Është shumë e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën gjatë ekspozimit në diell, për shkak të rrezikut të kancerit të lëkurës. Ekspozimi afatgjatë në diell mund të shkaktojë plakjen e parakohshme, ku lëkura bëhet më pak elastike dhe rrudhat fillojnë të shfaqen.
Mbrojtja e mirë diellore përfshin:
SPF është faktori mbrojtës kundër diellit dhe është i lidhur me sasinë e absorbimit të rrezeve ultraviolet të llojit B (UBV). SPF përcakton teorikisht sesa gjatë ju mund të qëndroni në diell përpara se ju të digjeni. Nëse koha juaj e djegies pa mbrojtës diellor është 10 minuta, atëherë faktori 15 mund t’ju lejojë që të qëndroni në diell 150 minuta (15 minuta x 10) ose 2 orë e 30 minuta. Megjithatë, ju duhet ta riaplikoni kremin gjatë kësaj kohe.
Koha e djegies varet nga lloji i lëkurës. Megjithatë, për shkak të niveleve të larta të UV, është e rëndësishme që të gjitha llojet e lëkurave të kenë një mbrojtje maksimale ndaj diellit.
Ju duhet të aplikoni kremin e mbrojtjes nga dielli 20–30 minuta përpara se të dilni jashtë. Ju duhet gjithashtu ta riaplikoni shpesh atë (të paktën çdo dy orë), ose më shpesh nëse jeni duke u ushtruar ose notuar.
Kremi i diellit të fëmijëve duhet të aplikohet më rregullisht (çdo 20 deri më 40 minuta) sepse fëmijët janë më aktivë dhe kremi i tyre mbrojtës ka më shumë mundësi për tu fshirë.
Mbani mend se reflektimi i ujit, borës dhe rërës mund të shkaktojë djegien nga dielli, kështu që ju duhet ta aplikoni kremin e diellit edhe nëse dielli është prapa resë. Ju duhet gjithashtu të mbroni edhe buzët tuaja.
Kremrat mbrojtës të diellit kanë tendencë që të jenë më rezistente ndaj ujit sesa produktet me bazë uji. Produktet rezistente ndaj ujit e mbajnë mbrojtjen e diellit për të paktën 40 minuta kur ju jeni në ujë. Megjithatë, ju duhet të tregoheni të kujdesshëm që produktet vajore të mund të parandalojnë avullimin e djersës, që mund të rrisë rrezikun e mbingrohjes, veçanërisht në kohë të lagësht. Njerëzit me akne duhet të shmangin produktet me bazë vajore pasi ato mund të përkeqësojnë lëkurën.
Lloji i produktit më i përshtatshëm për ju do të varet nga:
Shumë njerëz akoma mendojnë që një lëkurë e nxirë është e shëndetshme dhe shumë tërheqëse. Produktet e rrezatimit artificial mund ta sigurojnë këtë pamje pa u munduar për të qëndruar shumë në ekspozime të tejzgjatura. Rrezatimet artificiale nuk do t’ju ndihmojnë që të mbroheni ndaj rrezeve UV të diellit. Disa produkte të rrezatimit artificial kanë përmbajtje mbrojtëse ndaj diellit, por ndërkohë edhe kremrat mbrojtës të diellit duhet të aplikohen.
Komentoni