Regjistrohu/Kyçu

Përmbledhje mbi aknet

Aknet janë një problem lëkure që zakonisht ndodh në adoleshencë. Lëkura juaj bëhet e yndyrshme, poret bllokohen dhe ju krijoni pika të zeza, dhe më pas puçrra. Aknet mund të ndodhin tek foshnjat por kjo zakonisht është e butë.

Çfarë i shkakton aknet?

adoleshencë, meshkujt dhe femrat e reja kanë më shumë hormone mashkullore (testosterone) në gjakun e tyre. Këto hormone formojnë gjëndrat dhjamore në fund të qimeve në fytyrën tuaj, shpinë ose qafë ku krijojnë shumë yndyrë (të quajtur sebum), që më pas bllokohen. Bakteret mund të rriten në vajin e bllokuar në gjëndrat e fytyrës tuaj dhe kthehen në substanca që irritojnë fytyrën tuaj. Kjo ju shkakton juve pika të bardha, pika të zeza, puçrra dhe qelbe në fytyrë.

Aknet janë më të zakonshme tek adoleshentët dhe tek disa familje. Disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj testosteronit: ajo zakonisht nuk nënkupton që niveli i hormoneve në gjak është shumë i lartë. Megjithatë, në disa vajza me akne të acaruara, ky mund të jetë rasti, veçanërisht nëse aknet janë të lidhura me disa simptoma të caktuara siç është rritja e flokëve me modele mashkullore.

Çfarë i përkeqëson aknet?

  • Ekzistenca e periodave;
  • Të qenit të stresuar;
  • Marrja e pilulave kontraceptive që përmbajnë hormone mashkullore;
  • Marrja e disa ilaçeve siç janë steroidet dhe pilulat anti – epilepsike;
  • Të punuarit në vende të ngrohta, me lagështirë ose me vaj dhe yndyrë;
  • Përdorimi i produkteve kozmetike me yndyrë.

Mitet rreth akneve

  • Në kundërshtim me besimin popullor, aknet shumë rrallë përkeqësohen nga ushqimi (disa njerëz, megjithatë, mund të reagojnë ndaj çokollatave apo ushqimeve yndyrore).
  • Nuk janë përkeqësur nga flokët me yndyrë dhe pishinat.
  • Nuk janë infektive (ngjitëse) dhe nuk largohen duke e mbajtur fytyrën shumë të pastër.
  • Dietat speciale nuk janë të nevojshme, por një dietë e balancuar dhe e shëndetshme mund t’ju ndihmojë juve që të ndiheni mirë në përgjithësi.

Si i trajtoj unë aknet?

  • Duke i lënë ato të lira. Heqja e pikave të zeza nuk është e rekomandueshme, dhe mundojuni të mos i shtypni ato: ajo mund ta përkeqësojë infeksionin dhe të shkaktojë plagë.
  • Me një pastrues të butë. Shmangni pastruesit e fortë. Sapunet dhe shampot specifike nuk janë të nevojshme.
  • Kremi ose xheli Benzoyl peroxide, e cila heq disa nga bakteret në lëkurë e bën atë më të pastër dhe zhbllokon poret. Mund të ndihmojë nëse ju keni shumë pika të zeza por mund të acarojë fytyrën. Nëse ndodh kjo, atëherë mos e përdorni më atë. Ju mund ta blini këtë produkt pa recetë. Kini kujdes në diell pasi mund të digjeni shumë më thjeshtë sesa më parë. Farmacisti juaj do t’ju tregojë sesi të përdorni këtë trajtim në mënyrën e duhur në mënyrë që të reduktoni rrezikun e acarimit të lëkurës. Trajtimi i Benzoyl peroxide përfshin xhelin dhe pastruesin Banzac AC, Brevoxyl, Oxy, Panoxyl dhe kremin e trajtimit të akneve Ultra Clearasil. Benzoyl peroxide zakonisht është përdorur në kombinim  me antibiotikë që janë të përcaktuar për përdorim në lëkurë dhe të dhëna nga mjeku juaj. Është e pranishme në lloje të ndryshme fortësie; ju duhet të filloni me më të butin. Ashtu sikundër me të gjithë kremrat, edhe me këtë është mirë që ta filloni me një testues, kështu që nëse ndodh ndonjë reaksion ai do të ndodhë në një zonë të vogël. Ju duhet gjithashtu ta lani kremin një orë pas përdorimit të parë, derisa ju të mund ta përdorni atë edhe gjatë natës.
  • Përgatitjet anti-akne përmbajnë acid salicilik (p.sh. DermaVeen) ose squfur (p.sh. Clearasil). Sikundër edhe benzoyl peroxide, këto mundet gjithashtu që të përdoren për lirimin e poreve.
  • Doktori juaj mund t’ju japë xhel ose krem që përmban vitaminë A, që mund ta bëjë lëkurën tuaj të thatë. Ato mund të jenë shumë irritues, kështu që vendosni vetëm një pjesë të vogël në fytyrë dhe jo më shumë se njëherë në ditë. Ato në fillim i përkeqësojnë aknet, por i përmirësojnë pas disa javëve. Kujdesuni nga dielli pasi mund të digjeni më shpejt sesa më parë. Gjithashtu, ju nuk duhet ti përdorni këto produkte nëse ju jeni shtatzënë ose nëse ka ndonjë mundësi që ju të ngeleni shtatzënë. Kremrat dhe xhelat retinoid përfshijnë tretinoin (Retin-A and Stieva A), adapalene (Differin Topical krem dhe xhel),isotretionion (xhel Isotrex) dhe tazarotene (krem Zorac).
  • Locioni acid ose xheli Azelaic vendoset dy herë në ditë. Nëse ju irriton lëkurën përdoreni për pak ose njëherë në ditë. Flisni me farmacistin tuaj rreth përdorimit të tij dhe nëse ju mund të mbeteni shtatzënë ose që mund të keni shumë mundësi të ngeleni shtatzënë gjatë periudhës së përdorimit të këtij ilaçi.
  • Lëngjet antibiotikë mund të ndihmojnë në ndalimin e infeksionit nëse fytyra juaj ka krijuar qelb. Ato nuk ndihmojnë pikat e zeza ose të bardha. Ato përfshijnë klindamicin (ClindaTech dhe Dalacin T Topical) dhe erythromycin (xhelin Eryacne 2%).

Kur duhet të shkoj tek doktori

Doktori juaj mund t’ju ndihmojë që të zgjidhni se cili trajtim është më i mirë për ju. Nëse aknet janë të përkeqësuara dhe nuk po shërohen, ai ose ajo mund t’ju japë juve tableta antibiotike për 6 muaj ose më shumë. Doktori nuk mund t’ju japë juve antibiotikë nëse:

  • Ju jeni nën 12 vjeç (ato mund të çngjyrosin dhëmbët tuaja);
  • Ju jeni shtatzënë ose ju keni mundësi që të ngelni (ato mund të dëmtojnë fëmijën tuaj); ose
  • Ju jeni duke marrë pilula kontraceptive (duke i bërë ato më pak efektive).

Disa pilula kontraceptive ose disa trajtime të tjera hormonale që punojnë në kundërshtim të hormoneve mashkullore mund t’ju jepen femrave me akne.

Doktori juaj mundet gjithashtu t’ju sugjerojë tableta zinku. Këto mund të jenë ndihmuese por nuk janë aq efektive sa ç’janë antibiotikë oral dhe mundet gjithashtu të shkaktojnë përzierje, diarre dhe lëkurë të yndyrshme dhe të irrituar.

Trajtime të mëtejshme

Doktori mund t’ju drejtojë tek një specialist lëkure (dermatolog). Ekzistojnë shumë ilaçe të tjera të forta që mund të rekomandohen, por këto duhet të përdoren me shumë kujdes. Specialisti do t’ju shpjegojë këto trajtime me detaje.

Çfarë ndodh nëse aknet nuk janë trajtuar?

Aknet zakonisht përmirësohen me kalimin e kohës, por disa njerëz mund gjithashtu që të kenë probleme në moshën 30 dhe 40 vjeçare. Këto të cilët kanë akne të përkeqësuara mundet edhe t’ju mbesin shenja në fytyrë. Një sërë teknikash kozmetike mjekësore mund të jenë efektive për ato të cilët janë me shenja të rënda aknesh.

Disa gjendje të tjera që prekin njerëzit, mund të duken si akne por nuk janë të tilla. Kështu që nëse dukeni që po zhvilloni akne për herë të parë pas moshës 20 vjeçare, shkoni që të kontrolloheni tek mjeku.


Komentoni