Kërkimet e fundit kanë treguar se gratë, që kanë nivele të larta të folateve (acid folik), përpara se të mbeten shtatzënë, kanë më pak mundësi që të lindin një fëmijë me anomalitë e defektit të tubit neural.
Tubi neural është pjesë e zhvillimit të fetusit nga kafka, truri dhe shpina. Defektet në këtë sistem ndodhin një në 500 fëmijë. Defekti më i zakonshëm është spina bifida, që prek pjesën e poshtme të shpinës. Defekte të tjera përfshijnë problemet që lidhen me mosfunksionimin e mirë të trurit. Fëmijët me këto defekte shpesh vdesin, ndërkohë që të tjerët mund të kenë probleme me të ecurën ose me kontrollin e zorrëve dhe fshikëzës së urinës.
Është treguar se një dietë e pasur me folate e përdorur përpara shtatzënisë, mund të parandalojë mbi 70% të anormaliteteve.
Folatet janë gjetur në ushqimet më të shpeshta bimore, sidomos në perimet me gjethe jeshile, drithërat dhe bishtajoret (bizele, fasule dhe thjerrëza). Vitaminat janë shkatërruar nga gatimi dhe nga ruajtja e tejzgjatur. Është mirë që ato të përdoren të freskëta, të pagatuara ose të gatuara lehtë.
Acidi folik është i pranishëm edhe në formën e tabletave.
Nëse po planifikoni për të mbetur shtatzënë, diskutoni me mjekun dietën tuaj. Sigurojuni që jeni duke marrë mjaftueshëm folate për të reduktuar rrezikun e këtij problemi të rrallë dhe serioz.
Komentoni