthat nuk dalin përpara dhe bebja nuk i kap ato në mënyrë të përshtatshme. Bllokimi i gjirit është i ndryshëm nga mbushja e plotë dhe normale e gjirit që ndodh disa ditë pas lindjes kur qumështi hyn në to.
Çfarë duhet bërë për bllokimin
- Ushqeje beben sipas kërkesës derisa të ketë marrë mjaftueshëm;
- Lere beben të mbarojë njërin gji përpara se të fillojë tjetrin;
- Nëse keni gji të fortë dhe shumë qumësht dhe bebja ngopet e qumështi nuk mbaron, lereni të rrjedhë jashtë gjirit lirshmërisht. Ju mund ta grumbulloni atë në një kupë apo enë të sterilizuar dhe ta mbani në frigorifer për përdorim të mëtejshëm;
- Vendose beben në fillim në gjirin që të dhemb më shumë. Përpiqu që të përdorësh njërën anë për një të ushqyer se sa të dy gjinjtë. Nëse bebja është e uritur jepi nga gjiri tjetër;
- Ngrohe gjirin për 5 minuta para dhënies së qumështit. Është ndihmuese dhe jep ndjesi të mirë. Edhe pse nuk është ide e mirë për të nxjerrë qumështin duke e shtypur me dorë, nxirr pak qumësht me gishta në mënyrë që bebja (në ditët e para) t’a nuhasë dhe t’a kërkojë vetë thimthën e t’a kapë atë në mënyrë korrekte;
- Apliko mbulesa të ftohta pas dhënies së gjirit. Gjethet e lakrës pasi lahen futen në frigorifer dhe vihen mbi tërë gjirin, duke sjellë lehtësim të madh;
- Masazhoni gjoksin tuaj lehtë përrreth thimthave ndërsa i jepni qumësht bebes;
- Nëse është e nevojshme shtrydhi thimthat pas dhënies së qumështit;
- Evito dhënien e lëngjeve të tjera bebes;
- Nëse gjinjtë kanë shumë dhimbje, kërkoni ndihmë nga mjeku ose këshilluesi i të ushqyerit me gji për të lehtësuar dhimbjet. Ju mund të jeni ngurruese për të marrë lehtësues për dhimbjet, megjithatë, mbani mend se pasja e dhimbjeve e bën më të vështirë të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurt të bebes me qumësht gjiri.
Mbani mend se nuk ka lehtësi më të madhe për një gji të bllokuar sesa një i ushqyer i mirë i bebes tuaj.
Çfarë janë mastitet?
Mastit-et janë inflamacione të qelizave të gjirit, kryesisht të kanaleve dhe gjëndrave të gjinjve të grave që ushqejnë bebet me gji. Ato shkaktohen nga kanalet e bllokuara të qumështit kur gjinjtë janë plot me qumësht dhe nuk pastrohen në mënyrë të përshtatshme. Mund të vijnë edhe nga bllokimi i thimthave. Bakteret mund të hyjnë në qelizat e gjirit dhe të rriten në kanalet e bllokuara të qumështit. Ju do keni gjinj që dhëmbin dhe do keni thimtha e gji të skuqur dhe të acaruar. Mund të keni edhe temperaturë dhe të ndiheni si me simptoma gripi. Në shumicën e rasteve mastitet shkaktohen sepse bebja nuk thith ose nuk vendoset në mënyrë korrekte për të pirë qumësht.
Çfarë të bësh për mastitet
- Nëse keni dhimbje shkoni te mjeku ose kërkoni ndihmë nga ndonjë mami. Ju mund të keni nevojë për antibiotikë për të kuruar infeksionin.Mastit-et e patrajtuara mund të sjellin absces të gjinjve;
- Është shumë e rëndësishme që të pushoni dhe të shpenzoni kohë për ushqimin e bebes me qumësht. Kërkoni ndihmë nga partneri dhe familja;
- Ushqeni me gji kur e do fëmija. Filloni me gjirin që dhemb. Sigurojuni që bebja të mbahet në mënyrë korrekte dhe ta kapë thimthën mirë (goja të rrethojë jo vetëm thimthën por edhe pjesën më të madhe përreth saj, pjesën e errët të lëkurës përreth thimthës) duke e thith të tërë gjirin. Është e sigurt që të ushqesh beben nga gjiri i prekur;
- Vish veshje të përshtatshme dhe sutjena që nuk shtrëngojnë (që dëmtojnë rrjedhjen e qumështit);
- Ndërro sutjenat nëse lagen nga qumështi;
- Apliko ngrohjen e gjirit që dhemb përpara dhënies së qumështit, duke e ngrohur me ujë të ngrohtë ose duke vendosur një shishe me ujë të ngrohtë sipër tyre;
- Pi lëngje (kryesisht nëse ka temperaturë);
- Paracetamoli mund të merret çdo 4 orë nëse është e nevojshme për lehtësimin e dhimbjes dhe etheve.
Komentoni