Regjistrohu/Kyçu

Heqja e ashklave

Ashklat në lëkurë mund të shkaktojnë infeksion nëse nuk hiqen. Edhe pse shumica e ashklave mund të hiqen pa probleme, disa tipe ashklash janë serioze dhe mund të hiqen nga mjekë profesionistë për të evituar dëmtimet e mëtejshme.

Tipet e ashklave që kërkojnë vëmendje profesionale:

  • Janë të mëdha;
  • Janë të futura thellë në lëkurë;
  • Kanë gjemba e gremça, sidomos halat e peshkut dhe copat e metaleve;
  • Janë afër syve ose në sy; dhe
  • Janë futur në ndonjë nyje të trupit.

Nëse ashklat nuk janë të kësaj natyre, atëhere mund të jetë e sigurt që ato të hiqen vetë duke përdorur metodën e mëposhtme:

  • Lani lëkurën përreth ashklës me ujë të ngrohtë dhe sapun;
  • Përdorni piskatore të sterilizuar, kapeni ashklën sa më afër lëkurës; dhe
  • Hiqni direkt ashklën. Mos e tërhiqni shumë fort ose shpejt sepse ashkla mund të thyhet.

Nëse pas kësaj keni dhimbje ose ënjtje, kontaktoni me mjekun. Nëse plaga është e infektuar, ndoshta mund të keni nevojë për injeksion tetanozi (tetanus) ose antibiotikë.


Komentoni