Gjatë një cikli menstrual normal, është e zakonshme që gratë të vuajnë disa dhimbje. Një lloj dhimbjeje që mund të përjetoni është dhimbja kongjestive. Kjo ndodh disa ditë para periodave tuaja dhe përmirësohet zakonisht kur fillon gjakderdhja. Gratë e përshkruajnë këtë si një dhimbje të thellë dhe të shurdhët.
Dhimbja gjatë periodave është e quajtur dismenorre-a. Dismenorrea zakonisht është klasifikuar në dismenorrea primare dhe sekondare.
Dismenorre-a primare fillon zakonisht brenda vitit të parë ose të dytë të periodave tuaja të para. Dhimbja është e vrullshme dhe me dhimbje barku. Kjo lloj dhimbjeje ndodh kur periodat tuaja fillojnë (ose vetëm pak më përpara) dhe zgjat rreth 2 deri 3 ditë. Ajo është menduar të jetë për shkak të kontraktimeve të barkut (uterusit) të sjella nga prostaglandina.
Prostaglandis janë hormone normale që janë prodhuar nga trupi. Ato stimulojnë kontraktimet e uterusit tuaj gjatë periodave dhe janë përgjegjëse për kontraktimet gjatë lindjes. Kontraktimet janë të dhimbshme për shkak se ata ngjeshin enët e gjakut në mitër, duke ndërprerë furnizimin me gjak dhe privuar indet e gjakut.
Dismenorre-a sekondare është dhimbje periodash e shkaktuar nga një çrregullim themelor. Ajo zakonisht fillon më vonë në jetë.
Shkaqet përfshijnë endometriozën (kur indet nga rreshtimi i mitrës rriten diku tjetër në trup dhe rrjedhin çdo muaj, kur ju keni menstruacione). Sëmundja inflamatore e pelvikut, një tumor beninj i mitrës, quhet myoma submucous, IUD, një gjendje e rrallë kongjenitale e quajtur “blind uterine horn” dhe ngushtimi i kanalit të qafës së mitrës (hyrja e mitrës), i cili kufizon rrjedhjen e gjakut.
Gratë që kanë perioda të rënda, kanë probleme me dhimbjen e periodave më shumë sesa gratë që nuk kanë. Dhimbja e tyre mund të jetë e shkaktuar nga uterusi, duke u munduar për të dobësuar mpiksjen e gjakut.
Shkoni tek doktori juaj i familjes nëse dhimbja ka filluar pas një varg problemesh me periodat ose është përkeqësuar. Është e rëndësishme të siguroheni që nuk ka ndonjë çrregullim që shkakton dhimbjen.
Mjeku juaj mund t’ju sugjerojë një ekzaminim të brendshëm. Për disa gra, që kanë një histori mjekësore dhe simptoma, kjo do të jetë e mjaftueshme për mjekun në mënyrë që të bëjë diagnostikimin.
Për gratë e tjera me dhimbje të rënda, një sërë hetimesh mund të ofrohen. Këto mund të përfshijnë një laparaskopi (ekzaminimin e organeve pelvike me një instrument teleskopik të futur në një vrimë të vogël nën kërthizën tuaj, e cila kryhet nën anestezi) ose të një ultratingulli (në të cilin valët e zërit që synojnë përmes legenit tuaj ose fryrjes në vaginë, kthehen pas dhe japin një tablo të organeve tuaja të brendshme).
Një pako e ngrohtë, si p.sh. një shishe me ujë të ngrohtë e vënë në pjesën e barkut, mund t’ju lirojë.
Mbani një ditar për simptomat tuaja për disa muaj. Ai do t’ju ndihmojë që të vëreni më nga afër, dhe në rastet kur dhimbja është më e përkeqësuar, të mund të planifikoni sesi të veproni. Gjithashtu, do të mund të jeni në gjendje që të jepni informacion rreth natyrës së dhimbjes, nëse kërkohet.
Kryeni ushtrime rregullisht ndërmjet periodave. Kur jeni me perioda, rezistojini kërkesës për të ecur në mënyrë të kërrusur (mund të keni nevojë për ilaçe kundër dhimbjes për ta bërë këtë). Disa gra konstatojnë se ushtrimet e të shtriqurit ose të ecurit lirojnë dhimbjet e tyre.
Disa gra vërejnë se një pije e ngrohtë mund ti ndihmojë që të ndihen më mirë; veçanërisht çaji me xhinxher, që mund të ndihmojë për dhimbjet e barkut dhe për përzierjet. Çaji i mentes është i nevojshëm për të lehtësuar shqetësimet e barkut.
Mjete të ndryshme bimore dhe minerale kanë qenë të njohura për të ndihmuar me dhimbjet e periodave. Këto përfshijnë magnez dhe “Vitex Agnus castus”. Janë përdorur gjithashtu Akupunktura dhe TENS (Transcutaneous stimulimi elektrik nervor).
Qetësuesit e lehtë të dhimbjeve, siç është paracetamoli ose aspirina, mund të ndihmojnë në lirimin e dhimbjeve për disa gra.
Megjithatë, për shkak se disa dhimbje periodash mund të shkaktohen nga një tepricë e prostaglandinës në mitër, medikamentet të cilat mund të ndalojnë prodhimin e prostaglandinës shpesh janë shumë efektive në lehtësimin e dhimbjeve të periodave.
Këto lloje ilaçesh përfshijnë ilaçet anti–inflamatore, josteroidale (IJSAI). Shembuj të IJSAI të përdorura për dhimbjen e periodave që janë të pranishme edhe në farmaci janë diclofenac (siç është voltareni),ibuprofen (p.sh. nurofen), mefenamic acid (ponstan) dhe naproxen (p.sh naprogesic). Këto ilaçe, gjithashtu, ju mund t’i blini pa një recetë, por është e këshillueshme që të flisni më parë me farmacistin ose doktorin tuaj se cili nga ilaçet është më mirë për ju. Vrasësit e fortë të dhimbjeve janë gjithashtu të pranishëm në recetën e dhënë nga doktori juaj.
Një trajtim i suksesshëm është pilula kontraceptive, e cila ndikon tek ovulacioni dhe shkakton kështu gjakderdhje që në disa gra, mund të jetë më pak e dhimbshme. Kjo funksionon, pasi dhimbja e dismenorre-as në përgjithësi ndodh vetëm në ciklin menstrual, në të cilin ovulacioni (lirimi i vezës) ndodh.
Për dismenorrean sekondare, trajtimet do të variojnë në varësi të natyrës së problemit themelor.
Komentoni