Higjiena e mirë orale sjell një reduktim të rrezikut të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare (sëmundja e zemrës dhe ataku). Dëshmitë tregojnë se ato që i lajnë rrallë dhëmbët e tyre kanë një rritjerreziku prej 70% ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Një studim i realizuar tek 12.000 njerëz në Skoci raportoi se ato që i lanin dhëmbët më pak se njëherë në ditë kishin më shumë mundësi që të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare sesa ato që i lanin dy herë në ditë. Kjo ndodhte pavarësisht trajtimit të faktorëve të rrezikut siç janë masa trupore, duhani, vizitat dentare, presioni i lartë i gjaku-t dhe historia familjare. Ndërkohë që mekanizmi mbetet i paqartë, kërkuesit gjetën një lidhje të rëndësishme ndërmjet larjes së shpeshtë të dhëmbëve dhe reduktimit të sëmundjeve kardiovaskulare....
Lexo më shumëPirja e duhanit gjatë shtatzënisë (e cila vlerësohet rreth 15%), duhet të shihet si një tregues për rritjetë rrezikut të goditjes së zemrës të pasardhësit – thonë ekspertët. Një studim i cili përfshiu 400 fëmijë të shëndetshëm në moshën 8 vjeç, tregoi se ata ishin të ekspozuar ndaj pirjes së duhanit pasi nëna kishte qenë duhanpirëse në shtatzëninë e saj, ato kishin nivele më të ulëta të kolesterolit HDL(të ashtuquajtur kolesteroli “mire”) në krahasim me fëmijët e tjerëtë lindur nga jopërdoruesit e duhanit. Kolesteroli HDL(densitet i lartë i lipoproteinës) mbron nga sëmundjetë zemrës dhe goditjet në tru. Niveli mesatar i kolesterolit HDLtek fëmijët, nëna e të cilëve ka konsumuar duhan gjatë shtatzënisë është 1.32 mmol/L, krahasuar me 1.5 mmol/l në ato nëna të cilat nuk kanë konsumuar duhan në shtatzëni. Marrdhënia e konsumimit të duhanit gjatë shtatzënisë dhe niveli i reduktuar i HDLmbetet i rëndësishëm, sidomos duke marrë parasysh pirjen pasive të duhanit pas lindjes, kohëzgjatjen e ushqimit me gji, përmbajtjen e yndyrës në trup dhe faktorë të tjer&eu...
Lexo më shumëShpesh kemi dëgjuar se ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet konsumit të tepruar të kripës dhe atakut të zemrës. Kërkuesit, që kanë bërë analizat e tyre kanë konkluduar se ndërprerja e kripës nuk kishte përfitime të qarta në lidhje me ruajtjen e mirëqenies dhe reduktimin e atakut të zemrës. Ato u shprehën se ri-studimet treguan një reduktim prej 20% të sëmundjes kardiovaskulare dhe një reduktim jo-sinjifikativ në vdekjet me vetëm një zvogëlim të sasisë së marrjes së kripës në 2-2.3 gram në ditë. Përfundimet e kërkimeve tregojnë se reduktimi i konsumimit të kripës nuk redukton shanset e vdekjes, por ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare....
Lexo më shumëTë qëndruarit afër “Dietës Mediterriane” ka një impakt të konsiderueshëm në ngadalësimin e zhvillimit të sindromës metabolike, sugjeroi një studim. Sindroma metabolike është një grup kushtesh që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit. Këto kushte përfshijnë obezitetinabdominal(trashja e barkut), ngritjen e nivelit të triglicerideve të gjaku-t dhe përshpejtimin e nivelit të glukozës, si dhe presionin e lartë të gjakut. Ngrënia e një diete të pasur me vaj ulliri, peshk, fruta, zarzavate dhe bishtaja është e lidhur me një mundësi të ulët në zhvillimin e sindromës metabolike, në bazë të analizave të 50 studimeve me më shumë se një milion pjesëtarë. Kërkuesit gjetën një zvogëlim prej 31% në rrezikun e sindromës metabolike në njerëzit që qëndronin tek dieta, që gjithashtu kishin komponentë të sindromës metabolike – trashje të barkut, glukozënëmetabolizëmdhe presionte lartë të gjakut....
Lexo më shumëKa një shqetësim në rritjeqë bërja e tatuazheve në oborret e shtëpisë mund të shtojnë transmetimin e viruseve që gjenden në gjak si p.sh. të hepatitit C. Punonjësit e shëndetit thonë se adoleshentët janë duke blerë në internet pajisje për të bërë tatuazhe dhe i bëjnë njëri – tjetrit tatuazhe duke mos e kuptuar se si t’i mbajnë këto pajisje sterile. Disa të rinj besojnë se ndryshimi i gjilpërave është i mjaftueshëm duke mos e kuptuar se gjakushkon në kutitë e bojës. Një fushatë në Facebook kundër bërjes së tatuazheve në kushtet e shtëpisë ka identifikuar se të rinjtë mblidhen në aktivitete së bashku për të bërë tatuazhe, aktivitete që ata i quajnë “tattoo parties”. Margaret Johnson, krijuese e faqes në Facebook në Luftën Kundër Tatuazheve në Kopshtin e Shtëpisë dhe bashkëpronare e një studioje të licencuar tatuazhesh në Brisbane, thotë se duhen ligje për të ndaluar shitjen e pajisjeve të tatuazheve tek joprofesionistët, “njerëzit që nuk kanë kualifikim dhe nuk dinë asgjë në lidhje me sëmundjet e gjakut dhe kontaminimin e kryqëzuar. Njerëzit j...
Lexo më shumë