Regjistrohu/Kyçu

Heqja e këpushave (rriqërave)

Këpushat ushqehen me gjaku-n e njerëzve dhe kafshëve, dhe mund t’u transmetojnë sëmundje bartësve të tyre. Ata i bashkëngjiten lëkurës dhe shpesh gjenden nën ije, sqetulla dhe në skalpin e kokës.

Heqja e këpushës sa më shpejt të jetë e mundur, mund të ndihmojë në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara prej saj, por të jeni të vetëdijshëm se simptomat mund të zhvillohen apo përkeqësohen edhe pasi këpusha të jetë hequr.

Si të heqësh një këpushë

Qëllimi është të heqësh këpushën pa dëmtuar gojën e saj, si dhe pa e shtrydhur ose shtrënguar fort, çka mund të shkaktojë zbrazjen e përmbajtjes së saj infektive në trupin e personit.

kepusha

Këto udhëzime janë për përdorimin e një piskatoreje me majë të hollë. Nëse jeni duke përdorur një mjet të veçantë për heqjen e këpushës, ndiqni udhëzimet e caktuara për atë mjet. Piskatoret me majë të gjerë nuk janë të rekomanduara pasi ato mund të shkaktojnë shtrydhjen e trupit të këpushës.

1. Përdorni piskatoren me majë të hollë për të fiksuar këpushën dhe mbajeni sa më afër lëkurës që të jetë e mundur.

2. Duke u përpjekur të mos shtypni ose shtrydhni këpushën, tërhiqeni atë drejt dhe butësisht duke përdorur një lëvizje të ngadaltë dhe të qëndrueshme. Ju duhet të hiqni të gjithë këpushën.

3. Pasi këpusha është hequr, pastroni zonën e infektuar me një antiseptik apo ujë me sapun.

4. Lani duart me ujë dhe sapun. Mos e kapni këpushën me duar pasi agjentë infektivë mund të hyjnë në trupin tuaj nëpërmjet çarjeve të lëkurës, ose me fërkimin e syve.

Çfarë nuk duhet të bëni

  • Mos e përdridhni këpushën kur jeni duke e hequr, me përjashtim të rastit kur jeni duke përdorur një mjet të veçantë që rekomandon këtë gjë. Disa mjete që përdoren për heqjen e këpushës e përkundin dhe nuk vënë presion mbi pjesët e gojës së saj dhe kështu mund të përndrydhet në mënyrë të sigurt.
  • Shmangni aplikimin e alkoolit metilik, vajgurit, vazelinës,  manikyrin e thonjve, vajin, alkoolin ose kimikate të tjera tek këpusha. Këto kimikate janë përgjithësisht joefektive në shkëputjen e këpushës nga lëkura, dhe mund edhe të stimulojë këpushën të gërmojë më thellë në lëkurë dhe të injektojë më shumë toksina.
  • Mos e përdorni një shkrepse të ndezur apo ndonjë objekt tjetër të nxehtë për të shkatërruar dhe hequr këpushën. Përveç rrezikut të djegies së vetes, kjo metodë nuk i heq këpushat në mënyrë efektive.

Kur duhet të kërkoni ndihmë

Kontaktoni mjekun tuaj nëse ju nuk mund të hiqni dot një këpushë, nuk keni mundur ta hiqni dot të tërën, ose jeni të shqetësuar në lidhje me sëmundjet që lindin prej tyre.

Nëse ju keni një histori të reaksioneve alergjike ndaj kafshimit të këpushës, këpusha duhet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur nga një mjek me akses të ambjentit për trajtimin e këtij reaksioni alergjik. Nëse përpiqeni të hiqni këpushën vetë dhe jeni të pasuksesshëm, kjo mund të shkaktojë një reaksion alergjik. Nëse jeni alergjik ndaj këpushave ju duhet të mbani me vete nje autoinjektues adrenaline (p.sh. Epipen ose Anapen) për trajtimin e reaksioneve të rënda alergjike (anafilaksi).

Sëmundjet lidhur me këpushën

Ndërsa shumica e kafshimeve të këpushave nuk shkaktojnë simptoma, këpushat mund të shkaktojnë probleme, duke përfshirë:

  • Acarim lokal të lëkurës;
  • Reaksione alergjike (të cilat mund të jenë të rrezikshme për jetën, edhe pse kjo është e rrallë);
  • Paralizë nga këpusha (një gjendje e shkaktuar nga neurotoksinat e këpushës – kjo është e rrallë tek njerëzit);
  • Transmetim të sëmundjeve  infektive nga këpusha (infeksione që mund të transmetohen tek  njerëzit dhe kafshët e tjera nëpërmjet kafshimit të këpushës), të tilla si ethet njollore, sëmundja e parazitit të babesiosisit dhe sëmundja e Lyme (Lyme borreliosis). Ekzistenca e sëmundjes Lyme vazhdon të debatohet.

Parandalimi nga kafshimet e këpushave

Masat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ndaj kafshimit të këpushave:

  • Vishni rroba që mbulojnë plotësisht krahët dhe këmbët.
  • Futini pantallonat në çorape.
  • Vini një kapele me strehë të gjerë.
  • Aplikoni në rroba, kapele dhe lëkurë, ilaç kundër insekteve që përmban DEET.
  • Shmangni zonat me shkurre dhe bar të gjatë, sidomos pas shiut.
  • Bëni dush dhe kontrolloni për këpusha menjëherë pasi vini nga jashtë zonave të njohura me prezencë të këpushave.


Komentoni