Regjistrohu/Kyçu

Alkooli i lidhur me rrezikun e kancerit

Konsumi i shpeshtë i alkoolit rrit rrezikun e grave që vdesin nga kanceri me gati një të tretën, sugjeron një studim. Kërkimi zbuloi një frekuencë të lartë të pijes (duke pirë në 3 apo më shumë ditë në javë) që përfshin një rritje të rrezikut të kancerit ndërmjet grave, ndërsa tek meshkujt rritja e rrezikut është e lidhur me sasinë e konsumimit me 3 ose më shumë “pirje në ditë”- rrit rrezikun me 24% (Revista amerikane e Epidemiologjisë 2011; online më 30 Shtator).

Të dhënat e grumbulluara nga më shumë se 320.000 burra dhe gra amerikane, duke përfshirë më shumë se 8000 vdekje nga kanceri, treguan se ekzistonte një mekanizëm që lidhte alkoolin dhe kancerin.

Në lidhje me llojet specifike të kancerit, studimi tregoi se gratë që pinin sasi të larta të alkoolit kanë të dyfishuar rrezikun e kancerit të zorrës dhe atij pankreatik, dhe 44% rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Meshkujt të cilët pinin më shumë se 3 ditë në javë rrisnin rrezikun e tyre për kancerin e prostatës me 55%.


Komentoni