Regjistrohu/Kyçu

Përdorimi i celularëve lidhur me aktivitetin e qelizave të trurit

Një studim tregon se ekspozimi ndaj radiacionit të celularëve për 50 minuta pakëson glukozën (sheqerin) në zonat e trurit që janë afër antenës së celularit. Pakësimi i glukozës tregon se qelizat e trurit janë aktive.

Kërkuesit në SHBA gjetën se kishte rënie të nivelit të glukozës tek 47 persona të shëndetshëm që morën pjesë në studim, në korteksin orbitofrontal dhe në polet temporale – zona të trurit mbi sy dhe ngjitur me veshin – kur celularët ishin hapur, krahasuar me momentet kur celularët ishin mbyllur.

Rezultatet sugjerojnë se absorbimi i radiacionit nga truri mund të “shtojë eksitueshmërinë” e qelizave të trurit, por studimi nuk mundi të përcaktonte nëse përdorimi i celularëve mund të sillte efektet që mund të çojnë në zhvillimin e kancerit, u shkrua në revistën JAMA (2011; 305: 808-13).


Komentoni