E GABUAR. Kjo tingëllon e drejtë: një faktor mbrojtës 100 duhet të jetë dy herë më mbrojtës sesa një faktor 50, por ai është vetëm disa pikë përqindjeje më mbrojtës. Një faktor mbrotës 15 filtron 93% të rrezeve të diellit dhe një faktor mbrojtës 30 filtron 97% të tyre. “Por numri bëhet i parëndësishëm nëse ju nuk aplikoni aq krem sa duhet”, thotë Dr. Mona Gohar, një dermatologe në Danbury – Konektikat dhe një profesoreshë klinike, asistente në departamentin e dermatologjisë në Universitetin e Yale-it. Studimet e fundit tregojnë se njerëzit nuk përdorin mjaftueshëm krem.
“Për një mbrojtje më të mirë aplikoni 20-40 gr (pak a shumë sa madhësia e një topi ping pongu ) krem kundër diellit në trup, 30 minuta para se të dilni (kështu që lëkura ta përthithë plotësisht), si dhe çdo dy orë në çdo pjesë të ekspozuar të lëkurës, pas kësaj”, thotë Gohar.
Për fytyrën, aplikoni një porcion me madhësi sa një monedhë çdo ditë, pavarësisht nga moti. Vini re gjithashtu se faktori mbrojtës (SPF) i referohet mbrojtjes vetëm kundër rrezeve UVB (rrezet që të djegin) dhe jo kundër rrezeve UVA (rrezet që e plakin lëkurën). Është e nevojshme të ruheni nga të dyja këto rreze, pasi të dyja këto rreze mund të sjellin kancer të lëkurës.
E VËRTETË. Shumica e kremrave mbrojtës kanë një afat përdorimi prej dy vitesh, thotë Dr. Jordana Gilman, një dermatologe në qytetin e Nju Jork-ut. Gjithsesi, nëse ju e përdorni në mënyrën e duhur kremin kundër diellit, nuk duhet t’ju ngelë tepër pasi nevojiten 20-40 gr krem për të mbuluar gjithë trupin. Një shishe 80 gramëshe, duhet të zgjasë maksimumi për 4 aplikime.
E GABUAR. Një bluzë e zakonshme ofron një faktor mbrojtës që i afrohet numrit 7, vë në dukje Gilman. Pëlhurat e errëta dhe punimet më të ngushta ofrojnë mbrojtje më të madhe, por ajo është shumë më e sigurt për ju, nëse aplikoni krem mbrojtës para se t’i vishni. Ose më mirë akoma, vishni rroba që janë prodhuar me pëlhura mbrojtëse kundër rrezeve UV (ultra vjollcë). Këto lloj rrobash trajtohen posaçërisht me ngjyrues pa ngjyrë që thith rrezet UV dhe shumica ofrojnë një faktor mbrojtjës 50, si për rrezet UVB ashtu edhe për rrezet UVA.
Nuk dëshironi të investoni për një garderobë tërësisht të re për verën? Shtojini detergjentit një pikë produkti larës me faktor mbrojtës, të cilin mund ta hidhni tek rrobat që do të lani.
E GABUAR. Sigurisht që përdorimi i tualetit me faktor mbrojtës është më mirë sesa anashkalimi i plotë i tij, por kjo nuk është aq i dobishëm sa aplikimi i një locioni kundër diellit poshtë make-up-it. Në përgjithësi, shumica e tualeteve copëtohet në fytyrë, duke i lejuar rrezet UV të depërtojnë.
“Në mënyrë që tualeti të sigurjë mbrojtje kundër rrezeve UV, ai do të duhet të vendoset mbi një shtresë të trashë, gjë të cilën shumica e femrave nuk e bëjnë”, thotë Gillman.
Kështu që nëse nuk keni ndërmend të dëndeni me ngjyrosës lëkure, zbuteni lëkurën në fillim me një locion kundër diellit dhe më pas aplikoni tualetin tuaj.
E GABUAR. E vetmja mënyrë që kremi kundër diellit mund të jenë kërcënues për shëndetin tuaj, është nëse ai përthithet nga trupi, gjë që nuk do të ndodhë, thotë Dr. Amy Wechsler, dermatologe dhe autore e librit The Mind Beauty Connection: 9 Ditë për të larguar plakjen nga stresi dhe shpalosur një lëkurë më rinore dhe të bukur. “Rrezet UV i shkatërrojnë molekulat kimike të disa produkteve kundër diellit në një kohë relativisht të shkurtër, shumë më përpara se të mund të depërtojnë në lëkurë”.
Ende shqetësoheni? Përdorni një krem mbrojtës me përbërës bllokues fizik, si oksid zinku dhe oksid titani, të cilët mbeten në sipërfaqe të lëkurës si një barrierë mbrojtëse. Mos u tundoni të përdorni produkte kundër diellit tek fëmijët apo foshnjat, të cilat nuk përmbajnë domosdoshmërisht bllokues fizik.
Ju duhet gjithashtu të shikoni “përbërësit aktiv” në etiketë për të parë se çfarë gjendet brenda shishes. Edhe i njëjti produkt mund të ndryshojë nga viti në vit.
E GABUAR. “Asnjë produkt mbrojtës ndaj diellit nuk është me të vërtetë i papërshkueshëm nga uji”, thotë Wechsler. FDA-ja është dakord me këtë. Kremrat mbrojtës lejohet të quhen “rezistent ndaj ujit”, por jo “i papërshkueshëm nga uji” dhe etiketat e tyre duhet të tregojnë se sa zgjat rezistenca ndaj ujit.
Ju duhet të rivendosni kremin mbrojtës çdo dy orë, dhe çdo herë që hyni ose dilni nga deti apo djersiteni.
E GABUAR. Nuk ka dyshim për këtë: Ju keni vitaminë D (e cila mund të prodhohet nga trupi kur ai është i ekspozuar ndaj diellit). Por kjo nuk ju jep leje për të mos përdorur një produkt me faktor mbrojtës.
“Ju mund të merrni ende mjaftueshëm rreze dielli edhe duke mbajtur një krem mbrojtës, sa për të prodhuar vitaminë D”, thotë Dr. Brett Coldiron, një dermatolog në Universitetin e Cincinnati-t.
Për ne mund të jetë më e vështirë të prodhojmë vitaminë D në dimër apo kur moshohemi. Por ne prapë mund të marrim vitaminë D nga shtojcat ushqimore apo ushqimet e fortifikuara. Instituti i Mjekësisë rekomandon që shumica e të rriturve të marrin 600 IU (njësi ndërkombëtare) vitaminë D në ditë. Disa njerëzve mund t’ju duhet më shumë, kështu që këshillohuni me specialistin e fushës.
E VËRTETË. Ndërkohë që ata nuk janë përbërës aktiv të kremrave mbrojtës, antioksidantët janë shtojca të shkëlqyera të faktorëve mbrojtës. Vetëm kremi mbrojtës nuk i bllokon të gjitha rrezet e dëmshme të diellit. Edhe një faktor mbrojtës 50 bllokon vetëm 98% të rrezeve ultravjollcë. “Antioksidantët janë një mënyrë e mirë për të kapur rrezet UV që i shpëtojnë kremit mbrojtës”, thotë Gohar. Kremrat mbrojtës të përforcuar me antioksidantë të dashur për lëkurën, si çaji jeshil, ekstrakti i polifenoleve nga domatet dhe manaferrat, kanë dëshmuar se reduktojnë formimin e radikaleve të lira (grimca të vogla kimike që “bëjnë kërdinë” në lëkurë dhe mund të shkaktojnë kancer të lëkurës) në praninë e rrezeve UV.
Komentoni