Reaksionet alergjike më të zakonshme ndodhin nga shpimi i bletëve, grerëzave dhe milingonave. Shkalla e alergjive ndryshon gjerësisht, megjithatë, shumica e njerëzve që përjetojnë vetëm simptoma të lehta të tilla si kruarje dhe ënjtje të vogla lokale nuk janë konsideruar si “alergjikë” ndaj shpimit të insekteve.
Njerëz të tjerë mund të kenë reaksione të rënda alergjike kur pësojnë shpime të tilla, dhe ekziston një numër vdekjesh që regjistrohen çdo vit. Shumica e shpimeve janë të prirura të ndodhin në verë.
Shumica e shpimeve nga insektet vetëm shkaktojnë gjendje të parehatshme dhe rezultojnë në dhimbje lokale, kruarje, disa ënjtje dhe skuqje në vendin e shpimit, dhe këto nuk konsiderohen si reaksione alergjike. Në përgjithësi, trajtimi lokal është i nevojshëm për të trajtuar këtë lloj shpimi. Në këto raste, zona e shpimit duhet të lahet dhe dezinfektohet dhe të aplikohet me akull për të lehtësuar dhimbjen e përgjithshme dhe ënjtjen.
Në rastet kur ënjtja vazhdon të përhapet, antistamina ose ndoshta trajtimi me steroide mund të jetë i nevojshëm. Në raste të rralla, vendi i shpuar mund të infektohet dhe antibiotikët mund të jenë të nevojshëm për të trajtuar infeksionin.
Ashpërsia e reaksioneve alergjike ndryshon nga personi në person. Shumica e reaksioneve alergjike janë të vogla dhe shkaktojnë vetëm ënjtje lokale dhe kruarje. Anafiliksi është një formë e rëndë e reaksionit alergjik, i cili mund të jetë fatal. Ai përfshin ënjtje të rrugëve të frymëmarrjes, vështirësi në frymëmarrje dhe një ulje të presionit të gjaku-t. Anafiliksi mund të ndodhë edhe ndaj ekspozimit nga një sërë shkaktarësh të tjerë, të tilla si ushqime të caktuara apo barna mjekësore, sikundër shpimi nga insektet.
Shenjat e reaksioneve alergjike të rënda përfshijnë:
• Kruarje dhe skuqje intensive dhe në pjesë të tjera të trupit të padëmtuara;
• Qepalla të fryra;
• Gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje;
• Vështirësi në përcjellje për shkak të ënjtjes së gjuhës dhe zërit të ngjirur; dhe
• Marramendje dhe gjendje të fikti – ky është një reagim shumë serioz.
Reaksionet e rënda alergjike në përgjithësi ndodhin brenda 10 minutave nga koha e shpimit, por mund të ndodhin edhe deri në 24 orë pas shpimit. Rastet e reaksionit të rëndë alergjik janë një urgjencë mjekësore dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Nëse thumboheni nga një bletë ose grerzë, mos tërhiqni ose shtrydhni thumbin që ka mbetur në lëkurë, pasi kjo mund të shkaktojë një përhapje më të madhe të helmit. Shpimi mund të hiqet duke e kruajtur atë anash me një thua, thikë të pamprehur ose objekt të ngjashëm.
Reaksionet anafilaktike duhet të trajtohen me adrenalinë. Pajisjet vetëinjektuese (të tilla si Epipen dhe Anapen) janë në dispozicion për njerëzit me reaksione të njohura. Njerëzit me reaksione të njohura anafilaktike, që mund të vinë nga shpimi i inksekteve, ushqime të caktuara apo shkaktarë të tjerë, janë të këshilluar të mbajnë pajisjen me vete gjatë gjithë kohës. Këto pajisje janë të mbushura me adrenalinë dhe duhet të injektohen në muskul në pjesën e përparme të kofshës. Këto lloje pajisjesh mbajnë vetëm një dozë, dhe njerëzit duhet të dërgohen në spital pas injeksionit – vëzhgimi i specialistit është i nevojshëm dhe në disa raste, doza të mëtejshme të adrenalinës mund të jenë të nevojshme.
Komentoni