Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë lidhet me një mori problemesh. Ja se si mund ta reduktoni kohën tuaj të qëndrimit ulur.
Ta kalosh jetën ulur, duket se mund të jetë shumë keq për shëndetin tonë madje edhe për shpresat për jetën tonë.
Qysh nga janari, studiuesit kanë raportuar se të qëndruarit ulur për shumë orë është i lidhur me:
Studimet e reja sugjerojnë që të qëndruarit e tepërt ulur është një gjë e keqe, edhe nëse ju bëni rregullisht ushtrime fizike.
Ekspertët thonë se ata ende nuk e dinë me siguri se cila vjen e para. A është të qëndruarit e tepërt ulur që shkakton shëndet të keq apo e kundërta.
Gjithashtu, ata thonë se ne mund të kemi nevojë të mendojmë rreth qëndrimit ulur dhe ushtrimit fizik, si për sjellje të veçuara, çdonjëra nga të cilat kontribuon në vetvete për shëndetin tonë. Pra, ndërsa 1 orë shkundje është shumë e mirë për ju, ajo mund të mos i zhbëjë dot 8 orë të qëndruar ulur në tryezën tuaj të punës.
Ekspertët e pyetur se si e vlerësojnë atë çfarë dimë lidhur me të qëndruarit ulur dhe si mund ta reduktojmë kohën e të ndenjurit ulur.
”Të qëndruarit e tepërt ulur lidhet me probleme kardiovaskulare si ataku kardiak, vdekja nga sëmundja e zemrës dhe vdekja nga kanceri,” thotë Dr. Andrea LaCroix, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore për Gratë në Universitetin e California-s, San Diego.
Në studimin e saj më të fundit, ajo ka gjetur se gratë e moshuara të cilat kanë raportuar më shumë kohë qëndrimi ulur, kishin më shumë gjasa të vdisnin gjatë 12 muajve pasues. Ato që qëndronin ulur më shumë se 11 orë në ditë ishin me riskun më të lartë, shkruan ajo në revistën American Journal of Preventive Medicine.
Koha e qëndrimit ulur lidhet edhe me presionin e lartë të gjaku-t, obezitetin, kolesterolin e keq dhe me shumë dhjamosje në bark.
“Rreziqet e të qëndruarit të tepruar ulur janë diskutuar për dekada, por studimet kanë kapur tendencën gjatë 5 viteve të fundit”, thotë Dr. Jacqueline Kerr, profesoreshë në Universitetin e California-s, San Diego. Ajo studion se si t’i ndihmojë njerëzit që ata të rrinë ulur më pak.
Shkencëtarët nuk munden ta shpjegojnë këtë. Ata theksojnë që një lidhje nuk provon që të qëndruarit e tepërt ulur i shkakton këto sëmundje.
Një mundësi është kjo: Qëndrimi i tepërt ulur shkakton që muskujt të djegin më pak yndyrë dhe gjaku të rrjedhë më ngadalë. Të dyja këto mund të rrisin riskun e sëmundjes së zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe probleme të tjera. “Në disa raste, është ende e paqartë se në cilin drejtim shkon kjo lidhje”, thotë Dr. Barry Braun, drejtor i Laboratorit të Metabolizmit të Energjisë në Universitetin e Massachusetts-it në Amherst. “Personat që qëndrojnë më shumë ulur ka më shumë të ngjarë të jenë obezë,” thotë ai. “A janë njerëzit obezë sepse qëndrojnë shumë kohë ulur, apo ata qëndrojnë shumë kohë ulur sepse janë obezë?”
Ju mund të mendoni se të qëndruarit ulur ju bën më pak të uritur. Studimi i Braun ka gjetur që kjo nuk është e vërtetë. Ekipi i tij i caktoi njerëzit të rrinin ulur shumë një ditë dhe të qëndronin shumë kohë në këmbë ditën tjetër. Çdo herë studiuesit panë se si ndikonte kjo në oreksin e tyre. “Kalimi nga të qenët aktiv në të qëndruarit ulur nuk e ul oreksin tuaj apo marrjen e energjisë,” thotë Dr. Braun. Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë mund të na nxisë të hamë më shumë se sa duhet duke na çuar kështu në shtim të peshës.
Studiuesit po përpiqen të kuptojnë nëse të qëndruarit ulur dhe ushtrimet fizike janë dy komponentë të ndryshëm që ndikojnë mbi shëndetin. “Unë nuk jam fare e sigurt që kjo është e vërtetë, por ne po përpiqemi ta kuptojmë këtë”, thotë Dr. LaCroix. Edhe sepse ideja po zhvillohet, Dr. Kerr thotë që kjo mund t’i ndihmojë njerëzit të mendojnë të qenët aktivë dhe ulur si dy mënyra të veçuara për të përmirësuar apo dëmtuar shëndetin. “A e kompenson ushtrimi fizik faktin që ju rrini ulur tërë ditën?” pyet ajo. “Atëherë përse duhet ushtrimi fizik?”
”Mos e demonizoni të qëndruarit ulur,” thotë LaCroix. Mesazhi është, thotë ajo, “që të reduktohet të qëndruarit ulur duke bërë shkëputje.” Megjithëse ekspertët nuk janë të sigurt sa shpesh keni ju nevojë të ngriheni, ata sugjerojnë të ngriturit çdo 30 minuta në qoftë se është e mundur.
Kerr u thotë njerëzve ta vlerësojnë pjesën e kohës që qëndrojnë ulur. “Të qëndruarit ulur ndërkohë që jeni angazhuar në shoqëri, mund të jetë diçka shumë e mirë për ju,” thotë ajo. Analogjikisht, të qëndruarit ulur për disa minuta për t’u ç’tensionuar pas një dite të stresuar mund të jetë po ashtu një gjë e mirë. “Mendoni tablonë e madhe”, thonë Kerr dhe LaCroix, “dhe qëndroni në këmbë sa herë keni mundësi.”
Kerr sugjeron:
Kur njerëzit qëndrojnë për një kohë më të gjatë në këmbë, ata janë më të hapur ndaj idesë së lëvizjes dhe për të qenë më aktivë.
Komentoni