Regjistrohu/Kyçu

Kancerit i gjirit: Ndihmoni fëmijën që të përballojë diagnozën tuaj

Familjet janë trazuar nga kanceri i gjirit të “gruas së shtëpisë”, por ajo shpesh prek më shumë fëmijët adoleshentë.

Në veçanti, adoleshentët mund të ndjehen të tronditur, të zemëruar dhe fajtorë për faktin që nëna e tyre ka kancerin e gjirit. Shumë ndjehen të hutuar për atë që do të ndodhë në familjen e tyre, ndërsa të tjerët do të ndjehen të izoluar dhe të harruar, duke besuar se prindërit e tyre nuk janë në dijeni, ose të pandjeshëm ndaj fatkeqësisë së tyre.

Duke vuajtur gjendjen dhe duke qenë vazhdimisht të shqetësuar, i përkeqësojnë gjërat edhe më shumë. Prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre duke i lënë që të shprehin ndjenjat – edhe pse kjo gjendje mund të jetë e dhimbshme për të gjithë.

Fëmijët, sikundër edhe të rriturit, kanë nevojë për informacione në lidhje më kancerin e gjirit, testet dhe trajtimet, prognozën, ato herëpashere kane “nevojë” për të patur frikë në momentet të caktuara. Injoranca e fëmijëve për kancerin e gjirit mund çojë në më shumë stres në fatkeqësinë e tyre dhe njëkohësisht vendimi nga disa prindër për të mos shpjeguar sëmundjen mund të përbëjë një fatkeqësi.

Studimet kanë treguar se shumë faktorë janë të lidhur me nivelin e stresit të fëmijës së tyre kur mamaja është e diagnostikuar me kancerin e gjirit.

  • Ashpërsia e fillimit të sëmundjes. Fëmijët janë më të stresuar kur ka një fillim të papritur të sëmundjes dhe mamaja e tyre ka një kancer të avancuar ose një sërë simptomash.
  • Niveli i stresit të mamasë. E gjithë familja është e prekur nëse mamaja është e stresuar ose në ankth për shkak të kancerit në gji.
  • Cilësia e kujdesit dhe marrëdhënia me prindin tjetër. Partnerët tashmë janë me detyra të reja shtëpiake dhe mjekësore kur një grua ka kancerin e gjirit. Duke pasur parasysh se shumë partnerë mund të jenë të shqetësuar ose të dëshpëruar, ata mund të jenë më pak “emocionalisht në dispozicion” për nevojat emocionale të fëmijëve të tyre.
  • Më pak kohë të lirë për miqtë dhe sportin. Kërkesat e sëmundjes së mamasë nënkuptojnë që fëmijët kanë më pak kohë të lirë për miqtë dhe sportin. Rrjedhimisht ata kanë më pak kohë që të ndihen “normal” ose të gjejnë një lirim fizik ose emocional për ndjenjat e tyre.

Shpesh, gratë shpenzojnë më shumë kohë për punët e shtëpisë sesa pjesëtarët e tjerë të familjes. Por pengesa fizike e kancerit të gjirit tek gratë nënkupton që fëmijët e tyre dhe partnerët duhet të marrin më shumë përgjegjësi. Fatkeqësisht këto detyra mund të bien më shumë tek vajzat adoleshente, sesa tek fëmijët e tjerë. Kjo mund të çojë në izolimin e ndjenjave të fëmijës, në frikë dhe në inat. Prandaj është e rëndësishme që prindërit të marrin detyra të reja dhe të negociojnë hapur për përgjegjësi të reja.

Në mes të trazirave dhe dhimbjeve të kancerit të gjirit, është e rëndësishme që prindërit të jenë të ndërgjegjshëm që të përpiqen që të mbajnë një ekuilibër në jetën e familjes, sidomos nëse tashmë ekziston kufizimi i sporteve dhe kohës së lirë.


Komentoni