Broshura Regjistrohu/Kyçu

Aknet: Adoleshentët me akne kanë më shumë mendime për vetëvrasje

Sipas një studimi të kohëve të fundit, adoleshentët me akne, kryesisht meshkujt, kanë më shumë shanse që të përjetojnë përvoja problemesh mendore dhe mendimesh vetëvrasjeje (J Invest Dermatol më 16 shtator 2010, online). Sipas një pyetësori të bërë me rreth 4000 adoleshentë norvegjezë të moshave midis 18–19 vjeç u gjet se ideimi i vetëvrasjeve (të menduarit rreth vetëvrasjes) ishte tre herë më i lartë tek djemtë me aknekrahasuar me djemtë që nuk kishin akne, dhe dy herë më i lartë krahasuar me vajzat që kishin akne. Adoleshentët me aknekanë përqindje të lartë të problemeve mendore, probleme në shkollë dhe më pak mundësi për marrëdhënie seksuale. Edhe pse studimet bëjnë lidhjen midis trajtimit me izotretinoinë (Roakutan) dhe vetëvrasjeve, përdorimi në doza të vogla i izotretinoinës në popullatën e studiuar nxiti autorët që të spekulonin se ishin aknet ato që sillnin probleme të shëndetit mendor....

Lexo më shumë      

Çrregullimet e të ngrënit

Termi “çrregullim i të ngrënit” është përdorur për të përshkruar njësëmundjeserioze, që prek pjesën më të madhe të njerëzve dhe kryesisht femrat. Dy llojet kryesore të kësaj sëmundjeje janë: Anoreksia nervoze; dhe Bulimia nervoze. Të dyja këto sëmundjekanë karakteristika të ngjashme, duke përfshirë një preokupim në peshë dhe në ushqim. Anoreksia nervoze Mendohet se anoreksia prek një në 100 adoleshentë. Është 20 herë më shumë i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt. Personat e prekur mund të humbin rreth një të gjashtën e masës së tyre trupore dhe shpesh, akoma edhe më shumë. Kjo ndodh sepse ato refuzojnë që të hanë shumë ushqim, pavarësisht faktit se ato ndihen të uritur. Ata zakonisht kanë një përshtypje të gabuar për madhësinë e tyre të trupit, duke besuar se ato vetë janë të shëndoshë, kur për të tjerët nuk është e njëjta gjë. Ata kanë një frikë të madhe për t’u shëndoshur dhe mund të fillojnë të interesohen lidhur me udhëzime për dobësim, receta librash dhe informacione të tjera, në lidhje me ushqim...

Lexo më shumë      

Vetëvrasja: Cilat janë shenjat paralajmëruese?

Vetëvrasja është një ndodhi tragjike për familjarët, miqtë dhe të tërë komunitetin. Edukimi për vetëvrasjen dhe parandalimin e tij është hapi i parë zvogëlimin e incidenteve. Cilët janë faktorët rrezikues për vetëvrasje? Ekzistojnë një sërë faktorësh që rrisin rrezikun e personit për vetëvrasje, dhe shpesh këto faktorë ndodhin të kombinuara. Disa nga faktorët rrezikues janë: Të paturit e sëmundjes mendore siç është depresioni, çrregullimibipolarose skizofrenia; Të paturit e një çrregullimi personaliteti; Abuzimi me drogat e paligjshme dhe alkoolin; Një histori familjare me vetëvrasje ose sëmundjemendore; Tentime të mëparshme për vetëvrasje; Të paturit e një sëmundjeje kronike; Të qënurit në vështirësi financiare, duke përfshirë papunësinë dhe mungesën e strehimit; dhe Të paturit e një mundësie për mjete vdekjeprurëse, p.sh. armët e zjarrit. Meshkujt kanë më shumë mundësi që të vetëvriten në krahasim me femrat, edhe pse femrat kanë një shkallë më të lartë sjelljeje për vetëvrasje. (Sjelljet vetëvrasëse përfshijnë tentati...

Lexo më shumë      

Gjashtë këshilla për prindërit që rrisin fëmijë me shpërqendrim dhe hiperaktivitet

Kur një çift mësoi se fëmija i tyre pesë vjeçar ishte i shpërqendruar dhe hiperaktiv, nuk deshën ta besonin këtë. Kur fëmija ishte në shkollë, “ai qe i potershëm, nuk mundej të qëndronte në një vend, vinte vërdallë duke ndihmuar këdo”. Por për prindërit e tij këto ishin shenja të shkëlqimit dhe kuriozitetit, dhe jo simptoma të mungesës së vëmendjes, impulsivitetit dhe hiperaktivitetit. Ekspertët u thanë atyre, “Ju nuk e kuptoni, por këto nuk janë të zakonshme për një fëmijë 5 vjeçar”. Pasi ua shpjeguan çrregullimin, çiftit iu desh një kohë e gjatë për ta pranuar. Si rezultat i kësaj sëmundje, prindërit shpesh përballen me zënka, shpërthime të zemërimit, me vetëvlerësim të ulët dhe me probleme në shkollë. Fëmijët shpesh mbërthehen nga problemet në shkollë, harresa dhe mungesa e organizimit. Sëmundja i bën ata shpesh të jetojnë vetëm të tashmen. Por në qoftë se ju nuk mësoni nga e kaluara, nuk mund të keni vizion për të ardhmen. Gjithashtu e gjithë kjo ka edhe momente të mira, siç mund të jenë përmirësimi i notave të fë...

Lexo më shumë      

Sjellja vetëvrasëse dhe vetëdëmtimi

Për njerëzit me probleme mendore, dhimbja dhe stresi i sëmundjes mund të jetë aq i madh sa ato mund të ndjejnë një dëshirë për t’i dhënë fund jetës. Të tjerët thonë se sëmundja e tyre njohet ose marret seriozisht vetëm pas një tentative për vetëvrasje. Tentativa mund të jetë një shenjë e zhvillimit të sëmundjes mendore dhe është e rëndësishme për të marrë ndihmë nga doktori nëse ndodhemi në këtë situatë. Për dikë që është me sëmundjemendore, gjendjet e mëposhtme mund të ndikojnë në sjelljen e vetëvrasjes: Çrregullimet e personalitetit kufitar (BPD) Njerëzit me çrregullimet e personalitetit kufitar mund të dëmtojnë veten apo të kenë sjellje vetëvrasjeje. Disa gjejnë se vetëdëmtimi sjell lehtësim të përkohshëm nga ankthi. Kjo është një simptomëçrregullimi dhe kërkon trajtim nga një profesionist shëndetësor. Depresioni Pjesa më e madhe e njerëzve me sëmundjen mendore që vetëvriten kanë përjetuar një depresiontë madh. Simptomat psikotike Disa mund të bëjnë të pamundurën për vetëvrasje për sh...

Lexo më shumë