Reaksionet alergjike më të zakonshme ndodhin nga shpimi i bletëve, grerëzave dhe milingonave. Shkalla e alergjive ndryshon gjerësisht, megjithatë, shumica e njerëzve që përjetojnë vetëm simptoma të lehta të tilla si kruarje dhe ënjtje të vogla lokale nuk janë konsideruar si “alergjikë” ndaj shpimit të insekteve. Njerëz të tjerë mund të kenë reaksione të rënda alergjike kur pësojnë shpime të tilla, dhe ekziston një numër vdekjesh që regjistrohen çdo vit. Shumica e shpimeve janë të prirura të ndodhin në verë. Shumica e shpimeve nga insektet vetëm shkaktojnë gjendje të parehatshme dhe rezultojnë në dhimbje lokale, kruarje, disa ënjtje dhe skuqje në vendin e shpimit, dhe këto nuk konsiderohen si reaksione alergjike. Në përgjithësi, trajtimi lokalështë i nevojshëm për të trajtuar këtë lloj shpimi. Në këto raste, zona e shpimit duhet të lahet dhe dezinfektohet dhe të aplikohet me akull për të lehtësuar dhimbjen e përgjithshme dhe ënjtjen. Në rastet kur ënjtja vazhdon të përhapet, antistamina ose ndoshta trajtimi me steroidemund të jetë i nevojshëm. Në raste të rralla, vendi i shpuar mund të infektohet ...
Lexo më shumëKëpushat ushqehen me gjaku-n e njerëzve dhe kafshëve, dhe mund t’u transmetojnë sëmundjebartësve të tyre. Ata i bashkëngjiten lëkurës dhe shpesh gjenden nën ije, sqetulla dhe në skalpin e kokës. Heqja e këpushës sa më shpejt të jetë e mundur, mund të ndihmojë në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara prej saj, por të jeni të vetëdijshëm se simptomat mund të zhvillohen apo përkeqësohen edhe pasi këpusha të jetë hequr. Si të heqësh një këpushë Qëllimi është të heqësh këpushën pa dëmtuar gojën e saj, si dhe pa e shtrydhur ose shtrënguar fort, çka mund të shkaktojë zbrazjen e përmbajtjes së saj infektive në trupin e personit. Këto udhëzime janë për përdorimin e një piskatoreje me majë të hollë. Nëse jeni duke përdorur një mjet të veçantë për heqjen e këpushës, ndiqni udhëzimet e caktuara për atë mjet. Piskatoret me majë të gjerë nuk janë të rekomanduara pasi ato mund të shkaktojnë shtrydhjen e trupit të këpushës. 1. Përdorni piskatoren me majë të hollë për të fiksuar këpushën dhe mbajeni sa m...
Lexo më shumëNuk ka të dhëna të qarta për një lidhje midis celularëve dhe kancerit të trurit. Kjo është gjetur në një studim të madh të bërë së fundmi me të dhëna të marra nga grupe njerëzish në kohë të ndryshme. Në një studim 10 vjeçar, kërkuesit që ekzaminuan rreth 360.000 danezë, përdorues të celularëve, kanë gjetur një total të 10,729 rasteve të tumor-eve të sistemit nervor qendror (truri dhe korda shpinore), por incidenca tek përdoruesit ishte e krahasueshme me ata që nuk përdornin celularin (BMJ2011; 343: d6387). Edhe kur studimi u kufizua tek personat që kishin përdorur celularin për më shumë se 10 vite, kishte diferenca të vogla në përqindjen e incidencës së gliomës ose meningliomës midis atyre që përdorin celularët, krahasuar me ata që nuk ishin të ekspozuar. Nuk ka të dhëna për marrëdhënien midis dozës së përdorimit të celularit, kohëzgjatjes së bisedave dhe numrit të rasteve të përdorimit gjatë kohës dhe tumor-eve (në lidhje me atë se ku mbahet aparati celular), thanë autorët. Një editorial që shoqëronte të dhënat, tha se studimi duhet të shikohet në konteksti...
Lexo më shumëNjë studim tregon se ekspozimi ndaj radiacionit të celularëve për 50 minuta pakëson glukozën (sheqerin) në zonat e trurit që janë afër antenës së celularit. Pakësimi i glukozës tregon se qelizat e trurit janë aktive. Kërkuesit në SHBA gjetën se kishte rënie të nivelit të glukozës tek 47 persona të shëndetshëm që morën pjesë në studim, në korteksin orbitofrontal dhe në polet temporale – zona të trurit mbi sy dhe ngjitur me veshin – kur celularët ishin hapur, krahasuar me momentet kur celularët ishin mbyllur. Rezultatet sugjerojnë se absorbimi i radiacionit nga truri mund të “shtojë eksitueshmërinë” e qelizave të trurit, por studimi nuk mundi të përcaktonte nëse përdorimi i celularëve mund të sillte efektet që mund të çojnë në zhvillimin e kancerit, u shkrua në revistënJAMA(2011; 305: 808-13)....
Lexo më shumëDjegia është një dëmtim i indeve të trupit që rezulton nga të nxehtit, kimikatet, elektriciteti apo rrezet e diellit. Djegia mund të shkaktohet edhe nga avulli ose lëngjet e nxehta. Ashpërsia e djegieve varet nga sasia e indeve të prekura dhe thellësia e lëndimit. Djegiet shpesh janë klasifikuar si: Shkalla e parë (ato që shkaktojnë dëme në pjesën e jashtme të lëkurës, epidermi); Shkalla e dytë (shkaktojnë një dëm të rëndë në dermëdhe shtresën nën epidermë); ose Shkalla e tretë (ato që shkaktojnë dëmin më të thellë dhe serioz – dëmtimi i të gjitha shtresave të lëkurës e të qelizave poshtë). Si i trajtoni djegiet? Nëse djegia ka ndonjë nga vetitë e mëposhtme, trajtojeni atë si një djegietë rëndë dhe merrni ndihmë mjekësore të menjëhershme: Skuqje që përfshin nyjet më të mëdha ose fytyrën, këmbët dhe pjesët gjenitale; Ashpërsi ose skuqje të lëkurës që mbulon një sipërfaqe më të madhe se sa një monedhë 20 lekëshe ose që përfshin nyjet e mëdha ose fytyrën, duart, këmbët, organet gjenitale ose prapanicën; Të nxira ...
Lexo më shumë