Për pacientët me sklerozën multiple (MS), ngjarjet stresuese të jetës përkeqësojnë simptomat.
Kërkuesit gjermanë studiuan 73 pacientë me sklerozën multiple. Kontrolle të rregullta ishin përcaktuar çdo 8 javë dhe vizita shtesë u organizuan kur pacientët raportonin simptoma infeksioni. Çdo javë, pacientët regjistronin çdo ngjarje stresuese që nuk ishte e lidhur me sklerozën multiple.
Në total, u raportuan 457 ngjarje stresuese që nuk ishin të lidhura me sklerozën multiple. Këto përfshinin stresin në punë, problemet financiare ose vdekjen e një pjesëtari të afërt të familjes. Gjatë gjithë studimit, 136 infeksione ndodhën në 57 pacientë dhe 134 acarime në 56 pacientë.
Stresi ishte i lidhur me dyfishimin e acarimit (përkeqësimit), por nuk ekzistonte ndonjë dëshmi ndaj rritjes së infeksioneve pas ngjarjeve stresuese.
Shpjegimet e mundshme për këto gjetje nuk janë kuptuar plotësisht, thanë autorët, por njohja e faktit që ngjarjet stresuese janë të lidhura me aktivitetin e sëmundjes është një informacion i rëndësishëm.
Komentoni