Regjistrohu/Kyçu

Gjeni i atakut të zemrës modifikohet nga dieta

Edhe njerëzit që bartin një gjen që rrit rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare (sëmundjen e zemrës dhe atakun) mund të modifikojnë rrezikun e atakut të tyre të zemrës nëpërmjet dietës, sugjeroi studimi.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka sfiduar besimin tradicional se njerëzit janë të “mbërthyer me gjenet e tyre”, duke treguar se efekti i një profili të lartë të rrezikut gjenetik mund të modifikohet përmes konsumit të zarzavate, frutave dhe perimeve të papërpunuara.

Një nga studimet më të mëdha të ndërveprimit të dietës u fokusua në sëmundjet kardiovaskulare, dhe kërkuesit studiuan më shumë se 8000 persona, duke përfshirë edhe ato “me” dhe “pa” llojin e gjenit 9p21.

Ata gjetën se njerëzit me llojin e gjenit 9p21 që konsumonin një dietë të lartë në ushqime bimore të papërpunuara, arra dhe bulmet kishin një rrezik të ngjashëm të një sulmi jofatal të zemrës sikundër jobartësit e gjenit, ndërsa një rrezik i lartë gjenetik plus një dietë të lartë në mish, vezë dhe yndyra u shoqërua me një dyfishim të rrezikut të infarktit të zemrës.


Komentoni