Broshura Regjistrohu/Kyçu

Të sëmurët me ekzemë duhet të shmangin përbërësit ushqimor të produkteve të lëkurës

Mund të jetë papërgjegjshmëri që njerëzit me ekzemëtë përdorin produktet për trajtimin e lëkurës që përmbajnë ingredientë ushqimorë, paralajmëroi një specialist. Specialisti i alergjisë dhe imunologjisë Dr. Raymond Mullins, ka raportuar rastin e një gruaje që kishte qenë duke përdorur sapun me qumësht dhie dhe hidratues për të trajtuar lëkurën e thatë - dhe më pas kishte vazhduar duke patur episode të anafilaksit (një reaksion alergjik kërcënues për jetën) pas ngrënies së djathit të dhisë. Dr. Mullins, nga Qendra Mjekësore John James në Kanberra, tha që një grua filloi në 2009 të përdorte produktet e lëkurës që rrjedhin nga dhia, dhe më pas në 2010 zbuloi një “kruarje në gojë” duke ngrënë djathë dhie dhe në 2011 një ënjtje në fyt dhe në gjuhë pas ngrënies së djathit. “Në fillim të vitit 2012 ajo përjetoi sëmundjen e kosheres (urtikarie-s), angiodema (ënjtje të fytyrës dhe të trupit), bronkospasma dhe konfuzioni pasi aksidentalisht ajo kishte ngrënë djathë dhie, duke kërkuar trajtim meadrenalinë,” shkroi ai në një letër në Revist&eum...

Lexo më shumë      

Kruarja

Kruarjet mund të jenë një ndër ndjesitë fizike më stresante që mund të përjetohen. Janë gjithashtu shumë të vështira për t’u përshkruar. Pjesën më të madhe të kohës, kruarja është një problem afatshkurtër dhe shkaku i saj do të jetë i dukshëm. Ënjtja e kuqe e pickimit të mushkonjës ose pickime të insekteve të tjera ose kafshimeve, janë të lehta dhe mund të shkaktojnë një kruarje të vazhdueshme për një kohë të limituar. Njerëzit, kruarja e të cilëve vjen si rezultat i ekzemës ose një kontakti alergjik të dermatitit, zakonisht kanë një kruarje të lehtë-identifikueshme në zonën e prekur. Ata do të përjetojnë kruarje të përsëritura, por zakonisht kanë mësuar sesi ta kontrollojnë atë me përdorimin e kremrave. Kur ndjenja e kruarjes është e pranishme pa një skuqje ose ndonjë shkak tjetër të dukshëm, shpesh është e vështirë për të gjetur arsyen. Kjo e bën trajtimin të vështirë. Shkaqet e kruarjes Ekzistojnë një sërë shkaqesh të mundshme për një kruarje të pashpjegueshme. Këto përfshijnë: Moshën.Afërsish...

Lexo më shumë      

Përmbledhje mbi aknet

Aknet janë një problem lëkure që zakonisht ndodh në adoleshencë.Lëkurajuaj bëhet e yndyrshme, poret bllokohen dhe ju krijoni pika të zeza, dhe më pas puçrra. Aknet mund të ndodhin tek foshnjat por kjo zakonisht është e butë. Çfarë i shkakton aknet? Në adoleshencë, meshkujt dhe femrat e reja kanë më shumë hormone mashkullore (testosterone) në gjakun e tyre. Këto hormone formojnë gjëndrat dhjamore në fund të qimeve në fytyrën tuaj, shpinë ose qafë ku krijojnë shumë yndyrë (të quajtur sebum), që më pas bllokohen. Bakteret mund të rriten në vajin e bllokuar në gjëndrat e fytyrës tuaj dhe kthehen në substanca që irritojnë fytyrën tuaj. Kjo ju shkakton juve pika të bardha, pika të zeza, puçrra dhe qelbe në fytyrë. Aknet janë më të zakonshme tek adoleshentët dhe tek disa familje. Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj testosteronit: ajo zakonisht nuk nënkupton që niveli i hormoneve në gjak është shumë i lartë. Megjithatë, në disa vajza me aknetë acaruara, ky mund të jetë rasti, veçanërisht nëse aknet janë të lidhura me disa simptoma të caktuara siç është rritja e flok&e...

Lexo më shumë      

Aknet: Kujdesi i lëkurës gjatë trajtimeve të akneve

Shumë trajtime për akne, si ilaçet topikale (sipërfaqësore) dhe orale, mund të shkaktojnë tharje, skuqje dhe irritim. Kjo është për shkak se mjeku juaj ka zgjedhur qëllimisht përbërësit aktivpër të reduktuar vajin dhe për të ndërtuar qelizat e vdekura të lëkurës në pore, të cilat janë faktorët që kontribuojnë në aknet e fytyrës. Është e rëndësishme të dini se thatësia pritet që të ndodhë dhe kjo zakonisht do të thotë se trajtimet janë duke funksionuar. Regjimi i kujdesit të lëkurës duhet të përfshijë: Pastruesin; Locionin; Trajtimin aktiv; dhe Mbrojtjen ndaj diellit. 1. Pastruesi Zgjidhni një pastrues fytyre për lëkurë të ndjeshme (jo një për akne, përveç rastit nëse është dhënë specifikisht nga doktori); Pastrojeni fytyrën tuaj dy herë në ditë, duke përdorur pastruesin edhe duke hequr tualetin; Mos e lani fytyrën direkt kur jeni në dush (kjo mund të shkaktojë një tharje të madhe dhe skuqje); Evitoni pastruesit me shtesë të bimëve, vitamina, acid frutash, etj.; Mos përdorni eksfoliat, pastrues fytyre me alkool(kontrollojini këto me mjekun nëse ju keni dyshime); Mos i...

Lexo më shumë      

Aknet

Aknet janë një gjendje lëkure që shkakton shfaqjen e puçrrave në fytyrë, qafë, kraharor dhe në supe. Shenjat e akneve janë poretë bllokuara të shkaktuara nga një rritjee keratinës dhe sekrecioneve të gjëndrës dhjamore. Këto janë si pika të zeza (komedone të hapura) ose pika të bardha (komedone të mbyllura). Nëse ato janë të inflamuara ato janë si puçrra të kuqe ose puçrra të kuqe me qelb. Çfarë i shkakton aknet? Shkaku themelor i akneve është rritja e prodhimit të hormoneve androgjene dhe rritja e ndjeshmërisë së receptorëve androgjenë. Shpërthimet e akneve mund të shkaktohen nga disa ilaçe. Grupmosha më e zakonshme e prekur nga puçrra është mosha 14–19 vjeç, edhe pse njerëzit në 20-tat e tyre dhe të 30-tat gjithashtu mund të kenë puçrra në fytyrë dhe këto mund të rishfaqen edhe në menopauzë. Problemet e akneve në fytyrë Pohimet e mëposhtme duhet të qartësojnë disa nga keqkuptimet e zakonshme rreth akneve: Akne nuk do të thotë që ju jeni të papastër ose jo higjienik; Nuk është e nevojshme që ta lani shpesh fytyrën tuaj. Normale është larja dy herë në dit...

Lexo më shumë