Regjistrohu/Kyçu

Dieta mesdhetare ul rrezikun e sindromës metabolike

Të qëndruarit afër “Dietës Mediterriane” ka një impakt të konsiderueshëm në ngadalësimin e zhvillimit të sindromës metabolike, sugjeroi një studim.

Sindroma metabolike është një grup kushtesh që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit. Këto kushte përfshijnë obezitetin abdominal (trashja e barkut), ngritjen e nivelit të triglicerideve të gjaku-t dhe përshpejtimin e nivelit të glukozës, si dhe presionin e lartë të gjakut.

Ngrënia e një diete të pasur me vaj ulliri, peshk, fruta, zarzavate dhe bishtaja është e lidhur me një mundësi të ulët në zhvillimin e sindromës metabolike, në bazë të analizave të 50 studimeve me më shumë se një milion pjesëtarë.

Kërkuesit gjetën një zvogëlim prej 31% në rrezikun e sindromës metabolike në njerëzit që qëndronin tek dieta, që gjithashtu kishin komponentë të sindromës metabolike – trashje të barkut, glukozë në metabolizëm dhe presion te lartë të gjakut.


Komentoni