Aknet: Kujdesi i lëkurës gjatë trajtimeve të akneve
Shumë trajtime për akne, si ilaçet topikale (sipërfaqësore) dhe orale, mund të shkaktojnë tharje, skuqje dhe irritim. Kjo është për shkak se mjeku juaj ka zgjedhur qëllimisht përbërësit aktiv për të reduktuar vajin dhe për të ndërtuar qelizat e vdekura të lëkurës në pore, të cilat janë faktorët që kontribuojnë në aknet e fytyrës.
Është e rëndësishme të dini se thatësia pritet që të ndodhë dhe kjo zakonisht do të thotë se trajtimet janë duke funksionuar.
Regjimi i kujdesit të lëkurës duhet të përfshijë:
- Pastruesin;
- Locionin;
- Trajtimin aktiv; dhe
- Mbrojtjen ndaj diellit.
1. Pastruesi
- Zgjidhni një pastrues fytyre për lëkurë të ndjeshme (jo një për akne, përveç rastit nëse është dhënë specifikisht nga doktori);
- Pastrojeni fytyrën tuaj dy herë në ditë, duke përdorur pastruesin edhe duke hequr tualetin;
- Mos e lani fytyrën direkt kur jeni në dush (kjo mund të shkaktojë një tharje të madhe dhe skuqje);
- Evitoni pastruesit me shtesë të bimëve, vitamina, acid frutash, etj.;
- Mos përdorni eksfoliat, pastrues fytyre me alkool (kontrollojini këto me mjekun nëse ju keni dyshime);
- Mos i shtrydhni aknet ose puçrrat.
2. Locioni
- Është e rëndësishme që të vendosni një pastrues edhe nëse keni akne, sepse përndryshe lëkura juaj nuk do të ketë mundësi që përballojë trajtimet që ju janë sugjeruar juve;
- Mundojuni ta përdorni atë dy herë në ditë;
- Është mirë që ta përdorni atë menjëherë pasi të keni pastruar fytyrën, përpara se të jetë aplikuar ndonjë trajtim ose krem mbrojtës ndaj diellit;
- Përdorni locione jo vajore, sepse kanë më pak mundësi që të bllokojnë poret e lëkurës;
- Edhe njëherë, mundojuni që të shmangni produktet me aditivë.
3. Trajtimi aktiv
Doktori juaj do t’ju rekomandojë trajtim aktiv për aknet tuaja, duke u bazuar në nevojat individuale.
4. Mbrojtja ndaj diellit
- Shumë trajtime të akneve do ta lënë lëkurën tuaj të ndjeshme ndaj diellit (kjo është e përkohshme);
- Vini një kapele që t’ju mbrojë dhe qëndroni larg rrezeve të diellit, sidomos ndërmjet orës 10 të mëngjesit dhe 14 të drekës dhe përdorni kremin e diellit;
- Idealisht kremrat e diellit do të jenë SPF 30+ ose më të lartë, me spektrum të gjerë dhe aplikojeni çdo 2 orë kur jeni jashtë;
- Disa mbrojtës kremi mund të përkeqësojnë aknet, kështu që provimi dhe gjykimi mund të jetë i nevojshëm;
- Është mirë për të zgjedhur formula që nuk përmbajnë vaj.
Komentoni