Çrregullimi i personalitetit borderline (BPD) është një çrregullim mendor. Njerëzit e prekur nga BPD vazhdimisht përjetojnë stres emocional, vështirësi për t’u lidhur me njerëz të tjerë dhe sjellje vetëdëmtuese.
Ndërmjet 2 dhe 5 % e popullsisë janë të prekur nga BPD-ja në një moment të caktuar të jetës së tyre. Simptomat e çrregullimit zakonisht shfaqen në adoleshencën e vonë. Gratë kanë 3 herë më shumë mundësi që të diagnostikohen me BPD-në, në krahasim me meshkujt.
Shkaqet e BPD-së nuk janë kuptuar plotësisht. Ka mundësi që ato të jenë një kombinim i faktorëve biologjikë dhe jetësorë. Është menduar se shumë njerëz me BPD kanë përjetuar abuzimin ose neglizhimin gjatë fëmijërisë, dhe kjo mund të ketë kontribuar në zhvillimin e çrregullimit.
Me diagnostikimin e hershëm dhe trajtimet efektive, rezultatet për njerëzit me PBD janë të mira.
Njerëzit me BPD kanë vështirësi të vazhdueshme të lidhen me njerëzit e tjerë dhe me botën përreth tyre. Kjo mund të jetë shumë stresuese për personin dhe për ato që kujdesen për të.
Simptomat përfshijnë të mëposhtmet:
Disa njerëz me BPD gjithashtu mund të kenë disa simptoma të sëmundjeve të tjera mendore. Ato mund të përjetojnë simptoma të lidhura me ankthin dhe çrregullimin e humorit, siç është shqetësimi i tepërt dhe të paturit e atakeve të panikut, ose të përjetuarit e mendimeve të padëshiruara, të ndjerit vazhdimisht të mërzitur, të lëvizurit ose të komunikuarit ngadalë, humbja e interesit për seks ose vështirësi në përqendrim edhe në detyrat më të thjeshta.
Ato gjithashtu mund të përjetojnë simptoma psikotike siç janë deluzionet ose besimet false.
Diagnostikimi zakonisht është bërë nga psikiatri, me trajtime të vazhdueshme që menaxhohen nga ai, klinikat e psikologut ose profesionistët e shëndetit mendor.
Trajtimi më efektiv zakonisht përfshin një kombinim të terapisë psikologjike, mjekimit dhe suportit.
Terapitë psikologjike që janë gjetur të jenë efektive në trajtimin e BPD-së janë psikoterapia interpersonale (IPT) dhe terapia e sjelljes dialektikale (DBT).
Vetëm mjekimi nuk e shëron BPD-në. Gjithsesi mund të jetë ndihmuese në menaxhimin e disa simptomave, siç është depresioni, ankthi dhe ndryshimet e humorit.
Trajtimet psikiatrike afatgjata mund të jepen nga mjeku i përgjithshëm ose shërbimet e shëndetit mendor.
Programet mbështetëse të komunitetit mund të sigurojnë ndihmë për gjetjen e punës së përshtatshme, akomodimin, trajnimin dhe edukimin, rehabilitimin psikosocial dhe gjithashtu edhe nëpërmjet grupeve mbështetëse.
Familjarët dhe miqtë e njerëzve me BPD shpesh mund të gjenden në konfuzion, të acaruar ose vetëm. Edukimi dhe mbështetja për familjarët dhe kolegët është një pjesë e rëndësishme e trajtimit, ashtu sikundër është edhe të kuptuarit nga komuniteti.
Me trajtimin dhe mbështetjen e përshtatshme, pjesa më e madhe e njerëzve me BPD mund të kenë një jetë të mirë dhe produktive.
Komentoni