Regjistrohu/Kyçu

Stresi mban yndyrat shkatërruese të zemrës më gjatë në gjak

Stresi mund të ngadalësojë pastrimin e yndyrave të dëmshme që janë të lidhura me sëmundjen e zemrës nga qarkullimi i gjaku-t.

Ky është një zbulim nga një studim i ri, që tregon  se periudhat afatshkurtra të stresit psikologjik tek njerëzit mund të shkaktojnë atë që trupit t’i duhet më shumë kohë për të pastruar trigliceridet, që janë yndyra që dëmtojnë zemrën.

Ngrënia e vakteve ose ushqimeve të pasura me yndyra, gjatë periudhave të stresit, mund të çojnë në qarkullimin e yndyrave të dëmshme në lëkurë për një kohë më të gjatë sesa normalja.

Mjekët e dinë që nivelet e larta të dëmshme të yndyrave rrisin rrezikun e personit për sëmundjen e zemrës.

Gjatë sesioneve të stresit, pjesëtarët bënin veprime të ndryshme, të vazhdueshme për 40 minuta. Gjatë sesioneve jo stresuese, njerëzit qëndronin në qetësi për 40 minuta. Mostra gjaku u morën në të dyja rastet.

Detyrat e përdorura në seancën e stresit janë teste laboratorike standarde që kanë treguar se shkaktojnë rritjen e presionit të gjakut dhe normën e zemrës, kur kryhen për periudha të zgjatura kohore.

Rezultatet nga mostrat e gjakut treguan se trigliceridet e dëmshme u pastruan dukshëm më shpejt nga gjaku në sesionin jostresues sesa në atë stresues.

Trigliceridet janë një nga dy llojet kryesore të yndyrave që gjenden në gjak. Lloji tjetër është kolesteroli. Kur bëni testin e kolesterolit, laboratori mundet gjithashtu që të masë edhe nivelin e triglicerideve.

Është mirë për të gjithë të rriturit që të masin të paktën njëherë në jetën e tyre nivelin e triglicerideve. Nëse nivelet janë të ulëta dhe ju nuk ndryshoni dietën ose të ushtruarit, nuk do të jetë e nevojshme që t’i kontrolloni ato përsëri, të paktën për një kohë të caktuar. Por nëse nivelet janë shumë të larta, mjeku mund t’ju këshillojë në lidhje me menaxhimin e kolesterolit.


Komentoni