Zemra është një organ muskulor, funksioni kryesor i se cilës është qarkullimi i gjakut në trup. Zemra është e ndarë në anën e majtë dhe të djathtë nga një ndarje muskulore (septum). Ana e majtë e zemrës qarkullon gjak të kuq. Ky gjak përmban oksigjen dhe lëndë që i çon në arterien kryesore (aorta), dhe prej këtej kalon për në të gjithë pjesët e trupit. Indet në trup, si muskujt, truri dhe veshkat përdorin pak nga oksigjeni në gjak duke e lënë atë me një nuancë blu. Gjaku me nuancë blu (i deoksigjenuar) rikthehet në venat e pjesës së djathtë të zemrës dhe qarkullon gjatë arteries pulmonare në mushkëri. Këtu gjaku merr oksigjen përsëri duke u shndërruar në ngjyrë të kuqe dhe kthehet në zemër gati për të qarkulluar dhe njëherë në trup. Çdo anë e zemrës ka një dhomë pranuese (atrium) dhe një dhomë pompimi (barkushet). Si në çdo qarkullim, valvulat janë të nevojshme për të mbajtur rrjedhën në drejtimin e duhur dhe çdo anë e zemrës ka dy valvula, një në çdo fund të barkushes. Valvulat e anës së djathtë të quajtura trikuspide dhe pulmonare dhe valvulat e anës së majtë të quajtura mitrale dhe aortike.
Fjala kongjinetal do të thotë “nga lindja”, pra një defekt kongjinetal i zemrës zakonisht rezulton nga një zhvillim i dështuar në dy javët e para të shtatzënisë. Në Australi më shumë se një fëmijë në 100 lindin me një defekt në zemër.
Shumë prej defekteve janë të parëndësishme, të cilat nuk shfaqin asnjë problem gjatë jetës, disa të tjera janë më serioze, kërkojnë korrigjim kirurgjik, ndërsa disa të tjerë nuk mund të korrigjohen.
Defektet e zemrës janë zakonisht dukuri të “shansit”. Është e rrallë që një defekt zemre të trashëgohet, por kjo ndodh për shkak të gjeneve të pasakta të njërit prind.
Një shkak specifik i njohur i sëmundjes kongjinetale të zemrës është rubeola (fruthi gjerman), virus i cili mund të dëmtojë zhvillimin e zemrës. Një nënë e cila bie në kontakt me rubeolen gjatë shtatzënisë duhet të konsultohet me doktorin.
Disa mjekime mund të shkaktojnë defekte në zemër prandaj asnjë ilaç nuk duhet të merret në fazat e para të shtatzënisë, përveç rekomandimeve të doktorit. Gjëra të tilla si frika ose të paturit e një aksidenti ose kërcënimi për abort nuk shkaktojnë defekte kongjinetale të zemrës. Bebet janë të mbrojtura mirë në mitër nga ndikimet e jashtme.
Këto janë disa nga tipet kryesore të defekteve kongjenitale të zemrës:
Eshtë një ngushtim i valvulës së zemrës. Kjo do të thotë që zemra ka më shumë vështirësi në qarkullimin e gjakut nga një valvul e ngushtuar.
Ngushtimi i parregullt mund të ndodhë edhe në segmente të aortës. Mund të korrigjohet kirurgjikisht.
Gjithashtu e quajtur paaftësi: është kur një ose më shumë valvula nuk mbyllen plotësisht. Kjo lejon gjakun që të rrjedhë përsëri në dhomën e zemrës duke vënë ngarkesë shtesë në zemër. Kirurgjia është e nevojshme nëse defekti i valvulës është i rëndë.
Vrimat në zemër mund të ndodhin në ndarjen muskulore mes atrias (një defekt atrial septal) apo ndarjes mes barkusheve (një defekt i barkushes septale). Këto vrima lejojnë që një sasi e madhe gjaku të rrjedhë në anën e djathtë të zemrës deri në mushkëri.
Nëse vrima eshtë shumë e madhe, operacioni mund të jetë i nevojshëm që në foshnjëri. Fëmijët me defekte të mëdha të zemrës mund të ngelen lehtësisht pafrymë dhe kanë tendencë të marrin infeksione të kraharorit dhe nuk mund të fitojnë peshë lehtësisht.
Ato me vrima më të vogla, mund të kenë progres të kënaqshëm dhe kirurgjia mund të shtyhet. Në disa raste të defekteve septale të barkushes, vrima mund të bëhet më e vogël ndërkohë që fëmija rritet. Kjo bën që kirurgjia të evitohet plotësisht.
Përpara lindjes, një kanal mes aortës dhe arteries pulmonare, që nuk ka asnjë funksion, lejon gjakun të anashkalojë mushkëritë, ndërkohë që fëmija është ende në mitër. Ky kanal mbyllet normalisht në lindje por nëse kjo nuk ndodh efektet janë të ngjashme më atë që shkaktojnë vrimën në zemër. Është relativisht e lehtë të korrigjohet.
Ka një numër më të komplikuar të defekteve ku pak gjak “blu” dhe gjak i kuq përzihen. Bluja (cianoza) nuk është prezente gjatë gjithë kohës, por çdo fëmijë që bëhet blu dhe është pafrymë ka nevojë për një kontroll urgjent të zemrës. Sëmundjet e zemrës që shaktojnë cianozë nuk përmirësohen vetvetiu por në shumicën e rasteve defektet mund të zbulohen nga ultratingujt dhe të korrigjohen kirurgjikisht.
Ndonjëherë zemra mund të prodhojë një tingull të pazakontë për shkak të një rrjedhjeje gjaku të zhurmshme. Këto janë të ashtuquajturat zhurma të cilat mund të dëgjohen me një stetoskop dhe shumica e zhurmave janë të padëmshme e nuk tregojnë një problem të madh. Por, ndonjëherë zhurmat janë shenjë e problemeve serioze të zemrës dhe si të tilla duhet të kontrollohen.
Në shumicën e rasteve një ekzaminim mjekësor me rreze X të zemrës, një elektrokardiagramë (EKG) dhe një ekokardiagramë janë të mjaftueshme për të kuptuar nëse një defekt zemre kërkon trajtim. Ndonjëherë katerizacioni kardiak është i nevojshem në këtë test pa anestezi. Tuba specal kalohen gjatë një arterie dhe/ose vene për të marrë një shumëllojshmëri regjistrimesh dhe rreze X të zemrës. Kjo do t’i sigurojë kardiologut dhe kirurgut të zemrës me detaje, njohurinë e strukturës së zemrës. Në këtë mënyrë ata mund të vendosin për formën më të mirë të trajtimit.
Me defekte serioze, kirurgjia mund të kryhet në javët e para të jetës. Kur është e mundur, operacionet zakonisht shtyhen derisa fëmija të rritet.
Me disa nga defektet më të thjeshta, operacioni mund të kryhet ndërkohë që zemra ende rreh, por për çdo operacion brenda në zemër, zemra duhet të ndalet dhe të zbrazë gjak për t’i mundësuar kirurgut riparimin e defektit. Një makineri zemër- mushkëri përdoret gjatë operacionit për kryerjen e punës së zemrës dhe mushkërive. Zemrës i duhet pak kohë për t’u shëruar nga efektet e operacionit, por shumë fëmijë mund të shkojnë në shtëpi pas 1 ose 2 javësh. Disa pacientë (si ata me vrimë në zemër) kërkojnë mjekim për të ndihmuar zemrën ndërkohë që ata janë duke pritur ose duke rimarrë veten nga operacioni.
Doktori do të specifikojë aktivitetet që janë të lejuara. Qëllimi është që fëmija të jetojë një jetë të plotë dhe sa më normale që të jetë e mundur. Zakonisht, nuk ka kufizime dhe të gjitha janë të domosdoshme për fëmijën duke mos shkaktuar zhurma të padëmshme.
Gjithsesi, fëmijët me defekte të zemrës si valvula që pikojnë kanë nevojë për përkujdesje të veçantë nëse zhvillohet infeksion si bronkit, pneumoni, grykë, plagë të infektuara ose ethe. Bakteret mund të përhapen në zemër duke shkaktuar endokardite bakteriale. Konsulta me një doktor vendos nëse trajtimi me antibiotik është i nevojshëm.
Dhëmbët e këqinj janë zakonisht shkak i problemeve. Kontrolli i rregullt 6 mujor dentar është i detyrueshëm dhe dentisti duhet të dijë nëse fëmija ka defekt në zemër. Një antibiotik duhet të jepet kur procedura të mëdha dentare janë duke u kryer.
Sëmundjet e zakonshme të tilla si fruthi dhe lia nuk paraqesin rrezik të veçantë për një fëmijë me një defekt në zemër. Fëmijët më defekte në zemër NUK janë në rrezik të lartë vdekjeje.
Imunizimi është gjithmonë i këshillueshëm, por është edhe më i rëndësishëm për një fëmijë me defekt në zemër. Imunizimet jepen zakonisht sipas orarit normal dhe do të shtyhen vetëm në qoftë se fëmija është shumë i sëmurë.
Zhvillimi fizik mund të jetë i ngadaltë në një fëmijë i cili ka qenë sëmurë nga zemra, por kjo zakonisht përmirësohet mbasi defekti në zemër korrigjohet. Ndonjëherë një defekt në zemër shoqërohet me probleme kongjenitale, por doktori do të kontrollojë këtë mundësi. Prindërit janë të shqetësuar shpesh se një problem zemre mund të ngadalësojë zhvillimin mendor, megjithatë, ky është rast i rrallë.
Shpjegojani gjendjen fëmijës tuaj në terma të thjeshta e të qarta. Fëmijët janë të gatshëm t’i pranojnë këto gjëra. Nëse ato po shkojnë në spital, shpjegojini arsyen, kë do të takojnë atje dhe sigurojini se ju do të jeni me ta. Disa ditë paralajmërimi janë të mjaftueshme për një fëmijë.
Shumica e pacientëve me defekte të vogla dhe shumë nga ato të cilët janë nënshtruar një operacioni për defekte të mëdha, mund të shohin përpara në krijimin e një familje. Megjithëse ka përjashtime, shumica e fëmijëve të pacientëve me sëmundje kongjenitale të zemrës kanë zemër normale.
Sjellja e një fëmije me një defekt në zemër nuk kërkon njohuri speciale apo zgjuarsi, është e zakonshme. Nëse keni nevojë për këshilla, merrini nga doktori.
Këshillat nga miq dhe të afërm janë zakonisht të bazuara në përzierje thashethemesh dhe gjysmë të vërtetash të cilat mund të jenë më konfuze se sa të dobishme. Çdo përpjekje duhet bërë për të shmangur theksin e tepruar mbi aftësinë e kufizuar të fëmijës, por fëmijë të tjerë duhet të edukohen për të pranuar çdo kufizim me mirëkuptim.
Komentoni