Dielli dhe lëkura: Eksplorimi i miteve
Ekzistojnë shumë mite rreth ekspozimit ndaj diellit dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit të lëkurës.
Miti numër 1: Nxirja e trupit më bën të dukem e shëndetshme dhe nëse unë nuk digjem, unë nuk jam duke i shkaktuar dëm lëkurës time
- Ekspozimi diellor që shkakton nxirjen ose skuqjen e lehtë të lëkurës është një indikacion i dëmtimit të lëkurës.
- Ekspozimi diellor kumulativ përgjatë viteve, edhe pa djegien diellore, mund të rezultojë në dëmtim të lëkurës siç është kanceri i lëkurës dhe plakja e parakohshme.
Miti numër 2: Krevatet diellore dhe solaret janë mënyra të sigurta për të nxirë lëkurën time
- Kanceri i lëkurës është shkaktuar nga rrezet ultraviolet (UV) të quajtura UV-A dhe UV-B. Drita që vjen nga solaret përmban rreze UV-A dhe UV-B, të cilat të dyja njihen për shkaktimin e kancerit të lëkurës.
Miti numër 3: Unë kam nevojë vetëm për kremin e diellit nëse unë jam jashtë gjatë gjithë kohës në diell
- Vetëm aplikimi i kremit mbrojtës kur jeni të ekspozuar gjatë gjithë ditës në diell është një rrezik i kancerit të lëkurës. Ndërkohë që disa ekspozime ndaj dritës së diellit ndihmojnë në mbajtjen e nivelit të vitaminës D në trup, por është diçka e mençur për të mbrojtur lëkurën nga mbiekspozimi, veçanërisht kur indeksi UV është i moderuar ose i lartë (3 ose më shumë).
- Mbani mend këtë gjë kur të aplikoni kremin e diellit, ai duhet të aplikohet 20 minuta përpara ekspozimit në diell dhe më pas të riaplikohet pas 2 orëve.
Komentoni