Regjistrohu/Kyçu

Aknet: Adoleshentët me akne kanë më shumë mendime për vetëvrasje

Sipas një studimi të kohëve të fundit, adoleshentët me akne, kryesisht meshkujt, kanë më shumë shanse që të përjetojnë përvoja problemesh mendore dhe mendimesh vetëvrasjeje (J Invest Dermatol më 16 shtator 2010, online).

Sipas një pyetësori të bërë me rreth 4000 adoleshentë norvegjezë të moshave midis 18–19 vjeç u gjet se ideimi i vetëvrasjeve (të menduarit rreth vetëvrasjes) ishte tre herë më i lartë tek djemtë me akne krahasuar me djemtë që nuk kishin akne, dhe dy herë më i lartë krahasuar me vajzat që kishin akne.

Adoleshentët me akne kanë përqindje të lartë të problemeve mendore, probleme në shkollë dhe më pak mundësi për marrëdhënie seksuale.

Edhe pse studimet bëjnë lidhjen midis trajtimit me izotretinoinë (Roakutan) dhe vetëvrasjeve, përdorimi në doza të vogla i izotretinoinës në popullatën e studiuar nxiti autorët që të spekulonin  se ishin aknet ato që sillnin probleme të shëndetit mendor.


Komentoni