Për njerëzit me probleme mendore, dhimbja dhe stresi i sëmundjes mund të jetë aq i madh sa ato mund të ndjejnë një dëshirë për t’i dhënë fund jetës. Të tjerët thonë se sëmundja e tyre njohet ose marret seriozisht vetëm pas një tentative për vetëvrasje. Tentativa mund të jetë një shenjë e zhvillimit të sëmundjes mendore dhe është e rëndësishme për të marrë ndihmë nga doktori nëse ndodhemi në këtë situatë.
Për dikë që është me sëmundje mendore, gjendjet e mëposhtme mund të ndikojnë në sjelljen e vetëvrasjes:
Njerëzit me çrregullimet e personalitetit kufitar mund të dëmtojnë veten apo të kenë sjellje vetëvrasjeje. Disa gjejnë se vetëdëmtimi sjell lehtësim të përkohshëm nga ankthi. Kjo është një simptomë çrregullimi dhe kërkon trajtim nga një profesionist shëndetësor.
Pjesa më e madhe e njerëzve me sëmundjen mendore që vetëvriten kanë përjetuar një depresion të madh.
Disa mund të bëjnë të pamundurën për vetëvrasje për shkak se ata janë të hutuar apo të drejtuar nga halucinacionet e tyre, ose për të sjellë lehtësim ndaj simptomave psikotike të patrajtuara.
Abuzimi i drogave (siç është marijuana, heroina dhe amfetaminat) dhe alkoolit janë të lidhura ngushtë me sjelljen e vetëvrasjes.
Vetëdëmtimi nënkupton çdo sjellje e cila përfshin shkaktimin e qëllimshëm të dhimbjes ose plagosjes së vetes. Kjo përfshin prerjen, djegien apo goditjen e vetes, mbidozën e barnave me recetë ose në mënyrë të paligjshme, keqpërdorimin e drogës apo të alkoolit ose vënien e vetes në mënyrë të përsëritur në situata të rrezikshme.
Vetëdëmtimi është zakonisht një përgjigje ndaj shqetësimit – shpesh është ankth i lidhur me sëmundjen mendore. Në afat të shkurtër, disa njerëz gjejnë se ai siguron lehtësim të përkohshëm nga shqetësimet psikologjike që ata janë duke përjetuar. Nuk do të thotë se njerëzit që vetëdëmtohen domosdoshmërisht do të vrasin veten e tyre, ato shpesh bëjnë një aktivitet të rrezikshëm, që më pas kërkon ndihmë profesionale të kujdesshme.
Shumica e njerëzve japin shenja paralajmëruese në lidhje me synimet e tyre për vetëvrasje. Disa nga këto shenja paralajmëruese janë:
Nëse mendoni se një mik ose i afërm është duke menduar seriozisht për të dëmtuar apo vrarë veten, mos u shqetësoni në heshtje. Diskutoni shqetësimin tuaj me personin haptazi dhe jo duke e paragjykuar dhe njëkohësisht edhe me profesionistë të tjerë relevantë siç janë mjeku kurues ose këshilltari i shkollës. Nëse ju ose dikush që njihni është seriozisht në rrezik, është e rëndësishme që të keni një numër telefoni të spitalit lokal, në rast të një nevoje urgjente për ndihmë.
Të kuptuarit se çfarë ka ndodhur mund të ndihmojë personin e përfshirë për t’u përballuar me një tentativë vetëvrasjeje. Mjeku juaj duhet të dijë rreth profesionistëve të shëndetit mendor në zonën tuaj të cilët mund të ofrojnë edukim dhe përkrahje. Ata gjithashtu mund t’ju këshillojnë sesi të zvogëloni rrezikun e përpjekjeve të mëtejshme, duke ndihmuar personin për të punuar jashtë strategjive, për të kapërcyer apo për të kaluar nëpërmjet këtyre fazave.
Është e rëndësishme që të kuptojmë se përgjegjësia për një veprim në fund të fundit qëndron me personin që e kryen atë. Ajo mund të jetë e vështirë për t’u pranuar, por në qoftë se gjithçka është bërë e mundur dhe dikush është ende i vendosur seriozisht për t’i dhënë fund jetës, mund të jetë i vështirë parandalimi. Kur dikush zotohet për t’i marrë jetën vetes, familjarët dhe miqtë duhet të marrin informacionin dhe mbështetjen për të kaluar këtë kohë shqetësuese dhe konfuze.
Për personin e dëmtuar, është shumë ndihmuese njohja e vetëdëmtimit dhe mënyrat e ndalimit të vetes. Doktori juaj mund t’ju këshillojë rreth profesionistëve të shëndetit mendor në zonën tuaj që mund të ndihmojnë familjen dhe miqtë sikundër edhe personin që është vetëdëmtuar.
Nuk ka asnjë terapi të vetme ose trajtim që është gjithmonë e suksesshme në uljen e mundësive të vetëvrasjes. Një hap i rëndësishëm në parandalimin e vetëvrasjes është trajtimi i çrregullimeve mendore që çojnë në mendimet e vetëdëmit apo të veprimeve të vetëvrasjes. Aktualisht mënyrat më efektive për të trajtuar sëmundjen mendore janë medikamentet dhe programet e rehabilitimit psiko-social. Bisedoni me profesionistët në fjalë dhe përpiquni për të inkurajuar një plan trajtim i cili përfshin bashkëpunimin ndërmjet familjes së profesionistëve dhe personit përkatës.
Komentoni