Regjistrohu/Kyçu

Djegia nga dielli: Parandalimi dhe trajtimi

Djegia nga dielli është më mirë që të parandalohet sesa të trajtohet.

Kremrat e diellit janë një mënyrë e mirë e parandalimit, bashkë me kapelet, rrobat dhe mosekspozimin në diell në mesin e ditës. Kremrat e diellit me gamë të gjerë të bllokut UVA dhe UVB quhen spektri i gjerë. UVB është më intensiv se UVA, pasi UVA ende mund t’iu djegë.

Kimikatet e mbrojtjes diellore

Kimikatet e mbrojtjes së diellit, absorbojnë rrezet ultraviolet të dëmshme, për të mbrojtur lëkurën kundër djegies së diellit. Kimikate të ndryshme kanë efekte të ndryshme ndaj mbrotjes UVA dhe UVB. Kimikatet e mbrojtjes diellore duhet që të aplikohen të paktën 15 minuta përpara ekspozimit në diell, për ta bërë lëkurën më aktive ndaj mbrojtjes nga djegia.

Kremrat diellor fizikë

Kremrat diellor për trupin shmangin rrezatimin UV nga lëkura në vend që ta absorbojnë atë. Oksid zinku ose dioksid titaniumi janë veçanërisht efektivë, sidomos për hundën dhe veshët. Spektri i mbrojtjes së dioksidit të titaniumit, shtrihet në vargun UVA dhe kështu që ajo është e përfshirë shpesh në kombinime me kremra diellor kimikë.

Mbrotje të tjera diellore

Kremrat e diellit nuk janë 100% efektivë në parandalimin e dëmtimit të lëkurës. Disa mbrojtës të tjerë diellor esencialë, përfshijnë: balsamin e buzëve, syzet e diellit, kapelet dhe rrobat.

  • Balsami i buzëve: ju duhet gjithmonë që ti mbroni buzët tuaja. Është e rëndësishme që ta aplikoni atë vazhdimisht, pasi ajo ka mundësi që të largohet.
  • Syzet e diellit: syzet në fakt ju mbrojnë ndaj rrezeve UV.
  • Kapelet: ju gjithmonë duhet të mbani një kapele kur qëndroni në diell. Shumë shkolla, insistojnë që studentët gjatë periudhës së verës në shkollë duhet të mbajnë kapele.
  • Rrobat: këto duhet të jenë të përbëra nga material pambuku në mënyrë që të ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme nga dielli.

Duhet që vazhdimisht të kërkoni që të qëndroni në hije dhe të shmangni të dalurat gjatë ditës (ndërmjet orës 11-15).

Trajtimet e djegies së butë

Nëse ju përjetoni një djegie të butë diellore, ju duhet:

  • Të vishni rroba të lirshme, të buta dhe të shmangni rrobat që irritojnë lëkurën e djegur;
  • Të përdorni një krem (një locion aloe vera ju ndihmon në lirimin e djegieve);
  • Të bëni një banjo të ftohtë ose të vendosni kompresa të ftohta në zonat e djegura;
  • Të pini sa më shumë lëngje për të ruajtur dehidratimin; dhe
  • Të përdorni anestezinë lokale për lirimet afatshkurtra.

Produktet e trajtimeve të djegies diellore

Këto produkte do t’ju ndihmojnë në lirimin e irritimit të lëkurës së thatë dhe të skuqur.

Kur duhet të kërkoni këshillën mjekësore?

  • Nëse ju keni një djegie të fortë, dhimbje ekstreme, shëndet të përgjithshëm jo të mirë ose dhimbje koke;
  • Nëse ju keni një sasi anormale djegieje ndaj ekspozimit në diell dhe jeni nën ndikimin e një medikamenti, i cili mund të përshpejtojë djegien e lëkurës.

Ju duhet të kërkoni këshilla mjekësore nëse fëmija juaj merr një djegie të moderuar në të rëndë, pasi ato shkaktojnë dehidratim dhe kanë nevojë për një kujdesje lëkure të përshtatshme.


Komentoni