Mesazhi që njerëzit obezë nuk duhet të pinë pije me shumë kalori, shumë të ëmbla dhe pije të ngrohta është i mirë përcaktuar. Sasi të mëdha të këtyre pijeve kanë treguar se prodhojnë efekte mbi yndyrnat dhe metabolizmin e karbohidrateve tek njerëzit që janë mbipeshë. Por, studimet nuk janë bërë për sasitë e vogla që njerëzit konsumojnë me pije të sheqerosura.
Tashmë, studimet e reja kanë treguar se edhe konsumimi i moderuar i pijeve të sheqerosura nga njerëzit e shëndetshëm ka efekt në shëndetin e zemrës.
Në një studim, të realizuar nga kërkuesit e Universitetit të Zyrihut, në Zvicër, 29 meshkuj të shëndetshëm konsumuan pije të ngrohta që kishin përmbajtje të ndryshme të sheqerit. Meshkujt u ndanë në grupe dhe secili grup konsumoi sasi të vogla në të moderuara të pijeve të ngrohta për 3 javë. Më pas, atyre ju dhanë për të konsumuar pije të tjera për 3 javë.
Pijet ishin të ndara si:
– Këshillohej që të mos konsumoheshin pijet e sheqerosura.
Gjatë studimit, kërkuesit testuan meshkujt për ndryshimet në masën e densitetit të ulët të lipoproteinës (LDL), të ashtëquajtur kolesteroli “i keq” në gjaku-n e tyre. Sa më të vogla të ishin grimcat, aq më shumë ishin të njohura për kontribut në sëmundjen e zemrës dhe të enëve të gjakut nëpërmjet aterosklerozës.
Reduktime të konsiderueshme në madhësisë e grimcave LDL shiheshin me fruktozën e lartë dhe, me një masë më të vogël, të pijeve saharoze. Megjithatë, të gjitha llojet e pijeve rezultuan në rritje të nivelit të glukozës në gjak.
Heqja dorë nga konsumimi i pijeve të ngrohta me sheqer tek të rriturit dhe fëmijët redukton rrezikun e obezitetit. Studimi tregon se ekzistojnë edhe efekte të tjera shëndetësore negative që vijnë si rezultat i konsumimit të këtyre produkteve, veçanërisht tek fëmijët.
Komentoni