Kujdesi për bashkëshortin ose njerëzit e tjerë mund të rrisë rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare (sëmundja e zemrës dhe ataku), ka raportuar një studim amerikan. Studimi kombëtar studjoi më shumë se 8400 të martuar, meshkuj të shëndetshëm dhe gra më të mëdha se mosha 50 vjeçare për 8 vjet. Gjatë kësaj periudhe u diagnostikuan 1699 diagnoza të reja me sëmundjen e zemrës ose atakun. Studimi zbuloi se kujdesi ndaj bashkëshortit në më shumë se 14 orë në javë, ishte i lidhur me një rritjerreziku prej 35%, pavarësisht nga gjinia ose fakti nëse ato kishin depresion. Kujdesi afatgjatë ishte i lidhur me dyfishimin e rrezikut. Kërkuesit zbuluan se ndikimi ndaj kujdesit afatgjatë varionte në bazë të racës, por ky është akoma një element studimi....
Lexo më shumëZemra është një organmuskulor, funksioni kryesor i se cilës është qarkullimi i gjakut në trup. Zemra është e ndarë në anën e majtë dhe të djathtë nga një ndarje muskulore (septum). Ana e majtë e zemrës qarkullon gjak të kuq. Ky gjak përmban oksigjen dhe lëndë që i çon në arterien kryesore (aorta), dhe prej këtej kalon për në të gjithë pjesët e trupit. Indet në trup, si muskujt, truri dhe veshkat përdorin pak nga oksigjeni në gjak duke e lënë atë me një nuancë blu. Gjakume nuancë blu (i deoksigjenuar) rikthehet në venat e pjesës së djathtë të zemrës dhe qarkullon gjatë arteries pulmonare në mushkëri. Këtu gjakumerr oksigjen përsëri duke u shndërruar në ngjyrë të kuqe dhe kthehet në zemër gati për të qarkulluar dhe njëherë në trup. Çdo anë e zemrës ka një dhomë pranuese (atrium) dhe një dhomë pompimi (barkushet). Si në çdo qarkullim, valvulat janë të nevojshme për të mbajtur rrjedhën në drejtimin e duhur dhe çdo anë e zemrës ka dy valvula, një në çdo fund të barkushes. Valvulat e anës së djathtë të quajtura trikuspide dhe pulmonare...
Lexo më shumëKy informacion është për ata të cilëve u është rekomanduar një operacion për sëmundjen e arteries koronare. Doktori duhet t’ju ketë shpjeguar pse duhet dhe se çfarë përfshin, por ky informacion mund t’ju ndihmojë për ti kuptuar më mirë gjërat. Nëse jeni ende të pasigurt se për çfarë është, ose keni ndonjë problem që ju shqetëson, mos hezitoni të pyesni doktorin rreth tyre. Si mund t’ju ndihmojë kirurgjia në trajtim? Dhimbja e zemrës ndodh kur gjakui pamjaftueshëm arrin muskulin e zemrës në kohën kur ai po punon shumë, si gjatë ushtrimeve ose kënaqësisë. Në sëmundjen e arteries koronare, arsyeja pse ky gjak që rrjedh është i pamjaftueshëm është sepse arteriet janë ngushtuar apo kanë penguar pjesë nga materialet yndyrore dhe pjesa e brendshme e arterieve trashet. Ky proces, i quajtur aterosklerozë, është zhvilluar gradualisht gjatë viteve tek ata të cilët kanë dhimbje problematike. Çfarë është një transplant i arteries koronare? Transplatim-i është procesi i marrjes së një segmenti të vogël vene, që merret nga këmba dhe bashkohet tek aorta (arteria kryesore më e madhe e cila mban gjaku...
Lexo më shumëEdhe njerëzit që bartin një gjenqë rrit rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare (sëmundjen e zemrës dhe atakun) mund të modifikojnë rrezikun e atakut të tyre të zemrës nëpërmjet dietës, sugjeroi studimi. Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka sfiduar besimin tradicional se njerëzit janë të “mbërthyer me gjenet e tyre”, duke treguar se efekti i një profili të lartë të rrezikut gjenetik mund të modifikohet përmes konsumit të zarzavate, frutave dhe perimeve të papërpunuara. Një nga studimet më të mëdha të ndërveprimit të dietës u fokusua në sëmundjet kardiovaskulare, dhe kërkuesit studiuan më shumë se 8000 persona, duke përfshirë edhe ato “me” dhe “pa” llojin e gjenit 9p21. Ata gjetën se njerëzit me llojin e gjenit 9p21 që konsumonin një dietëtë lartë në ushqime bimore të papërpunuara, arra dhe bulmet kishin një rrezik të ngjashëm të një sulmi jofatal të zemrës sikundër jobartësit e gjenit, ndërsa një rrezik i lartë gjenetik plus një dietëtë lartë në mish, vezë dhe yndyra u shoqërua me një dyfishim të rrezikut të infarktit të zemrës....
Lexo më shumëAtaku i zemrës i referohet dëmtimit të zemrës që shkaktohet kur furnizimi igjaku-t në pjesët e muskujve të zemrës është i bllokuar. Ataku i zemrës ndodh kur mungon furnizimi me gjak. Kjo është zakonisht rezultat i 2 proceseve: zhvillimit të shumë pllakëzave yndyrore në muret e arterieve dhe formimit të mpiksjeve mbi njërën nga pllakat. Trajtimi i dhënë në fillim, gjatë një ataku në zemër mund të ndihmojë për të shpërndarë mpiksjen, duke zvogëluar dëmtimin e muskulit të zemrës. Faktorët e rrezikut që mund të ndikojnë Rritja e kolesterolit në gjak; Obeziteti; Diabeti; Mungesa e aktivitetit fizik; Rritja e presionit të gjakut (hipertensioni); Pirja e duhanit; dhe Stresi. Faktorët e rrezikut që nuk mund të ndryshojnë Mosha; Gjinia; Histori të mëparshme me sëmundjen e zemrës; dhe Histori familjare të sëmundjes së zemrës. Mbajtja e kolesterolit në gjak dhe triglicerideve në nivel të ulët Kolesteroli në gjak dhe triglceridet maten si pjesë e një vlerësimi të përgjithshëm të rrezikut të sëmundjes së zemrës. Ata mund të maten me një testtë thjeshtë gjaku, e cila mund të organizohet ng...
Lexo më shumë