Regjistrohu/Kyçu

Zgjidhjet estetike për dëmtimet e flokut

Struktura e flokëve me të cilën ju rriteni bëhet pjesë e identitetit tuaj. Ju mësoni t’i stilizoni flokët në një mënyrë që ju përshtatet ju dhe stilit tuaj të jetesës. Ndryshimet e flokëve mund të jenë turbulluese. Me kalimin e kohës, flokët mund të bëhen kaçurrela, të drejta, të holla apo të ashpra.

Ka shumë faktorë që mund të ndryshojnë strukturën e flokëve. Disa prej tyre ju nuk mund t’i kontrolloni, ndërsa disa të tjerë mund të jeni duke i shkaktuar vetë, pa e ditur.

Lexoni më tej për të kuptuar pse ndryshon struktura e flokëve tuaj dhe çfarë mund të bëni për ta përmirësuar atë.

Shkaku: Thinjat

Flokët e thinjur dalin kur peroksidi i hidrogjenit grumbullohet në gjëndrën e flokëve. “Kjo i bën flokët të zbardhen nga brenda- jashtë”, thotë dr. Debra Jaliman, një dermatologe në Nju Jork dhe zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Flokët e thinjur janë më të trashë dhe më të tendosur, kështu që flokët tuaj bëhen më të trashë kur shumëfishohen.

Ju nuk mund të bëni asgjë për të ndaluar thinjat. Kjo është diçka e trashëguar. Por ju mund t’i zbusni flokët e thinjur me një prerje flokësh të mirë dhe kujdes të veçantë.

Zgjidhjet: Lajini dhe zbutini flokët me produkte të projektuara për flokët e thatë. Përdorni një balsam që nuk shpëlahet për t’ju ndihmuar me fijet më të trasha.

Zbutjet në thellësi, në një sallon bukurie apo në kushte shtëpiake, mund t’ju ndihmojnë, thotë Eugene Toye, stilist në sallonin Rita Hazan në Nju Jork. Ai ka stiluar flokët e Sofia Vergaras dhe Neil Patrick Harris-it.

Disa stilistë flokësh përdorin trajtime me keratinë për të përmirësuar cilësinë e flokëve të trashë dhe të thinjur. Por këto trajtime janë të shtrenjta dhe mund të përmbajnë nivele të rrezikshme të formaldehidit, i cili njihet si shkaktar i kancerit.

Toye këshillon të bëni një prerje të re flokësh që i përshtatet përbërjes të re të tyre. “Mos u mundoni të luftoni flokët tuaj”, thotë ai. “Në qoftë se është me onde, mos u mundoni ta bëni të drejtë”.

Shkaku: Kemioterapia

Kemioterapia është ekstreme dhe ajo ose shkakton ndryshime të mëdha në përbërjen e flokëve, ose nuk shkakton asnjë të tillë. Nëse flokët ju bien gjatë trajtimit, ata mund të rriten përsëri dhe të jenë më të trashë, më kaçurrela apo më të drejta, në tërësi ose vetëm në vende të caktuara.

Zgjidhjet: Me kalimin e kohës, struktura e flokëve mund të kthehet si ka qenë para kemioterapisë, por flokët e parë që rriten përsëri, janë veçanërisht të brishtë. Shmangni proceset kimike si lyerja apo shtrirja e flokëve për pak kohë”.  Për më tepër nuk janë vetëm flokët e parë që janë të prirur për t’u dëmtuar. Lëkura e kokës mund të jetë e ndjeshme për 6 muaj ose më shumë pas trajtimit.

Zbutini flokët pas kemioterapisë, për t’i ndihmuar të rriten të shëndetshëm. Nëse nuk jeni mësuar me flokë të shkurtër, mendojeni periudhën e rritjes së flokëve pas kemioterapisë, si një kohë për të provuar stile më të shkurtra të flokëve. Nëse jeni vërtet të pakënaqur me flokët që po rriten të hollë dhe të copëzuar, Toye këshillon të vishni një paruke, ndërkohë që flokët vazhdojnë të rriten.

Shkaku: trajtimi i tepërt i flokëve

“Sa herë që ju i ekspozoni flokët ndaj një procesi kimik të tilla si dekolorimi apo drejtimi i flokëve, ju ndryshoni integritetin natyral të flokëve”, thotë Toye. Mbi-përpunimi sjell flokë të thatë, të brishtë, të ashpër dhe pa shkëlqim, të cilët i rezistojnë stilimit. Pra, nëse flokët tuaj janë të drejtë ato nuk duhet të bëhen kaçurrela dhe anasjelltas.

Zgjidhjet: Sa më pak përpunime të bëni, aq më mirë është për flokët tuaj. Por kur dëmi është bërë, e vetmja mënyrë për t’a rikuperuar vërtetë gabimin, është t’i prisni flokët e dëmtuar dhe të lini që floku i shëndetshëm të rritet.

Deri sa ta bëni këtë, Toye këshillon trajtime me zbutje në thellësi të flokut, përbërje me proteina dhe produkte hidratuese për flokët, në mënyrë që floku të duket i shëndetshëm përkohësisht. Kërkoni për përbërës të tillë si proteina, aminoacide dhe pantenol.

Shkaku: Ndryshimet hormonale

Hormonet mund të kenë ndikim të madh tek flokët e femrave. Nëse jeni shtatzënë, ju mund të keni flokë të trashë dhe me shkëlqim. “Shtatzënia i jep shumicës së femrave flokët më të mirë që do të shohin ndonjëherë”, thotë Jaliman. Por menopauza dhe zhbalancimet e tjera hormonale mund t’i bëjnë flokët të ashpër dhe të hollë.

Zgjidhjet: Medikamentet pa recetë si minoksidili, pilulat finasteride me recetë dhe pajisjet lazer mund t’i ruajnë flokët nga hollimi si dhe të rrisin disa flokë të rënë. Trashja e flokëve dhe produktet e stilimit të flokëve që përforcojnë organizmin, mund të shtojnë pak volum të përkohshëm.

Disa ekspertë rekomandojnë marrjen e biotinës, një vitaminë B, ​​çdo ditë për të ndihmuar trashjen e fijeve të flokut. Kur përdoren rregullisht, zbutësit mund t’i japin flokëve një përbërje më të lëmuar dhe të mëndafshtë.

Një prerje e drejtë flokësh (ku çdo fije ka të njëjtën gjatësi) mnd t’i bëjë flokët e hollë të duken më të plotë. “Nuk është mirë të shtresëzoni flokët e hollë”, thotë Toye. Ai gjithashtu rekomandon përdorimin e produkteve që i japin flokëve volum kur stiloni flokët, si dhe t’i lini ata të thahen vetë para se t’i thani me tharëse flokësh.

“Kur ju i thani me tharëse flokët e njomë, tërheqja që krijon makineria largon strukturën natyrale të flokut”, thotë Toye. ” Nëse ju i lini flokët të thahen natyrshëm, atëherë gjithçka që duhet të bëni është të zbusni majat”.

Bikudinat e nxehta janë një tjetër alternativë. “Bikudinat e mëdha dhe të gjera janë të mrekullueshme për flokë të hollë dhe ju marrin vetëm disa minuta kohë”, shton Toye.


Komentoni