Statistikat mbi sëmundjet e zemrës janë alarmuese. Është shkaku numër një i vdekjeve në SHBA dhe në botë dhe për më tepër, nuk është e thënë të jesh i moshuar ose të kesh një trashëgimi në familje. Edhe pse numrat janë kokëfortë, ti mund të mos jesh thjesht një statistikë edhe nëse tashmë je diagnostikuar me sëmundje zemre. Fillo duke e edukuar veten me një strategji dhe qëndroji besnik asaj. Sa më shpejt të fillosh, aq më shumë e ul rrezikun.
Fillo duke lënë takim me doktorin. I thuaj recepsionistes se dëshironi të bëni një vlerësim të rriskut kardiak. Doktori do të vlerësojë të gjithë faktorët që përbëjnë rrezik si mosha, historia personale dhe familjare e shëndetit, pesha, presioni i gjaku-t dhe aktiviteti fizik. Një vlerësim i rriskut kardiak mund të përfshijë dhe:
Për të parë rrezikshmërinë e një ataku kardiak, bëni testin tek rubrika TESTONI VETEN
Do t’ju duhet të shihni përsëri doktorin pas testeve për të diskutuar rezultatet. Dëgjoni me vëmendje vlerësimin e doktorit dhe bëni sa më shumë pyetje që mundeni. Ju duhet për të kuptuar sa më mirë dhe për të ulur riskun e një sëmundje të zemrës.
Pas takimit ndiqni me përpikmëri këshillat e doktorit mbi ndryshimin e mënyrës së jetesës. Kjo mund të përfshijë lënien e duhanit, të ngrënit e shëndetshëm që i shërben zemrës dhe të ushtrohesh aq sa duhet. Sasia e kolesterolit në dietën tuaj nuk duhet t’i kalojë 300mg në ditë. Mundohuni të bëni 30 minuta aktivitet fizik të moderuar në ditë.
Po kaq e rëndësishme është dhe përpikmëria në marrjen e ilaçeve që ju ka rekomanduar doktori. Këto mund të përfshijnë ilaçe për kolesterolin, tensionin e gjakut dhe mpiksjen e gjakut. Bëni kujdes! Mosmarrja e medikamenteve në mënyrë të përpiktë, bën që risku për një sëmundje të zemrës të rritet. Mbani kontakt të vazhdueshëm më doktorin.
Duhet t’ja bëni të ditur atij menjëherë nëse keni ndonjë simptom, efekt anësor apo çdo problem që mund të keni. Edhe nëse nuk keni ndonjë problem, bëni mirë të lini takime të rregullta. Testet e vazhdueshme e lejojnë doktorin të shohë nëse ka rrezik për ndonjë sëmundje si dhe ecurinë e strategjisë së parandalimit.
Së fundmi, mos hamendësoni nëse keni dhimbje në kraharor. Merrni menjëherë nitroglicerinën tuaj apo ndonjë medikament tjetër për dhimbjen në kraharor. Nëse dhimbja nuk largohet për pesë minuta telefononi ambulancën në numrin 127 ( Shqipëri, TIRANA ). Mos prisni të telefononi doktorin dhe mos rrini me shpresën se dhimbja do të largohet vetë.
Mbani mend: Muskuli i zemrës është koha.
Pyesni doktorin tuaj nëse mund të përfitoni nga një program për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Këto programe drejtohen nga mjekë profesionistë. Kjo ju jep një trajtim të personalizuar dhe ju ndihmon të :
Ky kujdes ju ndihmon të keni një aktivitet më të mirë kardiovaskular dhe një stil jetese të shëndetshëm në përgjithësi. Veproni dhe jepini vetes mundësi për të jetuar gjatë dhe me një zemër të shëndetshme.
Komentoni