Ndërkohë që një cikël i humbur menstrual është një tregues tipik i hershëm i shtatzënisë, humbja e një periode mund të vijë si pasojë e një sërë faktorësh dhe gjendjesh mjekësore.
Termi amenorrea përdoret nga mjekët për të përshkruar mungesën e menstruacione-ve. Amenorrea primare (në të cilën një femër nuk i fillon menstruacionet) është shumë e rrallë, ndërsa amenorrea sekondare (mungesa e periodave tek një grua që i ka filluar më parë menstruacionet) është shumë më e zakonshme. Datat mund të jenë të çrregullta, me perioda të anashkaluara, për vitet e para pasi një grua të ketë filluar menstruacione-t, si dhe në perimenopauzë (periudha kohore që i paraprin menopauzë-s).
Një grua nuk konsiderohet të ketë amenorrea sekondare, deri sa ajo të ketë humbur tre perioda të njëpasnjëshme menstruale. Megjithatë, shkaqet e amenorreas sekondare në përgjithësi janë faktorët apo gjendjet mjekësore që mund të çojnë edhe në periodë të munguar (një periodë e vetme, jo ndërprerje e periodave).
Nëse një grua nuk është shtatzënë, një periodë e munguar menstruale mund të vijë për shkak të një game të gjerë të kushteve fizike dhe emocionale që variojnë nga stresi i mënyrës së jetesës deri tek sëmundjet e rënda. Shumë prej kushteve mjekësore që gjenden pas periodave të humbura menstruale, mund të ndërhynë në balancën hormonale të trupit, veçanërisht me nivelet e hormoneve seksuale.
Komentoni