Ka një shqetësim në rritje që bërja e tatuazheve në oborret e shtëpisë mund të shtojnë transmetimin e viruseve që gjenden në gjak si p.sh. të hepatitit C.
Punonjësit e shëndetit thonë se adoleshentët janë duke blerë në internet pajisje për të bërë tatuazhe dhe i bëjnë njëri – tjetrit tatuazhe duke mos e kuptuar se si t’i mbajnë këto pajisje sterile. Disa të rinj besojnë se ndryshimi i gjilpërave është i mjaftueshëm duke mos e kuptuar se gjaku shkon në kutitë e bojës.
Një fushatë në Facebook kundër bërjes së tatuazheve në kushtet e shtëpisë ka identifikuar se të rinjtë mblidhen në aktivitete së bashku për të bërë tatuazhe, aktivitete që ata i quajnë “tattoo parties”.
Margaret Johnson, krijuese e faqes në Facebook në Luftën Kundër Tatuazheve në Kopshtin e Shtëpisë dhe bashkëpronare e një studioje të licencuar tatuazhesh në Brisbane, thotë se duhen ligje për të ndaluar shitjen e pajisjeve të tatuazheve tek joprofesionistët, “njerëzit që nuk kanë kualifikim dhe nuk dinë asgjë në lidhje me sëmundjet e gjakut dhe kontaminimin e kryqëzuar. Njerëzit janë duke blerë pajisje nga e-Bay dhe janë duke bërë tatuazhe në shtëpi”, tha ajo.
Tatuazhierët profesionistë janë duke parë numrin në rritje të tatuazheve, infeksioneve të lëkurës dhe septicemisë (helmim gjaku), tha ajo, duke shtuar se ajo njeh 2 gra që kanë marrë hepatit C nga bërja e tatuazheve në oborret e shtëpive.
Drejtoresha ekzekutive e Hepatitit Australian, Helen Tyrrell, tha se ka pak të dhëna në lidhje me infeksionin nga hepatitet nëpërmjet tatuazheve. “Mund të jetë një nxitje për një nivel të ri të epidemisë së hepatitit C – ne thjesht nuk e dimë”, tha ajo.
Komentoni