Vetëvrasja: Cilat janë shenjat paralajmëruese?
Vetëvrasja është një ndodhi tragjike për familjarët, miqtë dhe të tërë komunitetin. Edukimi për vetëvrasjen dhe parandalimin e tij është hapi i parë zvogëlimin e incidenteve.
Cilët janë faktorët rrezikues për vetëvrasje?
Ekzistojnë një sërë faktorësh që rrisin rrezikun e personit për vetëvrasje, dhe shpesh këto faktorë ndodhin të kombinuara. Disa nga faktorët rrezikues janë:
- Të paturit e sëmundjes mendore siç është depresioni, çrregullimi bipolar ose skizofrenia;
- Të paturit e një çrregullimi personaliteti;
- Abuzimi me drogat e paligjshme dhe alkoolin;
- Një histori familjare me vetëvrasje ose sëmundje mendore;
- Tentime të mëparshme për vetëvrasje;
- Të paturit e një sëmundjeje kronike;
- Të qënurit në vështirësi financiare, duke përfshirë papunësinë dhe mungesën e strehimit; dhe
- Të paturit e një mundësie për mjete vdekjeprurëse, p.sh. armët e zjarrit.
Meshkujt kanë më shumë mundësi që të vetëvriten në krahasim me femrat, edhe pse femrat kanë një shkallë më të lartë sjelljeje për vetëvrasje. (Sjelljet vetëvrasëse përfshijnë tentativën për vetëvrasje dhe gjeste vetëvrasjeje – plane vetëvrasëse dhe veprime që kanë mundësi të jenë fatale.)
Cilat janë shenjat paralajmëruese për vetëvrasje?
Disa shenja paralajmëruese të vetëvrasjes janë:
- Bërja e kërcënimeve direkte ose indirekte për kryerjen e vetëvrasjes;
- Preokupimi për vetëvrasjen ose vdekjen;
- Ndryshime në personalitet ose në aparencë;
- Humbje motivimi dhe interesi në aktivitetet e së ardhmes;
- Ndryshime në të ngrënë dhe në gjumë;
- Një rënie dramatike e performancës në shkollë ose punë;
- Ndjenjë faji dhe vetëvlerësimi të ulët;
- Sjellje irracionale ose të çuditshme; dhe
- Thënia lamtumirë ose “vendosja e gjërave në rregull”.
Për të ndihmuar dikë që ndodhet në rrezik për vetëvrasje
Është e rëndësishmë për të mbajtur mend që çdo tentativë vetëvrasjeje ose kërcënimi duhet të merret seriozisht.
Nëse keni të bëni me dikë që është meditues (ose që ka tentuar) vetëvrasjen:
- Është e rëndësishme që të dëgjoni dhe jo të bëheni paragjykues;
- Bëni të mundur që personi të kuptojë që ju jeni të shqetësuar dhe jeni aty për ti ndihmuar;
- Sigurohuni që ato të marrin ndihmën profesionale nga doktori, psikiatri, këshilluesi ose profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor dhe që ato të ndihen komod me këtë;
- Mos u mundoni që ta këshilloni personin vetë;
- Mos e lini personin vetëm;
- Largoni të gjitha mjetet që mund të ndihmojnë në procesin e vetëvrasjes siç janë, armët, alkooli, ilaçet dhe drogat; dhe
- Telofononi ndihmën e shpejtë.
Komentoni